Analizë: Autoritetet i kanë harruar deponitë dhe trajtimin e mbeturinave

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

 

Shkup, 6 korrik – Rritja e volumit të mbeturinave dhe trajtimi I tyre është shëndrruar në një problem serioz në nivel global, e nga kjo nuk ka shpëtuar as Maqedonia e Veriut, e fatkeqësisht ne qëndrojmë shumë keq në trajtimine tyre, dhe e gjithë kjo ka çuar që në tërë territorin e vendit tonë të krijohen deponi ilegale të cilat po shkaktojnë ndotje të madhe të ajrit dhe dëme tjera mjedisore, e që deri më tani asnjë strategji kombëtare nuk ka arritur të krijoj një mekanizëm se si ti qasemi kësaj problematike, nga e cila po demotohemi çdo dit, shkruan Zhurnal.

Për afro 30 vite në vendin tonë nuk është krijuar një strategji e mirëfilltë se si duhet që ti qasemi kësaj problematike, e cila me shtimin demografik është rënduar edhe më shumë, pasi janë prodhuar më shumë mbeturina, por që nuk janë krijuar kapacitete për ti menaxhuar ato, e tërë kjo ka bërë që I gjithë territori I vendit të mbushet me mbeturina dhe deponi ilegale. Deri më tani në vendin tonë vetëm deponia “Drislla” plotëson deri dikund standardet për trajtimin e mbeturinave, por ajo nuk mundet që të përballojë volumin ditorë apo edhe vjetor të sasisë së mbëturinave që prodhohen në vendin tonë.

Fatkeqësisht në vendin tonë nuk ka të dhëna zyrtare se sa deponi ilegale ka në tërë teritorin e Maqedonisë së Veriut, por besohet se vetëm në qytetin e Shkupit ky numër arrin në mbi 150, kurse në tërë territorin e vendin ajo shkon në mbi 1000 deponi të tilla ilegale, kurse deponi legale janë 45, por të cilët nuk plotësojnë asnjë standard për trajtimin e mbeturinave.

Sipas Ligjit për Menaxhimin e Mbeturinave në Maqedoninë e Veriut, parashikohet të krijohen tetë deponi rajonale në vend, e që përmes tyre ti jepet fund deponive ilegale, por që nga ekspertët rekomandohet që kjo shihër të ulet në 5 ose 7 deponi rajonale, pasi mungesa e bashkpunimit të komunave në këto projekte mund që të penalizoj dështimin apo edhe vonesat e ndërtimit të tyre. Rajonet lindore dhe verilindore janë shumë para në drejtimin e ndërtimit të këtyre qendrave rajonale, në krahasim me rajonet tjera të cilët kanë mbetur shumë prapa në realizimin e këtyre projekteve.

Sipas të dhënave të Agjencisë për Statistika të Maqedonisë së Veriut volumi i përgjithshëm I mbeturinave ka shënuar rritje nga vitit në vit, e kjo nënkupton se ëshë rritur edhe niveli I mbëturinave për frymë. Sipas kësaj agjencie në vitin 2016 janë gjeneruar 7968.585 tonë mbeturina në total, kurse për frymë banori është 376 kilogram. Në vitin 2017 sipas të dhënave të kësaj agjencie kemi 786.881 tonë mbeturina dhe 379 kilogram mbeturina për kokë banori. Në vitin 2018 kemi një rritje të sasisë së mbeturinave, ku në këtë vit në total u prodhuan 854.865 ton mbeturina apo 412 kilogram për baniorë. Viti 2019 shënon edhe vitin me nivelin më të lartë të mbeturinave në vendin tonë ku gjatë kësaj periudhe u krijuan 915.943 ton mbeturina apo 456 kilogram për banorë. Situata me nivelin e mbeturinat në vitin shënon ulje të lehtë, ku në vititn 2020 u krijuan 913.033 ton mbeturina apo 452 kilogram për kokë banori, shkruan Zhurnal.

Sipas të dhënave të Entit Statisktikor në vititn 2020 në Maqedonië e Veriut janë gjeneruar gjithësej 913.033 ton mbeturina, dhe nga ky total I mbeturinave janë mbledhur gjithësej 630.086 tonë mbeturina që nënkupton se 282.947 mbeturina kanë përfundur në deponitë ilegale që janë shpërndarë në tërë territorin e vendit tonë, e të cilët po shtohen nga dita në ditë. Nga sasia totale e mbeturinave që janë grumbulluar nga komuat në vitin 2020 522.954 ton ose 83 % janë mbledhur nga ekonomitë familjare, dhe pjesa tjetër prej 17 % nga personat juridikë dhe individë të cila janë mbeturina komerciale.

Gjenerimi dhe grumbullimi I mbeturinave sipas rajoneve në Maqedonië e Veriut:

RajonetMbeturinat e ProdhuaraMbeturinat e Mbledhura
Vardari89.38360.350
Rajoni Lindor106.78985.981
Rajoni Jugperëndimor184.28356.370
Rajoni Juglindor71.72151.274
Pellagonia97.06780.429
Pollogu128.60585.702
Rajoni Verilindo62.36839.320
Shkupi172.816170.660
Maqedonia e Veriut913.0.3363.086

Në bazë të këtyre të dhënave na tregon se rajoni I Shkupit është edhe prodhuesi më I madh I mbeturinave dhë njëkohësisht edhe grumbulluesi më I madh I tyre në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut, ku ajo ka grumbulluar 170 660 tonë ose 27.1% të sasisë totale të mbledhur në vendin tonë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur në Kuvend një ligj për menaxhimine mbeturinave, I cili në vete përmban edhe importimine mbeturinave nga jashtë vendit, e që kjo shkatoi reagime në opinionin publik. Në rast se një ligj I tillë miratohet ai do të jetë shkatërrues për ambientin në vendin tonë, pasi ne kemi probleme me mbeturinat tona ku për gati 30 vite ende nuk është arritur që të prodhohet një zgjidhje adekuate dhe do ti jepte fund kësaj maskre ekologjike. Gjithashtu vendi ynë nuk ka kapacitete dhe ska asnjë qendër të standardeve europiane për ti trajtuar mbeturinat, e në rast se ne marrim nga jasht kjo vetëm sa do ta komplikonte edhe më shumë gjendjen me deponitë ilegale në vendin tonë.

Qeveria duhet që të krijojë një strategji të mirëfilltë për ta adresuar këtë problematikë mjaftë shqetësuese, e cila po sjell pasoja jo vetëm për ambientin, por edhe për jetën e qytetarëve, dhe asesi të mos miratoj një ligj I cili u hap rrugë mbeturinave nga jasht vendit, pasi atëherë Maqedonia do të shëndrrohej në një bombë ekologjike.//Zhurnal.mk

Related posts

Shilegov: Për katër vite janë blerë 150 automjete për ndërmarrjet e Bashkisë së Shkupit

D V

Nga nesër qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të aplikojnë për pasaportave me emrin e ri

R Zh

Fillon ndërtimi i fazes së tretë të bilevardit “ASNOM”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More