Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Kosovë Maqedoni Rekomanduar Shqipëri TOP LAJM

Analizë/ “Bashkë pa kufi” – Sa janë realizuar 83 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri ?

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 15 qershor – Takimet mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë u shoqëruan me shumë folklorizma dhe pompozitete, si dhe me premtime të shumta për forcimin e marrëdhënieve mes tyre, e që gjatë së cilave u nënshkruan shumë marrëveshje, por që fatkeqësisht pak prej tyre janë realizuar, e që këto vonesa po penalizojnë bizneset dhe qytetarët e të dy vendeve, dhe njëkohësisht po pengojnë zhvillimin e përgjithshëm të dy shteteve shqiptare, shkruan Zhurnal.

Pavarsia e Kosovës krijoi mundësi dhe hapësirën e nevojshme për rritjen e bashkpunimit të përgjithshëm me Shqipërinë, me theks të veçantë në aspektin ekonomik pasi këta dy shtete kishin potenciale të fuqishme ekonomike të pa shfrytëzuara, por pengesat për shfrytëzimin e tyre ishin të natyrës burokratike. Të vetëdijshëm për këto barriera që po pengonin zhvillimin ekonomik të dy vendeve, Tirana dhe Prishtina kanë organizuar një sërë takimesh qeveritare me qëllim eliminimin këtyre pengesave dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Takimi i parë mes dy qeverive, atë të Tiranës dhe Prishtinës u mbajtë në Prizren më 11 janar 2014, ku u nënshkruan disa marrëveshje si ajo e partneritetit strategjik mes dy vendeve, bashpunim në fushën e trasportit dhe infrastrukturës, lehtësimin e tregëtisë dhe bashkpunim në fushën e integrimeve europiane.

Takimi i dytë u mbajtë në Tiranë më 23 mars të vitit 2015, në të cilën u nënshkruan 5 marrëveshje, 4 memorandume dhe dy protokole në fushat e arsimit, sigurisë, kulturës, ekonomisë dhe financave, që ishte një avancim i marëdhënieve mes dy shteteve, pasi në krahasim më mbledhjen e parë u nënshkruan më shumë marrëveshje të cilat ishin më gjithëpërfshirëse.

Takimi i tretë mes dy qeverive u mbajt në Prishtinë më 3 qershor të vitit 2016 në të cilën u nënshkruan 7 marrëveshje të bashkpunimit që përfshinin fusha të ndryshme me interes për të dyja palët.

Takimi i katërt u mbajt në Korçë më 27 nëntor të vitit 2017, në të ciën u nënshkruan 12 marrëveshje dhe memorandum mirëkuptimi në fushat e integrimeve euro-atlantike, ekonomi, tregti, diplomaci, kulturë, transport dhe në fushat tjera.

Takimi i pestë u mbajt në Pejë me 26 nëntor të vitit 2018, në të cilën u nënshkruan disa marrëveshje mes dy vendev si: heqja e tarifave për shërbimet Roaming, kontroll i përbashkët doganor në pikën Morinë-Vërmicë, njohja reciproke e patent shoferave dhe bashkpunime në fusha të tjera.

Takimi i gjashtë u mbajt më 2 tetor të vitit 2020 në Tiranë, në të cilin u nënshkruan 13 marrëveshje, memorandum dhe protokolle në sferën e diplomacisë, infrastrukturës, telekomunikacionit, kulturës, shëndetësisë.

Nga të gjithë takimet që kanë zhvilluar qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës janë nënshkruar gjithësej 83 marrëveshje të cilat përfshijë të gjitha fushat, por me theks të veçantë ekonominë, por ajo që bie në sy është fakti se shumë nga pikat për të cilët janë dakordësuar dy shtetet kanë mbetur vetëm në letër dhe shumë pak janë realizuar, shkruan Zhurnal.

Në studimin e tyre Instituti GAP, Instituti Riinvest dhe Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), theksuan se nga 53 objektiva ekonomik që kanë dalë nga marrëveshjet Kosovë-Shqipri, plotësisht janë realizur 49% e tyre, 36 % nuk janë realizuar plotësisht, 9 % nuk janë realizuar fare, kurse për 3 nuk ka përgjigje.

Pos marrëveshjeve tregtare egzistojnë edhe shumë marrëveshje të tjera të cilat nuk janë zbatuar plotësisht apo nuk kanë nisur fare siç janë: Shërbime të përbashkëta konsullore është një nga marrëveshjet e arritura mes dy vendeve, por që e nejta nuk është zbatuar plotësisht, Qendra e Përbashkët Trajnuese për trajnimin e administratës tatimore të Kosovës dhe Shqipërisë, nuk ka nisur ende nga puna, Fondi Zhvillimor për Luginën e Preshevës është realizuar pjesërisht, ndërimi i hekurudhës Kosovë-Shqipëri me një rëndësi të madhe për dy vendet ende nuk ka filluar ende nga puna.

Këto janë vetëm disa nga shumë pikat e marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve të cilat nuk janë zbatuar apo janë zbatuar pjesërisht, e që duhet të jetë një këmbanë alarmi për autoritetet e këtyre shteteve, që ti lënë anash pompozitetet dhe të agazhohen seriozisht për ti zbatuar pikat të cilët do të mundësonin zhvillimin e tyre./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Ambasada e Amerikës ngushëllon familjarët e viktimave për tragjedinë në Kroaci

D V

Kurti takohet me të mbijetuarit e aksidentit në spitalin e Slavonski Brod

D V

Këshilltari gjerman i Bashës i shkruan ambasadores Yuri Kim: Berisha ka bërë shumë për perëndimin dhe Shqipërinë, ai është një njeri i SHBA dhe BE dhe s’ka lidhje me krimin

D V

Identifikohen edhe dy viktima tjera nga aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci, janë nga Rahoveci

D V

Eksperti kroat i komunikacionit: Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak

D V

Imazhe nga vizita e Kurtit dhe kryeministrit Plenkoviq në spitalin e Slavonski Brodit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...