Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Gjendje e Jashtëzakonshme, Analistët: Shkuarja në zgjedhje të rregullta, opsioni më i mirë

Shkup, 20 mars, zhurnal.mk – Meqenëse e gjithë bota ndodhet ne luftë me Coronavirusin, me një armik të panjohur, siç e kanë quajtur, kjo dmth askush nuk mund të prognozoj si dhe kur do të mbaroj kjo luftë.

Në RMV liderët e partive politike unanimishtë vendosën për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare që ishin paraparë të mbahen më 12 prill. Presidenti i shtetit shpalli gjendje të jashtëzakonshme që dmth lufta me pandeminë vazhdon me masa më konkrete.

Edhe përkundër dakordimit të liderëve politik për shtyerjen e zgjedhjeve të 12 prillit, dje Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tërhoqi shortin për numrin rendor që subjektet politike do ta mbajnë në fletëvotime.

Presidenti Pendarovski ka formuar një grup të ekspertëve juridik për të gjetur modalitet juridika për shtyerjen e zgjedhjeve.

Njohësit e proceseve politike thonë se në këtë gjendje që ndodhet vendi askush nuk mund të parashikoj mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare duke e pasur parasysh kohëzgjatjen e pandemisë me të cilën po ballafaqohet edhe vendi ynë.

Politologu Deniz Memedi për Zhurnal shprehet se në këto rrethana, gjasa më e madhe është opsioni i shkuarjes në zgjedhje të rregullta

“Mirëpo edhe në situata të kësaj natyre vetë kryeparlamentari Talat Xhaferi potencoi që të ketë kontinuitet të gjërave duhet të mendohet edhe organizim të zgjedhjeve edhe në kësi lloj të situatave. Edhe kjo çështje kërkon një analizë gjithëpërfshirëse të ekspertëve që do ta kishin dhënë propozimin më adekuat. Në këto rrethana, ndoshta gjasa më të mëdhaja ka opsioni i shkuarjes në zgjedhje të rregullta që do të mbaheshin në tetor të këtijë viti”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Deniz Memedi.

Nga ana tjetër, analisti politik Zudi Xhelili thotë se nëse eventualishtë kemi rezultate dhe situata e krijuar fillon të qetësohet, atëherë mund të mendohet edhe për normalizimin e gjendjes në vend si dhe për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të prolonguara parlamentare.

“Pra, data e mbajtjes së zgjedhjeve do të varet nga situata me pandeminë, nese coronavirusi nuk perhapet më shumë dhe izolohet totalisht deri në fund të muajit maj dhe fillimi i muajit qershor, ateherë zgjedhjet mund të mbahen në fillim te muajit korrik, në të kundertën do të ngelin për në vjeshtë. Kuptohet nëse gjërat shkojnë mirë me Pademinë!] Të shpresojmë se kjo sëmundje do tëe kalohet pa pasoja, sa më pak pasoja që është e mundur dhe se vendi dhe bota do ti kthehen jetës normale”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Zudi Xhelili.

Përndryshe, numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është rritur në 67. Nga 71 testet e kryera, 19 kanë rezultuar pozitivë, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Shtatëmbëdhjetë raste pozitive kanë dalë nëklinikën private “Zhan Mitrev” dhe duhet të konfirmohen edhe nga Instituti i Shëndetit Publik i cili ka nxjerr me koronavirus edhe dy raste të tjera.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se gjendja e personave të prekur me koronavirusin është e qëndrueshme dhe pa shenja të përkeqësimit. Institucionet shëndetësore, ka thënë Venko Filipçe, janë në gjendje të përballen me rritje të numrit të të infektuarve, por kjo betejë siç është shprehur ai, nuk do të mund të fitohet vetëm nga mjekët dhe stafi tjetër shëndetësor.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!