Agjencia Zhurnal.mk

Analistët: VMRO-DPMNE nuk vetëdijësohet, vazhdon me politikat nacionaliste dhe anti-NATO

Shkup, 17 janar, zhurnal.mk – Nga pavarësia e RMV, dallimet mes partive shqiptare dhe atyre maqedonase kanë qenë shumë të mëdha sa i përket politikës së integrimeve Euro-Atlantike. Shqiptarët aso kohe por edhe sot kanë menduar dhe mendojnë se demokratizimi vendit, barazia e plotë mes dy bashkësive etnike më të mëdha në shtet(asaj maqedonase dhe shqiptare) si dhe integrimi në NATO dhe BE është rruga e vetme për të ardhë me perspektivë për të ardhmen e shtetit. Pra partitë politike maqedonase si VMRO ashtu LSDM kanë reaguar negativisht për barazinë e shqiptarëve, dhe për integrimet duke u frikuar se humbasin dominimin. VMRO disa herë ka manifestuar edhe urrejtje të madhe dhe ka përdorur terme shumë ofenduese ndaj shqiptarëve autokton, duke ndërmarr edhe akcione për të ndaluar të drejtat e një populli që jetonte në trojet e veta etnike. Por me kohe, duke u faktorizuar shqiptarët me Kosovën shtet të pavarur, me Shqiperinë në NATO pala maqedonase e kuptoi cilën rrugë duhet të ndjekin. Në këtë drejtim e para reflektoi LSDM që ndryshoi konceptin dhe në parti antarsuan shqiptar dhe proklamuan koncept shoqëri për të gjithë, pranuan barazi të plotë për shqiptarët dhe pranuan të zgjidhen kontestet me shtetet fqinje për të avancuar pozitën e shtetit në proçeset euro – Atlantike dhe kishte një progres të dukshëm në këtë drejtim. Por VMRO-DPMNE ende nuk mund të pajtohet me ndryshimet e bëra, përfshirë edhe zgjidhjen e kontestit me Greqinë që debllokuan proceset integruese. Tani kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski vazhdon me kokfortësinë e tij duke thënë se nëse i ka 81 deputet do të mundohet ta shlyej Marrëveshjen e Prespës, gjë që për shqiptarët kjo është e papranueshme. Përderisa sa LSDM është e hapur për koalicion parazgjedhorë me parti shqiptare, VMRO-DPMNE është kategorikisht kundër koalicionit parazgjedhorë me shqiptarët, por kryetari i kësaj partie Hristijan Mickoski kohë më parë në një intervistë për Zhurnal pati theksuar se VMRO-DPMNE do të bën koalicion me shqiptarët vetëm pas zgjedhjeve të 12 prillit.

Sipas njohësve të proceseve politike partia VMRO-DPMNE në mënyrë të pjesshme e ka ndryshuar politikën nacionaliste duke tentuar kështu të distancohet disi nga politikat e ish udhëheqjes së saj.

Analisti politik Berat Azizi për Zhurnal thekson se kjo parti që ka qëndruar në pushtet gjatë kohë falë politikës nacionaliste që ka udhëhequr e ka shumë të vështirë që të heq dorë nga ajo politikë për shkak të frikës se do të humb elektoratin.

Ai thotë se tashmë ne jemi mësuar se në Maqedoninë e Veriut akoma në pyetje janë politikat nacionaliste se sa politikat reale dhe koherente.

“Deklaratat e Mickoskit për një koalicion pas zgjedhor me partitë shqiptare e jo para zgjedhor dëshmon qartë se klasa politike, por edhe elektorati nuk janë të përgatitur që të shkojnë bashkë në zgjedhje. Matematikat apo llogaritë e Mickoskit me siguri flasin se një koalicion parazgjedhor me një parti shqiptare do të shkojë në dëm të VMRO-DPMNE nga frika se kjo do të humbas edhe votuesin më nacionalist të saj. Mendoj se VMRO-DPMNE nëse koalicionin me ndonjë parti shqiptare para zgjedhjeve do të humb vota dhe kështu do të rrezikojë pushtetin. Në anën tjetër koalicioni pas zgjedhor është një çështje e cila patjetër të realizohet, por për dallim nga koalicioni parazgjedhor kjo e dyta më shumë ka të bëjë me çështje pragmatike dhe praktike qeverisëse, thjesht është një pazar politik ku bëhet ndarja e pushtetit në të gjitha eshalonet dhe me këtë nacionalizmit, retorika patriotike dhe folklorike bien poshtë”, thekson Azizi duke shtuar se sa i përket rikthimit të mundshëm të VMRO-DPMNE në pushtet fillimisht kjo do të varet nga partitë shqiptare të cilat do të vendosin kushte për një qeverisje të përbashkët, pastaj do të jetë faktori ndërkombëtar që vazhdimisht ka mbështetur dhe ka kërkuar një qeveri stabile dhe pro euroatlantike.

“Mendoj se proceset e mëdha sikurse janë integrimi në NATO dhe BE, Marrëveshja e Prespës nuk do mund të preken për shumë arsye. Pas zgjedhjeve mendoj se do të kemi një qeveri e cila nuk do të ketë shumicën absolute për të kërkuar ndryshime të mëdha qoftë edhe ndërhyrjen në Kushtetutë. Pra as VMRO DPMNE nuk do të ketë komoditetin për të ndryshuar Kushtetutën apo për të kthyer në tavolinë çështjen e emrit apo marrëveshjet me fqinjët”, potencon ai.

Nga ana tjetër analisti politik, Zudi Xhelili thekson se VMRO ende vazhdon me politika antishiptare dhe anti NATO duke mos hek dorë nga politikat e gabuara të ish kryetarit Nikolla Gruevski.

“Ështe evidente që VMRO e ka kuptuar se pa parti shqiptare në bashkqeverisje nuk ka perspektivë, por është e detyruar të sillet ashtu për të grumbulluar vota në baza nacionaliste duke shfrytëzuar mllefin e atyre që nuk deshtën me ndryshu emrin dhe me nda shtetin me shqiptaret. Mirëpo kjo nuk dmth VMRO nuk do të ndryshoj, bile ndoshta do të ofrojne edhe më tepër barazi për shqiptarët dhe demokratizim të vendit vetëm të vijnë ne qeveri sepse ata e kuptuan peshën e partive shqiptare në mandatin e kaluar! Ndryshe flasin, ndryshe veprojnë. Neve shqiptareve na mbronë ajo që kemi qasje konstruktive në zhvillimin e vendit e jo njëra apo tjetra parti maqedonase, ne as duhet të interesohemi kush fiton prej tyre”, potencon Xhelili.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...