Analizë/ Ambulanta-premtimi i rradhës i pa realizuar i Boris Georgievskit

Shkup, 13 tetor – Lista e zotimeve të pa mbajtura të Boris Georgievskit të parit të Gazi Babës është e gjatë, e dështimet e tij nuk kanë të sosur, pasi ai nuk ka realizuar thuajse asgjë nga ato që ka premtuar, e njëra nga to është ndërtimi i një poliklinike të re në lagjen “Avtokomandë”, por që e njejta pati fatin e njetë sikurse edhe shumë projekte të tjera të pa realizuara të tij.

Të premtosh dhe të zotohesh për çdo gjë në kohë fushatë është bërë diçka e zakonshme në Ballkanin Perëndimor, por që askush nuk jep përgjegjësi për mos realizimin e tyre, pasi çdo herë politikanët kanë një “arsye” se pse nuk e kanë bërë dhe çdo herë kanë një zotim të ri se në mandatin tjetër do ta bëjmë atë, shkruan Zhurnal.

Një fenomen i tillë është shumë i shprehur në Maqedoninë e Veriut, ku politikanët apo të zgjedhurit në poste publike, gjatë fushatës elektorale premtojnë realizimin e shumë projekteve dhe zgjidhjen e shumë problematikave që shqetësojnë dhe tangojnë çdo dit banorët e vendit tonë. Premtimet janë aq të bukura të dëgjohen, sa të bësh të mendosh se për katër vite të gjitha brengat dhe problematikat tona do të marrin fund, dhe do të mund të jetojmë një jetë më me dinjitet, por që këto janë vetëm ëndërra të bukura.

Me të përfunduar procesi i votimit dhe ndarja e mandateve, ata që shqetësoheshin për popullin, në pjesën më të madhe shëndrrohen në njerëz tjerë, shumë të ndryshëm nga ata që i kemi njohur vetëm pak ditë më parë, pasi ata menjëherë krijonjë distancë dhe “izolohem” nga jeta normale dhe e përditshme e qytetarëve të tjerë, e për më keq ata harrojnë edhe atë që ata kanë premtuar para atyre e për të cilën e kanë marrë edhe votën e qytetarëve.

I tillë është kryetari aktual i Gazi Babës, i cili me të marrë mandatin, krijoi një hendek mes tij dhe qytetarëvë të zakonshëm, dhe në të njejtën kohë u “shkëput” nga problematika e përditshme me të cilën ballafaqohen bashkëqytetarët e tij, fqinjët e tij dhe nga çdo realitet me të cilën ai ka qenë i lidhur vetëm pak dit më parë.

Gjatë mandatit të parë, premtimet e realizuara të Boris Georgievskit numërohen më gishtat e njërës dorë, që nënkupton se shumica e atyre për të cilët ai është zotuar nuk janë bërë asnjëherë, e një nga këto ka qenë edhe ndërimi i një poliklinike të re në lagjen “Avtokomandë”, por si shumë premtime elektorale, edhe kjo mbeti vetëm në letër.

Në programin e tij Jetë për të gjithë në Gazi Babë! në faqen 19 ai premton ndërtimin e një Poliklinike të re në lagjen “Avtokomandë”, e që ishte një nga projektet e tij për investime kapitale në këtë komunë, shkruan Zhurnal.

Në arysetimin për ndërtimin e saj thuhet: “Ambulanca ekzistuese në rr. “Bapçor”, në vendbanimin “Avtokomandë” është një ndërtesë e vjetër dhe e rrënuar, e cila jo vetëm që nuk i plotëson nevojat e qytetarëve por gjithashtu nuk është e sigurt për ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Poliklinika do të pajiset me teknologjinë më të re për kujdesin shëndetësor parësor dhe sekondar”. Ky projekt në bazë të programit të Georgievskit është dashur që të përfundojë që në vitin 2018, pra 1 vit pas marrjes së pushteti, por që edhe pse kanë kaluar 3 vite që nga koha kur ajo është dashur që të ndërtohet, e fatkeqësisht e njejta as që ka filluar.

Ndërtimi i saj ka një rëndësi shumë të madhe jo vetëm për banorët e “Avtokomandës”, por edhe për të gjithë banorët e Gazi Babës, pasi qytetarët e saj nuk kanë një qendër ku të marrin trajtimet mjeksore primare dhe sekondare, që është një e drejtë bazike dhe një obligim për shtetin që ta sigurojë të njejtën. Ndërtimin e saj e ka bërë edhe më emergjente situata me Kovid-19, ku vendi ynë kishte mungesë të kapaciteteve për të trajtuar pacientët, por që kjo gjë duket se nuk e ka shqetësuar aspak Georgievskin, shkruan Zhurnal.

Ky është njëri nga premtimet e shumta të parealizuara të Borçe Georgievskit, por që me shumë gjasë ai zotimet e pa mbajtura në mandatin e parë i ka lënë që ti “realizojë” në mandatine dytë, gjithmonë nëse qytetarët do t’ia besojnë përsëri qeverisjen e Gazi Babës.///Zhurnal.mk

Related posts

Gjendja e rrugëve në Maqedoninë e Veriut

N E

Menduh Thaçi fton ata që u larguan nga PDSH, hajdeni prap sepse PDSH është shtëpi e madhe

Redaksia

Takim Zaev- Ajkhorst: Me Bullgarinë do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje evropiane që do të mundësojë fitore të dyfishtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More