Maqedoni Temë

Analistët: Shkupi të ndërton qëndrim të përbashkët shtetërorë kundrejt Sofjes

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nëntor, zhurnal.mk – Mospajtimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, në lidhje me gjuhën dhe identitetin e maqedonasve nuk është ndonjë risi, por është një çështje historike ku të dyja palët pretendojnë se kanë të drejtë. Në anën tjetër Bullgaria për momentin është në një pozitë shumë më të favorshme politike për shkak se është anëtare e Bashkimit Evropian dhe vetoja e saj pengon hapjen e negociatave të vendit tonë me BE. Trysnia politike bullgare ka mbështetjen e gjithë spektrit politik në Bullgari duke filluar nga partitë qeverisëse e deri te ato opozitare dhe kjo e bën akoma më të fortë pozicionin e saj, shprehen njohësit e proceseve politike në vend.

Sipas tyre ndryshe nga Sofja, Shkupi akoma nuk ka ndërtuar një strategji gjithëpërfshirëse kundrejt Bullgarisë dhe si duket partitë e shfrytëzojnë për pikë politike një çështje e cila i tejkalon kufijtë politik të vendit sepse tashmë është agjendë edhe në qarqet evropiane.

“Unë mendoj se përplasjet politike në vend për kontestin me Bullgarinë datojnë shumë më herët sepse as pozita e as opozita nuk shpalosin marrëveshjet që janë bërë më herët me palën bullgare dhe pikat e këtyre marrëveshjeve të cilat ndoshta mund të kenë qenë të afatizuara ose të kushtëzuara me veton për në BE. Mendoj se Maqedonia duhet të ndërtojë një strategji kombëtare duke përfshi edhe partitë politike shqiptare sepse një gabim ose një lëshim në marrëveshjet historike do të ketë pasoja të gjata për të gjithë etnitë që jetojnë këtu. Pra është e patjetërsueshme ndërtimi i një qëndrimi të përbashkët dhe një strategjie kombëtare sidomos tani kur vendi si duket ka edhe mbështetjen e diplomacisë gjermane e cila insiston që të hapen bisedimet për në BE”, ka deklaruar për Zhurnal, Berat Azizi, analist.

Nga ana tjetër, analisti politik, Dame Çkatroski për Zhurnal thotë se pala bullgare është më kompakte rreth çështjeve të tyre nacionale.

“Tingëllon se pala bullgare është më kompakte pas kësaj çështje të tyre nacionale. Bullgaria nuk mund të diskuton me asnjë nga fqinjët përvec me Maqedoninë. Dhe këtu me shumë mundësi e kanalizon të gjithë nacionalizmin. Përndryshe as te ne as atje, njerëzit dhe nuk kanë kuptuar shumë se për çfarë po diskutojmë. Gjegjësisht vërtetojë se 99% nga ajo që lexoni nuk ka të bëjë me kontestin dhe për atë se çfarë po dakordohet. Ja këto janë ato emocione, propaganda dhe histori të falsifikuar në të dyja palët. Edhe historianët janë shumë të kujdesshëm për shkak se falsifikimet i kanë të njohura. E dini, në histori është e njohur se komunistët e dinë historinë reale mirë e falsifikojnë, ndërsa fashistët janë gjithnjë të gatshëm të shkruajnë të re. Megjithatë dy historitë edhe bullgare edhe maqedone më shumë janë nën ndikim të historisë ideologjike dhe komuniste. Kjo do të thotë se historia reale është mirë e falsifikuar me qëllim që të bëhen armiqësitë me fqinjët”, ka deklaruar për Zhurnal, Dame Çkatroski, analist.

Postime të ngjashme

Posta s’do të jetë më tërësisht “e shtetit”, Qeveria me nismë për privatizim ose partneritet publiko-privat

T E

Magdalena Nestorovska emërohet sekretare shtetërore në MPB

T E

Rekomandohet që të mos konsumohen antibiotikët në mënyrë të pakontrolluar

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...