Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

ANALISTËT/Qytetarët të harruar nga politika!

Shkup, 15 shkurt  – Nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut e këndej, në opinion është krijuar bindja se partitë politike në përgjithësi para interesit të qytetarit dhe atij shtetëror, vendosin interesat e tyre individuale apo grupore. Kjo është vërtetuar disa herë për gjatë këtyre viteve të kaluara të pluralizmit politik në vend, ndërsa u vërtetua edhe me propozim Ligjin për shtetësi të propozuar nga opozita shqiptare. Edhe për këtë Ligj i cili zgjidh fate dhe probleme të qytetarëve të shumtë partitë politike nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët, shkruan Zhurnal.mk

Analisti Faton Aliti thotë se vendosja e interesit personal mbi atë shtetëror dhe shoqëror është edhe si rezultat i uljes së kritereve për kuadrot partiak. “Është fatkeqësi e jona që një numër jo i vogël i personave aktiv në politikë, por edhe të të rinjëve të cilët kanë ambicie të futen në politikë, motivin kryesorë për këtë aktivitet, e kanë sigurimin financiar. Kjo është rezultat i mentalitetit i cili arkën shtetërore nuk e përjeton si të veten por si diçka të huaj, dhe sigurisht rezultat i një uljeje të vazhdueshme të kritereve për kuadrot partiake”, deklaroi për Zhurnal, Aliti.

Në anën tjetër, profesoresha universitare Besa Kadriu vlerëson se përvoja e deritanishme e ka vërtetuar faktin se politika shumë pak është e fokusuar në realizimin e interesave kolektive të qytetarëve. “Përgjithësisht, në përvojat e politikës së përgjithshme që deri më tani ne e ndajmë si qytetar, shpesh i jemi ekspozuar përshtypjeve jo të lakmueshme. Shpesh herë aktorët politik, në fushatat zgjedhore, janë shumë premturs, por më pas janë pikërisht zhgënjimet ato të cilat i shoqërojë qytetarët”, thekson në prononcimin e saj për Zhurnal, profesoresha Kadriu.

Ndërkaq, profesori universitar Bashkim Selmani konsideron se që nga pavarësia e deri më sot asnji parti politike nuk ka dëshmuar interesat e qytetarëve dhe premtimet elektorale dhe asnjëra nga këto nuk kanë kërkuar falje për gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve. “Fatkeqësisht, partitë politike nuk kanë respektuar vullnetin e votuesit, Kushtetutën dhe ligjet për interesin publik. Tani më kjo dukuri është bërë shumë normale përballë interesave të tyre personale e grupore. Pjesa e fajësisë është edhe te vet qytetarët, intelektualët shoqëria civile që nuk jemi aktiv në padrejtësi prandaj kanë komoditet për t’i lënë pas dore interesat e qytetarëve”, vlerëson Selmani. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...