Analisti politik Rushiti: Talat Xhaferi s’ka lënë shenjë si kryeministër 

nga Redaksia

Shkup, 11 maj – Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Fatos Rushiti, ka folur për kryeministrin e parë shqiptar atje, Talat Xhaferin, i cili udhëhoqi qeverinë teknike.

Rushiti tha se Xhaferi nuk ishte në krye të detyrës, pasi sipas tij, ai ishte tërësisht nën hijen e ministrit Artan Grubi, i cili po ashtu vjen nga BDI.

“Por tani kur kaluan tre muaj nga e gjithë kjo garniturë, kjo shfaqje e një kryeministri si Talat Xhaferi, nuk mendoj se ka qenë në detyrën e duhur, pasi tërësisht ishte nën hijen e Artan Grubit, një ministër nga BDI. Talat Xhaferi, duke qenë edhe në listën e deputetëve nga radhët e BDI-së, absolutisht ishte nën hijen e Grubit”, tha Rushiti në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se Xhaferi s’i përmbushi pritshmëritë dhe sipas tij, nuk ka lënë shenjë si kryeministër, teksa përmendi edhe vizitën e Xhaferit në një nga institucionet maqedonase.

“Talat Xhaferi, ishe jashtë çdo parashikimi në një vizitë që e bëri në një institucion, ku në një takim me zyrtarë në një sportel administrativ, i bërtiste një njeriu në rolin e policit, pra ishte një skandal”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More