Agjencia Zhurnal.mk

Analistët: Tryeza e partive shqiptare nuk do të funksionon më, sepse hendeku mes tyre po thellohet

Shkup, 14 janar, zhurnal.mk – Njohësit e proceseve politike janë skeptik se sërish tryeza e partive politike shqiptare do të funksionojë sikur në vitin 2016, sepse sipas tyre hendeku ndërmjet subjekteve poltike shqiptare po thellohet gjithnje e më shumë. Ata thonë se “Platforma e Tiranës” ka zero gjasa të ringjallet pasi e kanë fundosur vetë partitë nënshkruese.

Analisti politik Selim Ibraimi për Zhurnal thotë se partitë politike shqiptare mund të koncentrohen në tre fusha. E para sipas tij është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, e dyta parandalimi i ikjes së të rinjëve dhe e treta, aspektet socio-politike-ekonomike të votuesve.

“Por programet e partive politike kanë dobësi strukture dhe mundësi realizmi. Për sa i përket Platformës së Tiranës ka shumë apo zero gjasa të ringjallet pasi e kanë fundosur vetë partitë nënshkruese duke filluar nga BDI dhe disa parti opozitare. Platforma ishte si vendi dhe mënyra ku intrigat e vjetra komuniste do të luftonin kundërshtarët deri në asgjësim. Duhet të kërkohen alternativa tjera bashkëpunimi. Tani është nën zero interesi për një kauzë apo program elektoral i përbashkët dhe prej këtyre liderve duke u nisur nga BDI e deri tek opozita shqiptare në veçanti kanë dështuar. Zgjedhjet e prillit ndoshta do të testojnë dhe do të tregojnë përfundimisht sëmundjet ngjitëse të liderëve”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Selim Ibraimi.

Nga ana tjetër, analisti politik, Blerim Hyseni për Zhurnal shprehet se edhe ky cikel zgjedhorë sa i takon subjekteve poltike shqiptare nuk do të sjellë ndonjë risi.

Ai thotë se avazi i akuzave dhe kunder akuzave do të jetë ndoshta edhe më i ashper se ciklet e më hershme zgjedhore.

“Në vend që fushata të zhvillohet siç është rasti në garat e fushatave zgjedhore që konkurenca bëhet mbi bazën e programeve zgjedhore e jo akuzave të ndersjella. Ne këtë atmosferë që “nxehet” gjithnje e më shumë sa afrohet 12 prilli është vështire të mendohet se sërish tryeza do të funksionoje sepse hendeku ndërmjet subjekteve poltike shqiptare po thellohet gjithnje e më shumë”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Blerim Hyseni.

Ndryshe, Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare e nënshkruar menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 (Platforma e Tiranës) parasheh arritjen e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, përkrahja e punës së paanshme për Prokurorinë Speciale Publike, arritjen e barazisë ekonomike dhe shume pika tjera të parealizuara deri më tani. Tryeza e përbashkët e partive politike shqiptare është e paraparë të funksionojë sipas parimit të rotacionit, por edhe pas disa vendimeve të rëndësishme shtetërore, ajo nuk është thirrur më nga asnjë parti pjesëmarrëse.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...