Analizë: A do të arrijë VMRO ta mer Ohrin nga duart e LSDM-së? Vendimtare mbështetja e ASH/AAA

Ohër, 23 gusht – Ohri do të jetë një nga komunat ku gara mes partive maqedonase LSDM dhe VMRO do të jetë shumë e ashpër, pasi dallimi mes tyre është i ngushtë, e kjo futë në lojë koalicionet pasi ata do të jenë edhe përcaktuesit se cila nga këto parti do të triumfoj në këtë komunë.

 

Këto zgjedhje karakterizohen nga një paqartësi shumë e madhe sa i përket votave që partitë politike mund të marrin, e gjitha kjo si pasojë e zgjedhjeve të fundit të cilat prodhuan një rezultat shumë të ngushtë mes katër partive poltike më të mëdha të vendit. Dallimi mes partisë së parë dhe të dytë në kampin politik maqedonas është 1.32 % apo 2 deputet, kurse në kampin politik shqiptar dallimi mes partisë së parë dhe të dytë është 2.53 % apo tre deputet, shkruan Zhurnal.

Një situatë të ngjashme për rezultatin e paqartë po reflektohet edhe në Ohër, ku dallimi mes partive më të mëdha maqedonase është shumë I vogël. Në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017, në vitin 2020 kemi ndryshim të renditjes sa i përket partisë më të madhe në këtë komunë, ku VMRO nga parti opozitare ka dalur si më e fuqishmja në Ohër, por edhe kërkundër kësaj renditje fitorja e saj në zgjedhjet lokale nuk është aspak e sigurtë. E gjithë kjo po ndodhë si pasojë e koalicionit që kanë arritur partitë qeverisëse, të cilat përmes bashkpunimit të tyre po ndikojnë që rezultati përfundimtarë të jetë më i ndryshëm nga ajo që partitë politike kanë si të vetme në Ohër.

Ndonëse shqiptarët sipas regjistrimit të vitit 2002 përbëjnë vetëm 5.31 % të popullsisë, ato janë vendimtarë në përcaktimin se cili nga kandidatët apo parti politike do të jetë fituesi në këtë komunë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, partitë shqiptare konkurruan me një listë të përbashkët për këshilltarët komunal, të cilët morën 7.83 %, ndërsa PDSH konkuroi e vetme. Vlen të theksohet se Bashkimi Demokratik për Integrim kishte marrëveshje bashkpunimi me LSDM për mbështetjen e kandidatëve të njëri-tjetrit në komunat në të cilën ato kishin nevojë, ndërsa partitë tjera shqiptare nuk kishin ndonjë koalicion zyrtarë me ndonjë nga paritë maqedonase.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2017 në komunën e Ohrit:

LSDM54.7 %
VMRO40.15 %

Kështu në këto zgjedhje, LSDM fitoi të parin e komunës, por që fatkeqësisht kryetari i sapozgjedhur do të ndërronte jetë, e kjo bëri që Ohri në vitin 2019 të shkonte përsëri në zgjedhje.

Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për komunën e Ohrit në vitin 2019:

LSDM54.36 %
VMRO41.68 %

Gjithashtu edhe në zgjedhjet e parakohshme lokale, përsëri LSDM doli si parti e parë në këtë komunë, e kjo i dha mundësi asaj që të vazhdonte me qeverisjen e Ohrit. Fuqia e pasurive në Ohër do të testohej edhe zgjedhjet e rradhës të vitit 2020, ku këto për dallim nga 2 cilket e mëherdhme prodhuan rezultat të ndryshëm.

Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të korrikut të vitit 2020:

VMRO44.81 %
LSDM38.82 %
BDI5.55 %
ASH-AA1.27 %
PDSH0.63 %

Kështu në zgjedhjet e vitit 2020, në Ohër kemi ndryshim pozicioni mes LSDM dhe VMRO, ku kjo e fundit tani nga pozita e dytë kaloi në ta parën si partia më e fuqishme në këtë komunë, e kjo paralajmroi se ky ndryshim do të reflektohet edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale, shkruan Zhurnal.

Edhe pse VMRO renditet si partia e parë në Ohër me 5.99 % para partisë së dyta, pra LSDM-së, por situata ndryshon me hyrjen në lojë të koalicioneve, të cilët përmbysin rezultatet në këtë komunë. Në qoftë se llogarisim përqindjen e votave të koalicionit qeverisës LSDM-BDI ata sëbashku kanë 44.37 %, e kjo bënë që edhe përqindja sado e vogël e partnerit tjetër të koalicionit PDSH e cila ka 0.63 % merr një rëndësi të madhe pasi atyre u siguron 45 % të votave. Nëse llogarisim përqindjen e koalicionin VMRO-ASH-AAA atëherë ata sëbashku do të kishin 46.08 % të votave që do tu jepte atyre fitoren në këtë komunë.

Ohri është një betejë koalicionesh, pasi ata janë përcaktuesit se cila nga partitë më të mëdha në kampin politik maqedonas LSDM apo VMRO do të udhëheqin me Ohrin, e në qoftë se kjo e fundit nuk arrin një koalicion me partinë më të madhe opozitare në kampin politk shqiptarë, ajo do ta ketë shumë të vështirë për të mos thënë e pamundur të fitojë.//Zhurnal.mk

Related posts

“Lagjja e Trimave”/ Mbrojtja kërkon rigjykim të rastit

Z H

Tragjedia në spitalin Covid në Tetovë, reagimi i parë i Zoran Zaev

Redaksia

Shekerinska: Sjellim Strategji për përballje me kërcënimet hibride

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More