Agjencia Zhurnal.mk

Analistët: Partitë shqiptare vetë kanë lejuar të shfrytëzohen nga Zaevi

Shkup, 25 qershor, zhurnal.mk – Qeveria e vendit e aprovuar nga parlamenti me 31 Maj 2017, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të dhjetorit 2016, këtyre ditëve ndodhet përballë një freskimi të paralajmëruar nga vet Kryeministri Zoran Zaev i cili nesër propozimet e kryeministrit pritet të votohen në Kuvend.

Kur u formua koalicioni qeveritar ajo përbëhej nga LSDM dhe dy parti shqiptare : BDI dhe Aleanca për Shqiptarët.

Pas largimit të ASH-së nga qeveria, Zaevit iu deshtë që të ruajë shumicën e votave në parlament dhe në ndihmë i erdhën PDSH-ja, RDK-ja, dhe një pjesë e Lëvizjes Besa (Alternativa). Në opozitë kaluan ASH-ja e Ziadin Selës dhe mbeti në opozitë Lëvizja Besa e Bilall Kasamit. Pa ndihmën e partive shqiptare, Kryeministri Zaev nuk do të mundte ta kalon Marrëveshjen e Prespës në Kuvend ku duheshin 80 vota. Por tani kryeministri vendosi ta largon RDK-në nga Qeveria duke ia marrë ministrinë e pushtetit lokal pa e pyetur fare këtë parti.

Sipas njohësve të çështjeve politike, tani nuk është momenti për dalje të partive politike shqiptare nga Qeveria, ndërsa veprimin e kryeministrit Zaev për ta larguar RDK-në nga Qeveria e cilësojnë si tinëzare sepse krejt ky proces është zhvilluar pa dialog nga ana e kryeministrit me këtë parti.

Sipas analistit politik, Blerim Hyseni “fshesa” që u lajmërua gjatë zgjedhjeve presidenciale për të cilën qytetarët menduan se do të jetë një riformatim rrënjësor nuk u bë si e tillë.

“Së dyti nëse kthehemi prapa RDK atë kohe ishte si parti e koalicionit me parti tjera dhe si e tillë u përfshi në Qeveri pas daljes nga qeveria të Aleancës për shqiptarët, RDK vendosi të jetë pjesë e qeverisë dhe si e tillë vazhdoi të jetë pjesë e qeverisë. Kjo ndoshta ka qenë edhe një nga arsyet që me sa duket sipas kryeministrit Zaev një ministër me një deputet iu ka duk ofertë e madhe dhe ka marrë vendim të tille. Por gjithsesi vlerësoj që këto veprime duhet te ishin bërë nëpërmjet dialogimit me subjektin përkatës dhe jo i gjithë ky proces të udhëhiqej nëpërmjet mediave”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Blerim Hyseni.

Nga ana tjetër gazetari Isen Saliu thotë se se partitë shqiptare janë shfrytëzuar nga Zaevi, jo pse ai ka dashur t’i shfrytëzojë, por për shkak se vetë kanë pranuar të shfrytëzohen.

“Nuk mendoj se tani është momenti që partitë shqiptare të lëshojnë qeverinë. Megjithatë, për fat të keq në Maqedoni kemi pak parti shqiptare që në mënyrë autonome mund të vendosin kur të hyjnë, e kur të dalin nga qeveria”, shprehet për Zhurnal, gazetari, Isen Saliu.

Pas njoftimit të Kryeministrit Zaev, për përbërjen e re Qeveritare i menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë së RDK-së.

Nga RDK kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me vendimin e fundit të kryeministrit Zoran Zaev, pasi Ministria e Pushtetit Lokal nuk do ti takojë më partisë së Vesel Memedit.

Përgjigje e RDK ndaj propozimit të kryeministrit Zoran Zaev

23.06.2019 – Ministria e vetëqeverisjes lokale i takon partnerit të koalicionit qeveritar, edhe atë partisë RDK-së. Kryeministri, nuk mundet të sjell vendim pa pajtueshmërinë tonë, që këtë ministri të ja jap një partneri të brendshëm të partisë LSDM, me të cilën ka probleme të brendshme, dhe ti kënaq partnerët e koalicionit por në dëm të koalicionit qeveritar. Nëse kryeministri është serioz me këtë propozim të tij, ne si parti do të sjellim vendim dhe qëndrimin tonë për të cilën do të informoheni kanë shkruar nga Shërbimi për Informin i RDK-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...