Analizë: Aktet kriminale/ Qytetarët janë gjithnjë e më të vetëdijshëm (statistika)

Shkup, 22 korrik – Rritja e akteve kriminale është shëndrruar në një shqetësim serioz për stabilitetin e shumë shteteve në botë, pasi rritja e nivelit të tyre krijon ndjenjën e pasigurisë e kjo ka impakt të fuqishëm në zhvillimin e përgjithshëm, por fatmirsisht në Maqedoninë e Veriut niveli i krimeve është ulur vitet e fundit, e kjo ka ndikuar në krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët, edhe në rritjen e sigurisë së qytetarëve të vendit tonë.

 

Krimi në Maqedoninë e Veriut ka shënuar ulje dhe ngrijte nga viti në vit, e që nënkupton se edhe llojet e krimeve dallojnë nga viti në vit, por ato nuk kanë qenë aq të larta sa të shkaktojnë shqetësime të mëdha, apo që ta rrezikojnë sigurinë publike. Fatmirsisht në vitin e fundit në krahasim me periudhën 2010-2015 kanë shënuar ulje e kjo ka ndikuar që siguria ne vendin tonë të jetë stabile, dhe kjo ka bërë që qytetarët e vendit tonë te ndjehen më të sigurtë, shkruan Zhurnal.

Të dhënat e Entit Statistikor për numrin e përgjitshmë të krimeve dhe llojet e tyre mes vitetve 2010-2020:

Të rriturit e dënuar sipas gjykatave themelore201020152020
Gjithësej9169103126351
Vrasje323214
Lëndim fizik524474291
Lëndim i rëndë fizik17516974
Përdhunim122412
Vjedhje11441197326
Vjedhje e rëndë15261687481
Grabitje1339928
Keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar9011240
Prodhimi dhe vendosja e paautorizuar në treg e drogave narkotike, substanca psikotrope293356225
Lejimi i përdorimit të barnave narkotike dhe substancat psikotrope446630
Rrezikimi i sigurisë së transportit publik17681421766
Mashtrim28930793
Krime të tjera314343682971

Në bazë të këtyre të dhënave shohim se gjatë një dekade numri i krimeve në Maqedoninë e Veriut është ulur, në qoftë se bëjmë një krahasim mes vitit 2010-2020 shohim se numri i krimeve është zvogëluar me 2.818, kurse në krahasim me vitin 2015-2020, numri i veprave kriminiale është ulur me 3.961.

Sa i përket llojeve të krimit, ajo që bie në sy është se vjedhjet e rënda dhe rrëzikimi i sigurisë së transportit publik dominojnë llojet e krimeve në Maqedoninë e Veriut. Nëse bëjnë një krahasim mes viteve 2010-2020 sa i përket vjedhjeve të rënda shohim se ajo është zvogëluar me 1045, kurse në krahasim mes vitit 2015-2020 ato janë ulur me 1206 që është një ulje me 72 %, shkruan Zhurnal.

Sa i përket Rrezikimi i sigurisë së transportit publik, në qoftë se bëjmë një krahasim mes vitit 2010-2020, numri i tyrë është zvogëluar me 1002, kurse në krahasim mes viteve 2015-2020 numri i veprave penale në këtë katëgori është ulur me 655 që është ulje me 46 %.

Sa i përket kategorisë lëndim fizik dhe lëndim i rëndë fizik, dallimi mes viteve 2010-2020 është 334 raste më pak, kurse dallimi mes vitit 2015-2020 278 vepra më pak.

Dënimet sa i përket keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, në qoftë se e krahasojmë mev viteve 2010-2020, ajo është ulur me 50, kurse në krahasim mes vitin 2015-2020 kjo vepër penale shënon ulje me 40.

Mashtrimi si kategori e veprave penale në krahasim me 2010-2020 është ulur me 196raste, kurse me dallimi mes viteve 2015-2020 ato janë ulur me 214 raste më pak me këtë vepër.

Vrasjet si kategori kriminale në vitin 2020 kanë shënuar ulje me 18 në krahasim me vitin 2010, kurse në krahasim me vitin 2015 ka përsëri ulje me 18.

Numri i veprave të raportuara është shumë më i madh se i atyre të gjykuara, e kjo duhet që të shërbejë si mesazh ndaj sistemit tonë të drejtësisë që të punojë më intensivisht për ti gjykuar rastet e krimeve që raportohen nga qytetarët tek organet kompetente.

Këto janë të dhëna shumë pozitive, që tregon se krimet dhe llojet e tyre të gjykuara në vendin tonë kanë shënuar ulje në krahasim me vitin 2010 dhe 2015, e kjo duhet që ti inkurajojë autoritet që të punojnë edhe më fuqishëm për ti ulur më shumë veprat kriminale brenda shoqërisë sonë.//Zhurnal.mk

Related posts

Ahmeti priti në takim koordinatoren e Përhershme të OKB-së në vend Duxhak

R Zh

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Rihapja e teatrit Shqiptarë në Shkup, përplas ASH-AA e BDI-në

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More