Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analistët: Qeveria nën presion të kohës, e detyruar të jep rezultate që në vitin e parë

Zhurnal Ads

Shkup, 1 shtator, zhurnal.mk – Me pranim-dorëzimin e funksionit, ministrat e rinj edhe zyrtarisht e filluan mandatin katërvjeçar.

Në Takimin e djeshëm me përfaqësues të katër odave ekonomike në vend, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se Qeveria tërësisht do të jetë e përkushtuar ndaj ekonomisë, përforcimit të kompanive, eksportit dhe se do të zhvillojë politikë stabile tatimore.

Në periudhën vjeshtë-dimër pasojnë, siç paralajmëroi, pako të reja për ndihmë ekonomisë e cila është e goditur nga kriza me koronovirusin. Masat do të dimensionohen së bashku me odat, në mënyrë që, siç tha Zaevi, të maksimmizohen të gjitha efektet.

Njohësit e proceseve politike në vend shprehen se Qeveria do të mundohet maksimalisht të tregojë rezultatet gjatë vitit të parë të qeverisjes si shkak se vitin e ardhshëm janë edhe zgjedhjet lokale, andaj qytetarët mund të shpërblejnë por edhe ndëshkojnë politikat e pushtetit.

Faton Aliti, analist, për Zhurnal ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe përzgjedhja e partnerëve qeverisës, në masë të madhe do të ndikojnë edhe në bashkëpunimet eventuale për zgjedhjet lokale.

Sipas tij kjo përbërje qeveritare nën trysni të kohës do të mundohet të realizojë diçka më të prekshme duke pasur parasysh se zgjedhjet lokale janë vitin e ardhshëm.

“Kuptohet se partnerët qeverisës do të jenë nën trysninë e kohës për të realizuar diçka më të prekshme, meqenëse zgjedhjet lokale do të mbahen vitin e ardhshëm. Këtu si pengesë kryesore do t’i kenë pasojat na COVID kriza dhe pikërisht për këtë dhe për arsye të rezultatit relativisht të ngushtë në zgjedhjet parlamentare, është i mundshëm bashkëpunimi parazgjedhorë mes partnerëve të koalicionit, para së gjithash BDI-BESA, por pse jo edhe LSDM”, ka deklaruar për Zhurnal, Faton Aliti, analist.

Nga ana tjetër, analisti politik, Blerim Hyseni për ZHurnal thotë se Qeveria më tepër do të fokusohet te zhvillimi ekonomik dhe proceset integruese duke mos lenë anash edhe pandeminë dhe problemet që kjo ka shkaktuar në sistemin arsimor, por sipas tij nuk do të lihen anash edhe projektet në komuna të cilat ka një vit që kanë stagnuar sëpari formimi i qeverisë teknike e më pas edhe pandemia.

“Mendoj që shumë projekte kanë mbetur pa u realizuar dhe do ti jepet shtyse realizimit të tyre. Sigurisht edhe perllogaritjet në interes të fitores së zgjedhjeve lokale do të bëhen nga ana e subjekteve pjesemarrëse në qeveri por edhe sikur mos të ishin aq afër zgjedhjet lokale mendoj që fakti se kemi të bëjmë me një shumicë të ngushtë deputetësh me opozitën do të jenë shtysë plus që të realizohen investime dhe projekte të ndryshme në nivel lokal”, ka deklaruar për Zhurnal, Blerim Hyseni, analist.

Ndryshe, opozita shqiptare e përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, qeverinë e re e kanë quajtur “koalicion të mashtrimit” ndërsa kanë paralajmëruar fushatë për demaskimin e këtij mashtrimi dhe kthimin e legjitimitetit. Edhe opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja ka drejtuar kritika ndaj marrëveshjes LSDM-BDI, duke deklaruar se ky koalicon nuk është për përparimin e vendit, por për vazhdimin e gënjeshtrave, krimit dhe korrupsionit dhe të njejtit kanë paralajmëruar demostrata për rrëzimin e kësaj qeverie.

Deri në zgjedhjet e radhës lokale, Maqedonia e Veriut ka edhe rreth një vit, që do të thotë se kjo qeveri deri atëherë duhet të jap sinjalet e para të realizaimit të premtimeve. Nëse kjo nuk ndodhë, qytetarët do të zhgënjehen dhe ekziston mundësia për dënim të punës së qeverisë me çka opozita mund të fiton dhe ndonjë komunë shumë me peshë.

Postime të ngjashme

Dimovski: Kushtetuta nuk lejon që seancat e Kuvendit të mbahen online

Z H

Javën tjetër vendoset për qëndrimin ditor në çerdhe

T E

Filipçe: Nuk ka mjek të papunësuar në vend, nuk do të angazhohen mjek të pensionuar

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...