Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë TOP LAJM

Analistët: Përplasjet brenda BDI-së do ta dobësojnë këtë parti në zgjedhjet lokale

Zhurnal Ads

Shkup, 26 nëntor, zhurnal.mk – Raportet në BDI edhe më tej mbeten të acaruara dhe gjithnjë e më shumë duket se këtë situatë nuk do të mund ta kontrollon as lideri i partisë Ali Ahmeti. Në opinion përflitet se shumë shpejtë njëri nga figurat më të larta të BDI-së Izet Mexhiti do të ngritë interpelancë kundër dy bashkëpartiakëve të tij Grubi dhe Osmani. Dhe një përplasje e tillë që ka filluar që para emërimit të ministrave në Qeverinë “Zaev2”, duke se tani do të shpërthejë para zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm. Për BDI-në një përplasje e tillë do ta dobësonte shumë partinë në zgjedhjet lokale, komentojnë analistët politik.

Sipas tyre përplasjet dhe acarimet brenda Bashkimit Demokratik për Integrim do të ua lehtësonin punën partive opozitare shqiptare për fitore në komunat e Shkupit.

“Nëse BDI futet e përçarë në zgjedhjet lokale, marrë parasyshë ndikimin që e kanë qoftë Izet Mexhiti në njërën anë edhe Artan Grubi e Bujar Osmani në anën tjetër, gjithsesi se pizicionet do ti kenë të dobësuara. Madje këto tensione do të ia lehtësonin punën opozitës shqiptare për fitore në komunat e Shkupit, e sidomos në Komunën e Çairit ku siç dihet Alternativa në kualicion me ASH-në edhe ashtu zhvillojnë garë të ngushtë me BDI-në. Por kjo përçarje nuk është pa ndikim edhe Gostivarë dhe Tetovë. Por si rēndom këtu është lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili arrinë të balancojë mes grupeve brenda partiake. Të paktën kështu ka qenë deri më tani, ndërsa mbetet të shihet sa e thellë është përçarja aktuale dhe a mund ta sanoj edhe kësaj rradhe Ahmeti?”, ka deklaruar për Zhurnal, Naim Sinani, gazetar.

Edhe analisti politik Selim Ibraimi për Zhurnal shprehet se ndarja e mundshme e BDI-së në fraksione do të kishte efekte negative edhe në unitetin e partisë në zgjedhjet lokale.

“Po zakonisht nëse garat brenda një partie nuk janë demokratike dhe të hapura dhe janë kryeisht për dominim dhe pushtet finaciarë ata shpien drejt përçarjeve dhe dobësimit të brendshëm partiak. Duhet një figurë autoritative në BDI dhe ky është Ali Ahmeti që të bëjë ndarje të barabartë të pushtetit dhe jo zyrtarët e tij të kontrollojnë partinë dhe të vendosin për të gjitha çështjet. Ndarja e BDI-së në fraksione do të kishte reflektime në unitetin e paretisë dhe kuptohet në zgjedhjet lokale apo parlamentare”, ka deklaruar për Zhurnal, Selim Ibraimi, analist.

Ndryshe, nuk kanë mbetur pak ditë që Qeveria të mbush 100 ditë nga formimi i sajë, dhe në prag të këtij 100 ditëshi të Qeverisë, duket se po shkakton pakënaqësi akoma më të mëdha në shumicën parlamentare pikërisht në pjesën e partisë më të madhe shqiptare në pushtet BDI për faktin se ekzekutivi nuk ka treguar aspak sukses në programin e tyre qeveritarë dhe se sipas burimeve brenda integristëve kjo pakënaqësi vazhdon edhe më tej, ku javë më parë Izet Mexhiti as nuk pohoi por as nuk e mohoi lajmin për interpelancën e mundshme kundër dy bashkëpartiakëve të tijë në qeveri, Artan Grubit dhe Bujar Osmanit. Ai tha se do të fletë hapur shumë shpejtë, pasi Qeveria do të mbush 100 ditë nga formimi i saj. Se çfarë pritet të ndodhë mbetet të shohim, por atmosfera brenda integristëve nuk është e lakmueshme!

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zjarri kaplon një shtëpi në fshatin Leshkë

T E

497 pacientë me Covid-19 të shtruar në spitale, ende ka shtretër të lirë

E.E.

Rexhepi: Deputetët e ASH-Alternativa jemi kundër punës online në Kuvend

Z H

Zekiri, Llukarevska dhe Rexhepi japin dorëheqje nga posti i deputetit

admin

Prodhuesit e duhanit në Maqedoni duhet të paraqesin tepricën

Z H

Ligji për regjistrimin e popullsisë në diskutim në Komisionin për Çështje Evropiane

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...