Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analistët: “Tash është koha” që opozita shqiptare të zgjohet nga gjumi

Zhurnal Ads

Shkup, 9 shtator, zhurnal.mk – Menjëherë pas votimit të Qeverisë së re, opozita shqiptare paralajmëroi një sërë aktivitetesh për të rrëzuar siç thonë “Qeverinë lolegjitime të BDI-së dhe Zoran Zaev”. Por siç thotë një fjalë popullore “nga e thëna në të bërë është një detë i tërë”. Përskaj paralajmërimeve, opozita shqiptare si duket ende është “në pushime verore” dhe nuk janë dhe aq aktivë në pres konferenca apo ndonjë aktivitet tjetër politik.

Analisti politik, Selim Ibraimi për ZHurnal ka deklaruar se opozita shqiptare flet shumë dhe nuk ndërmer hapa konkretë drejt rrëzimit të pushtetit dhe kundërshtimit të ligjeve dhe politikave që shkojnë në dëm të votuesit.

Ai thotë se tash është koha që opozita shqiptare të dalë nga gjumi apo pushimet verore dhe të bëhet aktive në jetën politike.

“Pa një aktivizim të fortë opozita ka gjasa të humbë fuqinë e dhënë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ka shumë gjëra ku opozita shqiptare mund të bëhet ende më e fortë dhe të mobilizojë elektoratin. Vetëm duhet guxim dhe eneregji të lidershipit në konkretizimin e objektivave politike. Qeveria aktuale Zaev-Ahmeti ka shumë vrima ku ASH mund të luajë shumë lehtë. Vetëm duhet të bëhen politikanë të thjeshtë dhe të lëvizin nga zyrat. Pra të dalin nga bota virutale opozitare në refuzimet për të nënshkruar propozimligje që ofron qeveria dhe kundrështuar më vonë të njëjtat politika diskrimunuese. Në rast se nuk do të bëhen opozitarë aktivë gjatë 2021 kur edhe gjendja e pandemisë pritet të jetë më e mirë, atëherë vetë kjo opozitë do të jetë jo e rëndësishme. Tani është koha të fuqizojë rradhët opozita e mbetur shqiptare, kuptohet në rast se nuk do të pësojë ndonjë tronditje”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Selim Ibraimi.

Nga ana tjetër, analisti politik, Dame Çkatroski për Zhurnal ka theksuar se opozita shqiptare duhet të ridefinohet në gjitha aspektet, përfshirë edhe në qëndrimet politike, sepse ashtu siç janë tani, Ahmeti prap do ti mund.

“Opozita shqiptare si duket duhet të analizon gjendjen dhe arsyet se pse mbetën jashtë qeverisë. Ajo që Ahmeti luajti shumë mirë të gjithë e kanë të qartë. Por disa linke deri te VMRO-DPMNE nuk janë të përjashtuara në një mardhënie të tillë. Tani janë në udhëkryq. Shkojnë në zgjedhje lokale, nëse do të dalin vet apo të presin nëse LSDM dhe BDI do të mbështeten mes vete në zgjedhjet lokale. Vetë e shkaktojnë situatën që ta kenë më të vështirë se sa thjeshtë. Vet ndodhitë në rakon më shumë shkojnë në llogari pozitive për BDI-në sesa për ata. Siç duket është koha të definojnë disa qëndrime për shkak se kanë qëndrime jo të mira në të cilën Ahmeti në çfarëdo loje po fiton. Është koha që të ridefinohen, rezultatet i kanë të këqija në krahasim me BDI-në. Por aty ka gjithçka dhe do të jetë e vështirë”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Dame Çkatroski.

Ndryshe, opozita maqedonase nga sot fillon me protesta qytetare për çështje të ndryshme. Protesta e sotshme është paralajmëruar për në ora 18:00 dhe ka të bëjë me rritjen e çmimit të rrymës. Sipas paralajmërimeve, protesta do të fillojë para ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa do të përfundojë para Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Postime të ngjashme

Si t’i ikni kolonës te bulevardi “Aleksandri i Maqedonisë”?

XH,I

Moti sot

T E

LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja nuk kanë ndjenjë për interesat shtetërore dhe kombëtare

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...