Agjencia Zhurnal.mk

Analistët përshëndesin thirrjen e Pacollit për të mbledhur në tryezë faktorin shqiptarë

Shkup, 24 qershor, zhurnal.mk – Përmes një postimi në Facebook, lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli i bën thirrje presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metës dhe kryeministrit shqiptarë, Edi Ramës, që të mbledhin në një tryezë faktorin shqiptar.

“Shkurt: na duhet kjo tryezë panshqiptare: për të treguar fuqi, mençuri, projekte, dhe hequr dorë nga marria e sodit që përçojnë disa. Nëse nuk ndodh kjo tryezë, thjesht po dua t’ ju përkujtoj diçka: si kurrë ndonjëherë në këto 21 vjet nuk kemi qenë kaq të përçarë! Medet që sot kur kemi shtetin tonë, jemi dhe më të dobët para kësaj urgjence historike!“- shkruan Pacolli ndër të tjera.

Analistët përshëndesin thirrjen e ish shefit të diplomacisë kosovare duke e konsideruar si të qëlluar para bisedimeve finale mes Prishtinës dhe Beogradit.

Deniz Memedi, politolog, për ZHurnal thotë se propozimi i Pacollit për mbledhje te lidershipit shqiptar nga të gjitha trojet është konstruktive dhe e dobishme.

“Duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat aktuale, politike, ekonomike, shëndetësore e sociale, takime të natyrës konsultative padyshim do të jenë të vyeshme. Kjo në instanca të fundit duhet të shndërrohet edhe në praksë ku lidershipi shqiptar të organizojë takime periodike konsultative ku mundë të bisedohet për projekte që mundë të implementohen në nivel rajonal. Në këtë rast thirrja për takim, më tepër ka të bëjë për çështjen e dialogut të Kosovës me Serbinë, dhe informimi në lidhje me këtë proces edhe liderët tjerë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë nuk do të ishte i dëmshëm, përkundrazi në këto takime mundë të dalin ide dhe propozime konstruktive që mundë ta fuqizojnë pozicionin e Kosovës gjatë fazës së negociatave”, ka deklaruar për Zhurnal, Deniz Memedi, politolog.

Nga ana tjetër, Blerim Hyseni, analist, për Zhurnal ka deklaruar se kjo thirrje e Pacollit është e qëlluar por pak e vonuar.

Sipas tij, Behxhet Pacolli këtë ide ka mundur ta zhvillojë gjatë ushtrimit të funksioneve qeveritare në Kosovë por megjithatë Hyseni thotë se si ide është e qëndrueshme.

“Një takim i tillë ndoshta nuk do të prodhonte dicka konkrete por në veçanti për momentin kur intenzivisht po përgatiten negociatat mes Serbisë dhe Kosovës dhe kur vërejmë një çarje mes politikës se BE-së dhe SHBA sa i takon Ballkanit Perendimorë atëherë mendoj që një takim i tillë do të ishte i vlefshëm. Nëse kemi parasysh ndasitë ndërmjet subjekteve politike dhe aleancat e tyre ndërmjet veti atëherë pak jam optimist se mund të prodhohet diçka konkrete, por si ide mendoj që duhet të zhvillohet dhe të ndermeren iniciativa konkrete për realizimin e një organizimi të tillë”, ka deklaruar Blerim Hyseni, analist.

Pacolli në postimin e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se përmes kësaj tryeze ai kërkon që i gjithë lidershipi shqiptarë në Ballkan, të mblidhet dhe të tregojnë unitet politik, duke përcaktuar në këtë tryezë një gjuhë të përbashkët.

“Thirrni shpejt në një tryezë të gjithë lidershipin shqiptar në Ballkan, duke filluar nga liderët e Kosovës, presidentin Hashim Thaçin, kryeministrin Avdullah Hotin, Isa Mustafën, Albin Kurtin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin, Ali Ahmetin, dhe udhëheqës të tjerë të Luginës”, ka shkruar ndër të tjerash Pacolli.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...