Shkup, 30 dhjetor, zhurnal.mk – Viti 2020 u karakterizua me përhapjen e pandemisë së koronavirusit por dëmet që i shkaktoi ndaj ekonomisë së vendit. Megjithatë këtë vit u bëm edhe anëtare e plotë e NATO-s dhe u realizua ëndrra e kahmotshme e qytetarëve të vendit.
Njohësit e proceseve politike në vend vitin që po e lëmë pas e cilësojnë si një ndër vitet më të këqija të historisë së Maqedonisë së Veriut. Sipas tyre kjo edhe për shkak pandemisë që kaploi gjithë botën dhe shumë ekonomi ishin në rënie përfshirë dhe ekonominë e vendit tonë.
Analisti politik Petar Arsovski për Zhurnal thotë se qytetarët vitin 2020 do ta kujtojnë si një vit shumë të keq për shkak pandemisë. Por ai thotë se edhe përskaj kësaj, Maqedonia e Veriut për vitin që po e lëmë pas mund të lavdërohet me antarësimin e saj në NATO dhe vendimin për fillim të negociatave.
“Vitim që po e lëmë pas do ta kujtojmë si një ndër vitet më të këqija të historisë tonë. Më shumë për shkak pandemisë dhe ndikimit që ka ndaj ekonomisë. Jo që nuk kemi se me çfarë të lavdërohemi. Këtë vit hyrëm në NATO dhe morëm vendim për fillimin e negociatave, por mendoj në përgjithësi do ta kujtojmë si një ndër vitet më të këqija. Viti i ardhshëm do të jetë vit i ballafaqimit me imunizimin e popullatës, pastaj me kurimin e ekonomisë. Paralelisht me këto, Maqedonia e Veriut e ka problemin me Bullgarinë që gjthashtu pritet të zgjidhet në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm”, ka deklaruar për Zhurnal, Petar Arsovski, analist.
Nga ana tjetër, analisti politik Dame Çkatroski vitin 2020 e cilëson si vit i kaosit dhe rënies ekonomike.
“Ishte vit i kovidit në gjitha kornizat botërore. Vit i kaosit dhe rënies ekonomike. Politikanët na argëtuan që të mos humbin edhe ata edhe ne. Kjo pandemi do të kujtohet për një kohë të gjatë. Politikanët në garë me rënien e reitingut dhe rezultatet e dobëta nga pandemia. Asgjë më shumë dhe asgjë më interesante nuk kishte në vitin 2020 që mund ta tejkalon këtë”, ka deklaruar për Zhurnal, Dame Çkatroski, analist.
Ndryshe, autoritetet janë shprehur optimist se gjatë vitit 2021 do të arrihet një Marrëveshje me Bullgarinë dhe më këtë do ti hapet rrugë fillimit të bisedimeve me BE-në. Opozita shqiptare dhe ajo maqedonase e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në anën tjetër ka kërkuar përgjegjësi për dështimin e radhës të pushtetit në fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe vendosjen e vijave të kuqe në gjetjen e kompromisit me Bullgarinë fqinje.