Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Analisti bullgar: Nuk është respektuar marrëveshja për fqinjësi të mirë

Sofje, 7 dhjetor, zhurnal.mk – Duhet të kthehemi te filozofia e marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut sepse për momentin nuk mund të fokusohet në punën e Komisionit për çështje historike, vlerëson analisti bullgar Nikollaj Kërstev duke komentuar mardhëniet mes Shkupit dhe Sofjes, transmeton Zhurnal.

“Nëse vazhdojmë të ashpërsojmë tonin, mund që Greqia ta përforcon prezencën e saj në ekonominë e Maqedonisë së Veriut”, potencoi Kërstev në programin “Bullgaria në mëngjes” në televizionin “Bulgaria ON AIR”.

“Po spekulohet se mund të ketë përparim në mars dhe duhet të presim zgjedhjet në Bullgari. Ka përplasje mes dy koncepteve”, shprehet Kërstev.

Ai vlerson se për momentin nuk është respektuar Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa mardhëniet mes dy vendeve janë ashpërsuar.

“Pas dy vite e gjysmë u kujtuam se duhet të ketë ankes të Marrëveshjes. Në Maqedoni ndodhën ndryshime, referendum për emrin, nënshkrime të marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë, ndodhën për një kohë shumë të shkurtër”, potencoi Kërstev.

Postime të ngjashme

Isaki: Miqësia ndërmjet Maqedonisë dhe Kroacisë vazhdimisht po mbindërtohet

R Zh

Mos figurimi i bullgarëve në regjistrim, shkas për bllokimin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së!?

Z H

Rruga Krupishtë-Koçan pritet të jetë gati deri në dhjetor të këtij viti

R Zh

Gjykata Kushtetuese më 18 mars do të mbajë seancë për kushtetutshmërinë e ligjit për gjuhë

R Zh

Zaev: Marrja e shtetësisë me tre dëshmitarë, e papranueshme

Z H

Zaev e Pendarovski reagojnë ndaj kërkesave të presidentit bullgar Radev

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...