Agjencia Zhurnal.mk

Analistët: Takimet e Zaevit me partnerët e koalicionit, për të shpëtuar reitingun e tij politik

Shkup, 20 qershor, zhurnal.mk – Kryeministri Zaev së fundmi po i takon partnerët e koalicionit qeveritar. Ai sot në hapsirat e Qeverisë, realizoi takim edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Në njoftimin që ka publikuar PDSH nuk jepen detaje se për çfarë është biseduar mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit të kësaj partie, Menduh Thaçi.

Analistët shprehen se këto takime realizohen në prag të formatimit të qeverisë që pritet të ndodh në fillim të javes së ardhshme dhe kryeministri informon partnerët për dinamikat politike pas shtyrjes së datës së bisedimeve.

Selim Ibraimi, analist politik, thotë se jeta politike në koalicion është e vështirë, dhe takimet e Zaevit janë vetëm taktizime publike deri në vjeshtë.

“Takimet e kryeministrit duhet parë në dy drejtime:e para është riformatimi i qeverisë dhe e dyta informimi i partnerëve dhe dinamikave politike pas shtyerjes së datës së bisedimeve nga KE. Jeta politike në koalicion është e vështirë dhe këtë e kanë dëshmuar partitë e vogla opozitare e sidomos ato shqiptare që kanë qenë një makineri votimi për qeverinë e Zaevit.Takimet e tij janë vetëm taktizime publike deri në vjeshtë.Megjithatë pa një ligj për PSP , RMV rrezikon datën e fundit të 2019. Publiku dhe votuesit tashmë kanë një pasqyrë të qartë të qeverisjes së LSDM – së dhe BDI-së”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Selim Ibraimi.

Nga ana tjetër, analisti politik, Berat Azizi për Zhurnal shprehet se gjithë këto takime Zaev është duke i bërë për të shpëtuar rejtingun politik të vetin dhe të partisë pas goditjes që mori nga BE-ja e sidomos nga Gjermania në lidhje me datën e fillimit të bisedimeve. Sipas tij pavarësisht asaj që thuhet në opinion se BE-ja do ta mbështet RVM për fillimin e bisedimeve në tetor në realitet ka edhe shumë çështje të tjera që janë diskutuar për të cilat opinion nuk është në dijeni.

“Mendoj se Zaev në këto takime do të kërkojë nga partnerët e koalicionit që sa më fuqimisht të angazhohen në përmbushjen e kërkesave që kërkohen nga vendet evropiane sidomos reformat në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit si dhe lirinë e medieve, dhe reformat në kodin zgjedhor. Kryeministri do të përpiqet që në këto takime me partnerët e koalicionit të diskutojë për një zgjerim të qeverisë edhe me partitë jashtë koalicionit për të çuar vendin kështu drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mendoj se Zaev ndodhet në një pozitë mjaft delikate dhe me çdo kusht kërkon të forcojë pozitën e LSDM në kabinetin qeveritar”, ka theksuar Azizi duke shtuar se Kryeministri e ka kuptuar se inkuadrimi në BE dallon shumë nga ai në NATO, për shumë arsye.

“E para BE-ja, është një çështje teknike, juridike dhe sundim të ligjit, ndërsa inkuadrimi në NATO është një çështje më shumë ushtarake dhe politike. Pikërisht për këtë arsye BE-ja nuk mund të shpërblejë RVM pa mos u kryer të gjitha detyrat që tashmë i kanë në tavolinë. Plani 3-6-9, tashmë është lënë në harresë , kurse ligji për PSP po has në vështirësi pasi pozita nuk po gjen gjuhë të përbashkët me opozitën për të miratuar Ligjin e PSP që i hap rrugë sundimit të së drejtës dhe shtetit ligjor. Porosia e fundit që Zaev sot mund tu jep liderëve të koalicionit qeveritar Ahmetit, Thaçit dhe Gashit ka të bëjë me dështimin e mundshëm për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE, e cila për pasojë mund të ketë edhe humbjen e pushtetit”, ka deklaruar për Zhurnal, Berat Azizi, analist politik.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...