Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analistët: Qytetarët nuk i’u besojnë organeve kompetente, andaj nuk i respektojnë masat

Zhurnal Ads

Shkup, 27 tetor, zhurnal.mk – Autoritetet i gjykojnë dhe dënojnë shkelësit e masave për parandalimin e zgjerimit të coronavirusit. Por, kjo nuk e ndaloi organizimin e dasmave dhe varrimeve, ndërsa arsyeja është vetëdija e ulët tek qytetarët për pasoja e mundshme nga sëmundja.

Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit deri më sot, autoritetet shëndetësore për çdo ditë ftojnë të respektohen masat për parandalimit e zgjerimit të infektimit. Por, përksaj ftesave, çdo ditë po vërehen shkelje të masave edhe në nivel individual por edhe kolektiv edhe përskaj dënimeve publike nga autoritetet.

E fundit është shembulli i varrimit të ish deputetit Amdi Bajram në të cilën morën pjesë rreth 300 persona, edhe pse në përputhje me protokollet shëndetësore ajo nuk ishte e lejuar. Sidomos që pas vdekjes ishte vërtetuar se Barjam ishte pozitiv me coronavirus. Deri më tani askush nuk është dënuar për ngjarjen.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe e dënoi mosrespektimin e masave dhe porositi se secili duhet ti respekton protokollet dhe askush nuk duhet të ndjehet i priviligjuar që ti shkelë.

“Nga këto lloje të shkeljeve ne kemi pasur problem në periudhën e kaluar.Nuk kemi problem atje ku nuk ka mbledhime dhe aty ku mbahen maskat”, tha ai.

Para disa ditëve nga MPB informuan se është ngritur padi penale për persona që kanë bërë dasëm në Haraçinë ku ka pasur rreth 200 mysafir. Në kundërshtim me rekomandimet në periudhën e kaluar janë mbajtur dhe koncerte dhe mbledhime më të mëdha në disa kafene në vend. Në këtë vijuan edhe ngjarjet si liturgjia në Strugë ose vallja në Gjevgjeli të një grupi të qytetarëve në Veligden gjatë kohës së orës policore. Ndërkohë, çdo ditë po dënohen qindra qytetarë për mosmbajtje të maskave. Inspektorët e autorizuar dhe agjencitë gjithashtu në mënyrë të rregullt kryejnë kontrolle në terren dhe shqiptojnë dënime për ata që nuk i respektojnë protokollet, ndërsa ishin ngritur dhe padi penale për disa objekte hotelierike.

Dame Çkatroski, analist, për Zhurnal thotë se mosrespektimi i masave flet për kulturën dhe vetëdijen e qytetarëve të cilët edhe nuk iu besojnë organeve kompetente. Nga ana tjetër ai thotë se gati gjitha qeveritë kanë huqur me ballafaqimin me pandeminë andaj dhe duhet edukim të qytetarëve përvec dënimeve.

“Nën frikën psikologjike të virusit, qytetarët duan ta shkelin me mosbesim. Kjo është njëra pjesë, pjesa tjetër janë lajmet e rreme dhe mosballafaqimi me virusin me gjithë vendet. Pjesa tretë është edukimi dhe kultura por dhe mënyra e jetesës. Zakonet, mosedukimi dhe mosbesimi i sjellin këto rezultate. Gjitha qeveritë nëpër botë gati se kanë huqë. Ne si gjithmonë e mbivlersuam vetëdijen e popullit, dhe papërgatitur hyrëm me apele e jo me urdhëresa dhe masa ndëshkimore. Për këtë llogarinë do ta paguajmë shumë shpejtë, për fat të keq”, ka deklaruar për Zhurnal, Dame Çkatroski, analist.

Ndërkaq, analisti Zudi Xhelili vlereson se një pjesë e qytetarëve i respektojnë masat, por disa nuk kanë besim në rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.

“Nëse qeveria teknike dështoi në luftën me pandeminë shkaku i obstrukcioneve të shumta brenda saj, Qeveria e re që pritej të organizohet më mirë në këtë betejë, ballafaqohet me shifra edhe më të larta të infektuarve nga kovid 19. Situata është alarmante dhe se masat që propozohen nga Komisioni për smundje ngjitse nuk japin rezultate. Qytetarët, ndaj masave nuk janë shume seriozë edhe sillen komod, mendoj se institucionet që duhet ti zbatojnë masat të tregojnë më shumë vendosshmëri në zbatimin e tyre,të kërkohet nga qytetarët të jenë më të diciplinuar, pse jo edhe të detyruar nga sakncionimi ti respektojnë masat. Pra ka të bejë edhe me mosbesimin ndaj institucioneve, por edhe me mos diciplinën e tyre, pastaj qeveria, institucionet ende po mundesojnë krijimin e kolonave të gjata para bankave dhe vende tjera, ende kemi grumbullime ne më tepër vende brenda dites. Ne jemi vend i vogël,vend i pazhvilluar, ne nuk kemi kapacitete të hartojmë strategji vetanake për tejkalimin e kësaj situate me pandeminë, dua të them ne duhet ti ndjekim si veprojnë vendet tjera, jo të eksperimentojmë duke e keqësuar situaten”, ka deklaruar për Zhurnal, Zudi Xhelili, analist.

Me ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet infektive në fuqi do të hynë edhe masat për mbajtje të detyrueshme të maskave në hapsirë të hapur, pastaj ndalesë për grupime jashtë të më shumë se 4 personave pas orës 22:00 dhe kufizime të mbledhimeve në kushte të shtëpisë, gjegjësisht një familje të mund të pranon më shumë 4 persona të cilët nuk jetojnë në atë adresë. Sipas Filipçes, pikërisht me ndryshimin e ligjit do të rriten ingerencat të të gjithë inspektorateve.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Edhe një mjek humb jetën nga Kovid-19

T E

Zaev: Të festojmë me përgjegjësi

T E

Hoxha: Sigurohen mjete për subvencionet

T E

Zaev: Mbajtja e maskës është mënyra më e thjeshtë dhe më e sigurt për ta luftuar pandeminë

T E

Kreditorët e bankës Eurostandard kërkojnë dëmshpërblim nga shteti

E.E.

Zvogëlohet numri i nxënësve në Strugë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...