Analizë: A do të kthehet Haraçina në duart e partive shqiptare?

Shkup, 24 gusht – Haraçina do të jetë një nga komunat ku gara elektorale mes partive politike do të jetë shumë e ashpër. Ajo që bie në sy këtu është fakti se pos konkurencës mes pozitës dhe opozitës në të njejtën kohë do të kemi garë edhe mes anëtarëve të koalicionit qeverisës LSDM-BDI, të cilët do të garojnë me kandidatët e vet në raundin e parë, e që e tërë kjo mund të prodhojë rezultate shumë interesante i cili mund të ketë impakt të fuqishëm në të ardhmen e koalicionit.

 

Shqiptarët janë entia shumicë në Haraçinë, e cila për një kohë të gjatë ka qenë e drejtuar nga kuadrot e Bashkimit Demokratik për Integrim, por që situata do të ndryshonte në vitin 2017 kur rradhitja politike e kësaj komune ndryshoi.

Befasia më e madhe e zgjedhjeve lokale të vitit 2017 ndodhi në Haraçinë, pasi një komunë e cila dominohet nga shqiptarët në krye të saj solli një kandidate shqiptare, por që vinte nga rradhët e një partie maqedonase atë të LSDM-së, e që ishte hera e parë ajo të qeverisej nga një grua dhe nga një parti jo-shqiptare, e gjithë kjo shkaktoi jo pak polemika në opinionin publik.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2017:

LSDM58.81 %
BDI19.65 %
ASH16.13 %
BESA5.22 %

Këto shifra ishin shumë bëfasuese, pasi jo vetëm që LSDM në Haraçinë me kandidaten e saj Milikije Halimi ishte e para, por ajo kishte fituar që në raundin e parë, duke lënë mbrapa me një diferencë shumë të madhe të gjitha partitë tjera shqiptare, ku dallimi ishte aq i madh, saqë edhe sikur të gjithë partitë tjera të mblidheshin bashk ata nuk mund ti afroheshin rezultatit të partisë maqedonase.

Haraçina nuk ndali së befasuari jo vetëm partitë, por edhe opinioni publik, pasi zgjedhjet e parakohshme parlamentare sollën ndryshim sa i përket renditjes së subjekteve politike në këto komunë.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të korrikut të vitit 2020:

ASH-AAA37.78 %
BDI29.76 %
LSDM29.65 %
VMRO0.2 %

Kështu në zgjedhjet e vitit 2020 ASH-AAA renditet si parti e parë nga e treta që ishte në zgjedhjet e vitit 2017, ajo ka një rritje prej 21.65 %, gjithashtu edhe BDI ka rritje me 10.11 %, ndërsa LSDM ka rënie me 29.16 %.

LSDM ka publikuar emrin e kandidatit më të cilën do të garoj sërish për këtë komunë, e të njejtën gjë e ka bërë edhe anëtari tjetër i koalicionit BDI, pra këto dy partnerë do të konkurojnë me njëri-tjetrin në Haraçinë, dallimi mes tyre është shumë i vogël ku BDI prinë me 0.11 %. LSDM do të kandidojë me Milikije Halimin, ndërsa BDI do të kandidojë me Ridvan Ibraimin.

A mundet që konkurenca për Haraçinën mes dy partnerëve të koalicionit të ketë impakt në marrëveshjen e përgjithsme të bashkpunimit?

A do të pranojë LSDM që ta humbas Haraçinën e cila ka rëndësi të fuqishme simbolike për të?

A do ta “toleroj” BDI që Haraçina të vazhdojë të qeverise nga LSDM, e që kjo e fundit në kthim ti jap mbështetje në komunat tjera kur dallimi mes tyre në këtë komunë është minimal?

Këto janë pyëtje të cilat 17 tetori do tu jap përgjigje.

Varësisht se cili nga kandidatët e LSDM apo BDI kalon në raundin e dytë, në bazë të marrëveshjes që ato kanë partia që ska kaluar rrethin e parë duhet ta mbështesë atë që ka siguruar raundin tjetër, ku ata si koalicion kanë 58.41 % të votave që nënkupton se në bazë të këtyre numrave ata janë fituesit e Haraçinës.
ASH-AAA edhe pse janë parti e parë me 37.78 %, por edhe nëse bëjnë koalicion me VMRO-n ata do të kishin 37.28 % të votave që dukshëm është më i ulët se ajo e koalicionit qeverisës. Kështu, nëse ASH/AAA nuk siguron mbi 50% të votave në raundin e pare, në të dytin “ e ka të sigurtë” humbjen nga koalicioni qeverisës.

Haraçina nuk ka ngurruar që të sjellë surpriza sa i përket renditjes së partive poltike, ku për disa fitorja e saj ka rëndësi të madhe simbolike, e që e gjithë kjo e bënë atë të jetë fushë beteje e madhe mes pozitës dhe opozitës por edhe mes vet pozitës se cila do të triumfoj në këtë komunë./Zhurnal.mk

Related posts

Osmani: Mbështetje e pahamendur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

Redaksia

Qyteti i Shkupit vendosi për shitjen e aksioneve të KF Vardarit te pronari i ri

R Zh

Ganiu mirëpret në takim zv.shefin e ambasadës së Kosovës, Prindon Sadriun

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com