Agjencia Zhurnal.mk

Analistët: Shqiptarët nuk duhet të votojnë parti maqedonase sepse humbin peshën e votës

Shkup, 26 qershor, zhurnal.mk – Më 15 korrik në Maqedoninë e Veriut zhvillohen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, të cilat kanë rëndësinë tyre në aspiratat dhe në strategjinë e popullit shqiptar për të realizuar të drejtat e tyre kombëtare, politike, administrative, ekonomike, kulturore, sociale, të barabarta me popullin maqedonas.

Veçori e zgjedhjeve të tanishme parlamentare është se shqiptarët vijnë në këto zgjedhje me një fenomen të ri negativ, i cili u shfaq me përmasa shqetësuese në zgjedhjet fundit parlamentare të vitit 2016. Ky është fenomeni i kalimit masiv të votave të shqiptarëve në fondin elektoral të partive politike maqedonase, gjegjësisht shqiptarët atëherë votuan për Zaevin për të rrëzuar VMRO-në nga pushteti. Por me paraqitjen e idesë për kryeministër shqiptarë, kampi maqedonas përfshirë nga të dy liderët Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski kundërshtuan këtë ide që një shqiptarë të vij në krye të Qeverisë duke e konsideruar si kërkesë të papranueshme.

“Në vitin 2016 një pjesë e mirë e shqiptarëve votuan LSDM me shpresën se Zaevi do të ndryshonte mendimin se Maqedonia është vetëm e maqedonasve dhe shqiptarët e të tjerët janë ardhacak, qytetar të dorës së dytë, por pas 4 viteve qeverisje të LSDM këta votues janë të zhgënjyer”, thotë për Zhurnal, Arben Llalla, analist.

Ai njëherit pyet se deri sa asnjë maqedonas nuk voton parti shqiptare, pse shqiptarët duhet të votojnë për parti maqedonase, andaj Llalla apelon shqiptarët që në këto zgjedhje të votojnë partitë shqiptare e jo ato maqedonase.

“Zaevi e ka kuptuar tashmë se me buzëqeshje, mashtrime dhe premtime boshe nuk mund t’i manipulojë më shqiptarët dhe zgjodhi si partner në koalicionin e njësuar partinë BESA. Kështu, LSDM zgjodhi një aleat shqiptar parazgjedhor që është hera e parë që ndodh pas viteve 1990. Përderisa nuk kemi asnjë maqedonas që të votojë parti shqiptare atëherë përse shqiptarët duhet të votojnë direkt apo indirektë një parti maqedonase? Prandaj mendoj që shqiptarët nuk duhet të votojnë asnjë parti maqedonase sepse kështu ulin peshën e votës shqiptare. Përderisa ne kemi parti shqiptare ne duhet të votojmë partitë tona për ta menaxhuar besimin tonë. Sa për kryeministrin shqiptar unë e mbështesë idenë vizionare të z.Ali Ahmet, por nuk e mbështes kandidaturën e tij për Naser Zyberin i cili është një xhaketë e vjetër e pensionuar në politikë. BDI ka kandidatura më të mirë intelektuale si Fatmit Besimin dhe Teuta Arifin. Për momentin zgjidhja më e mirë është ideja e z.Menduh Thaçit si kandidat për zv/kryeministër me veto kryeministër.”, ka deklaruar për Zhurnal, Arben Llalla, analist.

Nga ana tjetër, Ariton Rama, politolog, për ZHurnal thotë se në vendin tonë kemi deformim ideologjik partiak ku koaliconet të djathta me të majta janë evidente, parimi fitues me fitues tashmë është i thyer dhe sëfundi ndarja etnike e votave është eliminuar poashtu.

“Personalisht nuk po shoh fokus në platforma dhe koncepte qeverise por më shumë në PR elektorale. Votuesi duhet të jetë besoj në një hamendje tek secila opcion mbi realitetin dhe seriozitetin partiak që e pasqyrojnë. Në të gjitha statistikat elektorale vota për asnjërin opcion është në rritje të skajshme, mos daljet poashtu, kjo është tregues i qartë që definitivisht partitë duhet të ndrojnë standart sepse standartet janë të thyera, më konciz në ide për interesat e votuesit, është e qartë temat që tërheqin janë ato eko-sociale dhe kriza shëndetësore që tashmë aspak nuk ka primat”, ka deklaruar për Zhurnal, Ariton Rama, politolog.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...