Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Analisti Ardian Kastrati, zyrtarisht në PDK

Analistit Ardian Kastrati i sot ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media të PDK-së.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se PDK-ja është parti e vlerave që gjithmonë i ka hapur dyert për intelektualët e vendit.

“Ardian Kastrati ka qenë anëtar i Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, në kohën kur ky union organizoi demonstratat studentore të viteve 1997 dhe 1998. Partia Demokratike e Kosovës është një parti e ushtarëve të UÇK-së dhe e të burgosurve politikë. PDK-ja është parti e frymës së rezistencës dhe mosbindjes ndaj Jugosllavisë në të gjitha etapat e okupimit. Prandaj, një profil i aktivistit të rezistencës studentore si Ardian Kastrati, pa dyshim që natyrshëm i ka dyert e hapura në PDK dhe natyrshëm e gjen veten në vijën politike që përfaqëson PDK-ja”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërsa, Ardian Kastrati tha se nuk ka mundur të qëndrojë indiferent përballë proceseve të komplikuara politike që po kalon Kosova dhe ndërgjegjja shtyrë që t’i bashkohet PDK-së për të ofruar një Kosovë më të sigurt për pasardhësit, sepse sipas tij, kur PDK nuk qeveris në Kosovë ka stagnim.

Sipas tij, kur PDK nuk është në pushtet, vendi tashmë ka filluar të ketë probleme me energji elektrike.

“Mbrëmë me fëmijët e mi duke i shikuar disa arkiva gjeta një ftesë në ditën kur është themeluar PDK-ja para disa viteve, ku unë nuk pata shkuar për disa arsye dhe nuk isha i gatshëm që të kyçem në politikë në atë kohë. Po i përgjigjem asaj ftese 20 vite me vonesë por në fakt unë kam qenë aty me frymën, me ideologjinë, me konstruksionin politik që ka ndërtuar PDK-ja”, ka thënë ai.

Postime të ngjashme

Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të përgatitet mirë

T E

Në QNR nis rinumërimi i votave të AAK-së, të pranishëm edhe hetues të prokurorisë

T E

Spitali pa vitaminë C

T E

Nga këto komuna janë 587 rastet e reja me COVID-19

S.B.

Pas vendimit të PZAP-së për rinumërim të votave, reagon Haradinaj- Stublla

S.B.

BE: Dialogu për 10 vjet ka sjellë ndryshime të qarta

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...