Analiza e 2023/ Dumani raporton në KLP: DEA dhe FBI janë atashuar në zyrat e SPAK

nga Xh M

Kryetari i SPAK Altin Dumani, po raporton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e institucionit që ai drejton, përgjatë vitit 2023.

Ai tha se puna e SPAK ka ndikuar që Shqipëria të dalë nga lista gri e pastrimit të parave. Më tej, drejtuesi i SPAK pohoi se përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë SPAK për të dhënë ndihmën e tyre.

“SPAK ka luajtur një rol për të nxjerrë Shqipërinë nga lista gri e pastrimit të parave. SPAK ka krijuar besueshmëri me institucionet rajonale dhe më gjerë . Përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë zyrave të SPAK-ut për të dhënë kontributin e tyre. Ka progres në luftën ndaj korrupsionit”, tha Dumani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More