Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Zgjedhjet në Shtip dhe Pllasnicë, shpalos koalicionin LSDM-BDI

Zhurnal Ads

Shkup, 14 dhjetor, zhurnal.mk – Për njohësit e proceseve politike në vend rezultatet e djeshme të zgjedhjeve të parakohëshme lokale në Komunën e Shtipit dhe Pllasnicës dëshmojnë dhe tregojnë se qytetarët edhe më tutje janë përcaktuar për konceptin dhe opsionin e partnerëve të koalicionit, LSDM-së dhe BDI-së, konkretisht për konceptin e kësaj Qeverie. Sipas tyre, rezultatet në këto dy komuna tregojnë se këto dy parti kanë një marrëveshje afatgjate për të qeverisur si në pushtetin qendrorë poashtu edhe në atë lokal.

Analisti politik, Ismet Ramadani për Zhurnal ka deklaruar se rezultatet e djeshme dëshmojnë se qytetarët edhe më tutje mbështesin konceptin e Qeverisë.

Ai thotë se edhe pse VMRO-DPMNE nuk pati kandidatin e saj në Shtip, kjo parti nuk arriti të mobilozon masën për bojkot të zgjedhjeve në këtë Komunë, gjë që dëshmon se mbi 50% e qytetarëve mbështetën kandidatin e Qeverisë, konkretisht LSDM-së.

“Mbetet edhe më tutje përcaktimi i qytetarëve për integrimet euroatlantike, domethënë mbështetja mbetet. Edhe pse mund të themi se në start dihej se këto dy parti si LSDM-ja në Shtip, ashtu dhe BDI-ja në Pllasnicë ishin pa ndonjë konkurent seriozë për faktin se në Shtip VMRO-DPMNE-ja nuk doli në zgjedhje, mirëpo nuk arriti edhe të mobilizon qytetarët që ti bojkotojnë zgjedhjet sepse megjithatë fitorja e kryetarit të ardhshëm është në raundin e parë, që do të thotë se mbi 50% të qytetarëve janë përcaktuar për këtë opsion. E njejta gjë ka ndodhur edhe në Pllasnicë që definitivisht krijohet bindja se qytetarët edhe më tutje me shumicë janë përcaktuar për politikat e Qeverisë”, ka deklaruar për Zhurnal, Ismet Ramadani, analist.

Edhe analisti politik, Arben Llalla për Zhurnal thotë se fitorja në dy komunat Shtip dhe Pllasnicë ku kandidatët garuan me koalicionin LSDM me BDI tregojë se këto dy parti kanë një marrëveshje afatgjate qeverisëse si në pushtetin qendrorë ashtu edhe në atë vendor. Sipas tij rezultati i fitores në këto dy komuna tregon se BDI dhe LSDM gëzojnë mbështetjen e fuqishme tek qytetarët.

“Partitë opozitare maqedonase dhe shqiptare janë në gjumë, nuk po lëvizin me kritika ndaj qeverisë. Më duket se opozita në Maqedoni është pajtuar me komoditetin e saj opozitar duke përfituar vetëm privilegje personale të individëve nëpër komisionet e ndryshme. Mungon zëri kritik që përfaqëson votuesin opozitar prandaj mendoj se nëse opozita vazhdon të sillet kështu koalicioni qeveritar LSDM dhe BDI do jenë fitues absolut në zgjedhjet vendore të Tetorit 2021, duke patur parasysh edhe faktorët e ndryshme gjeopolitike ndërkombëtare si dhe menazhimin e pandemisë Covid 19”, ka deklaruar për Zhurnal, Arben Llalla.

Ndryshe, Ali Jaoski nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka fituar dje në zgjedhjet lokale në komunën rurale të Pllasnicës.

Të drejtë për të votuar në këtë komunë kanë pasur 4954 qytetarë. Sipas të dhënave të KSHZ-së 1696 vota kanë qenë për Jaoskin, ndërsa kundërkandidati i tij Ramazan Sherifovski ka fituar 231 vota.

Jaoski ka theksuar se do të jetë kryetar i gjithë qytetarëve dhe se me ndershmëri do ta kryejë detyrën. Fitoren në këtë komunë e ka shpallur dhe uruar edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti

Ndërsa në komunën e Shtipit ka fituar kandidati i LSDM-së, Sashko Nikollov. Por në këto zgjedhje nuk ka marrë pjesë opozita. Në këtë komunë kanë garuar kandidatë të partive më të vogla dhe kandidatë të pavarur.

Nikollov paralajmërori se prioritet për të do të jetë formimi i një fondi për maska mbrojtëse për çdo qytetarë, që do të jenë falas, ndërsa do të fokusohet menjëherë edhe në problemet infrastrukturore dhe projekte që janë në rrjedhë e sipër.

Zoran Zaev theksoi se me këtë fitore qytetarët kanë dënuar sjelljen e papërgjegjshme të VMRO-DPMNE-së, e cila synon bllokim dhe kthim prapa.

Zgjedhjet në këto komuna u zhvilluan pasi që ish-kryetari i Pllasnicës u zgjodh deputet në zgjedhjet e korrikut, ndërsa ish-kryetari i Shtipit u emërua ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Qeveria miratoi propozim-ligjin për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulta

E.E.

Ministri Shaqiri pret në takim ambasadoren gjermane, Holshtajn: Diskutohet depolitizimi i administratës

admin

Pendarovski: Për arsye politike sërish mohohet gjuha maqedonase

D J

Besimi: Do të monitorojmë realizimin e shpenzimeve kapitale

T E

Bytyqi: Punësimet kornizë, pasi ta kalojmë krizën me pandeminë

T E

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...