Analizë/ A e rrezikojnë shqiptarët Kërçovën edhe pse janë më tepër në numër?

Shkup, 4 tetor – Kërçova është shëndrruar në një nga pikat më të nxehta të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, pasi kjo pos një gare elektorale ka marrë edhe ngjyrime etnike, pasi dallimi mes maqedonasëve dhe shqiptarëve është shumë i ngushtë e cila mund të rrëzikojë që shqiptarët ta humbin këtë komunë, e kësaj i është shtuar edhe përçarja brenda BDI-së e që kjo mund të rezultojë fatale për të.

 

Kërçova ka qenë historikisht bastion i Bashkimit Demokratik për Integrim, ku kjo e fundit ka dominuar më këtë komunë që nga themelimi i saj, por mundet që këto zgjedhje ta trondisin BDI në vendlindjen e liderit të saj. Kjo pasiguri rreth të ardhmes politike të Kërçovës ka ardhur si pasojë e përplasjeve të brendshëm që kanë ndodhur në BDI kohët e fundit, që kjo ndasi mund të jetë fatale për këtë komunë, shkruan Zhurnal.

Në bazë të statistikave, shqiptarët përbëjnë shumicën në këtë komunë, por që fatkeqësisht emigrimi masiv në 30 vitet e fundit, ka ndikuar që numri i tyre rezident të ulet, e kjo ka ndikuar në disbalancimin e realitetit etnik në Kërçovë.

Rezultatet e zgjedhejve lokale të vitit 2017 në Kërçovë:

BDI60.37 %
VMRO-DPMNE33.72 %

Vlen të theksohet se partia më e madhe maqedonase LSDM nuk garoi me kandidatin e saj, por ajo mbështeti atë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Gjithashtu edhe opozita shqiptare nuk garoi me kandidat të vetin dhe mbështeti atë të BDI-së me qëllim mospërçarjen e votës shqiptare, ku edhe një rezultat i tillë u arrit, pasi Fatmir Dehari triumfoi që në raundin e parë duke marrë shumicën e votave.

Zgjedhjet paralamentare të vitit 2020 do të prodhonin një rezultat i cili tregoi se dallimi mes partive politike në këtë komunë është i ngushtë, shruna Zhurnal.

Numri i votave që morën partitë në zgjedhjet parlamentare të korrikut të vitit 2020 në Kërçovë:

BDI9138
VMRO-DPMNE6481
LSDM3889
ASH-AAA2416

Ndërsa për zgjedhjet lokale të këti viti BDI dhe LSDM-së arritën një marrëveshje që në raundin e parë ata të garojnë të vetëm, kurse në të dytin ta mbështesnin njëri-tjetrin, por që në disa komuna është bërë përjashtim, e njëra nga to është Kërçova ku partia më e madhe maqedonase nuk do të ketë kandidat të saj, e kjo nënkupton se ajo do ta mbështes atë të BDI-së.

BDI në Kërçovë do të garojë me kryetarin aktual Fatmir Deharin, i cili i është futur garës edhe për një mandat të ri për të parin e kësaj komune.

Partia më e madhe opozitare në kampin politik maqedonas VMRO-DPMNE do të garojë në Kërçovë me Aleksandar Jovanovskin.

Fatmir Limani është një kandidat tjetër shqiptarë, i cili do të garojë si i pavarur në këto zgjedhje, e që i njejti ka qenë pjesë e BDI-së, por që pas pakaqësive që ai kishte me partinë, doli nga kjo e fundit për të garuar si apartiak.

ASH-AAA, nuk do të garojnë në këtë komunë me kandidatin e saj, pasi ky koalicion e tërhoqi emrin e tyre me qëllim mospërçarjen e votës shqiptarë në Kërçovë dhe në të njejtën kohë ata do të mbështesin kandidaturën e Fatmir Limanit, shkruan Zhurnal.

Zgjedhjet e këti viti dallojë shumë nga ata të 4 vite më parë, ku në atë kohë kishe vetëm një kandidat shqiptar, sot ka dy, në atë kohë egzistonte një unitet i fuqishëm brenda BDI-së, ndërsa sot brenda saj egziston një përçarje e madhe, e kjo do ta vështirsojë edhe më shumë fitoren e kandidatit shqiptar.

Shqiptarët në Kërçovë sipas të dhënave të vitit 2020 kanë gjithësej 11.586 vota, ndërsa maqedonasit kanë gjithësej 11.115 vota, pra dallimi mes dy etnive në këtë komunë është vetëm 471 vota.

Gjasat që njëri nga kandidatët shqiptar të fitojë këtë garë që në raundin e parë janë shumë minimale për të mos thënë e pamundur, ndërsa shkuarja në randine dytë do ta vështirsonte dhe njëkohësisht do ta bënte edhe më të paqartë se a do të vazhdonte Kërçova të qeverisej nga një shqiptarë apo to të kalojë nën qeverisjene një kadidati maqedonas.

A do ti bindet votuesi maqedonas LSDM-së për të votuar një kandidat shqiptar në vend të kandidatit maqedonas?

Përçarja brenda shqiptare a do të jetë shkaku kryesor që Kërçova të kalojë nën qeverisjen e një partie maqedonase?

ëto janë pyetjet të cilat pritet që të gjenë përgjigje pas mbylljes së kutive të votimit me 17 tetor, ku edhe këtë pyetje dhe dyshime do të sqarohen.///Zhurnal.mk

Related posts

Pajisjet për identifikim biometrik të votuesve i mbajnë mend të gjitha të dhënat e vendosura në vendvotim

D V

Mickoski: Qeveria nuk ka strategji për gjendjen energjetike në Maqedoni

D V

Zaev: Deri tani janë regjistruar mbi 1 milion qytetar

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More