Analizë: Nga pamundësia për t’i realizuar, BDI fshinë të gjitha premtimet nga interneti!?

Shkup, 1 korrik – Bashkmi Demokratik për Integrim (BDI) është partia e cila ka qëndruar më gjatë në pushtet në Maqedoninë e Veriut, pasi që a jo që nga formimi i saj i ka fituar të gjitha ciklet zgjedhore si në nivel qëndrorë edhe në atë lokal, e që këtë ajo e ka arritur përmes programeve dhe premtimeve të shumta, por ajo që bie në sy është fakti se ajo me të përfundur zgjedhjet, BDI i zhdukë deklaratat dhe programet më të cilat i ka fituar zgjedhjet, duke ja pamundësuar opinionit që të ketë qasje në to.

 

Qëllimi i partive politike është marrja dhe ushtrimi i pushtetit shtetërorë, e për të realizuar këtë gjë ato krijojnë strategji dhe programe të ndryshme, duke ju premtuar njerëzve atë për të cilën ata kanë nevojë, e që kjo pastaj ju mundëson atyre që të marrin sa më shumë vota, duke ju dhënë mundësi që të udhëheqin me institucionet shtetërore. Ajo që është me rëndësi për partitë politike në sistemet demokratike është fakti se ata duhet që të mbajnë përgjegjësi për premtimet e dhëna, për realizimin apo edhe mosrealizimin e tyre, dhe programet apo platformat me të cilat ata kanë konkuruar dhe kanë fituar zgjedhjet duhet që të jenë transparente dhe publike me qëllim që qytetarët të kenë qasje në to, shkruan Zhurnal.

Jo të gjithë partitë politike janë aq transparente dhe llogaridhënëse për premtimet që ata kanë dhënë gjatë fushatave, dhe në shumë raste ato nuk janë as traspaarente, pasi me përfundimin e zgjedhjeve ato kujdesen që të fshijnë çdo gjurmë nga ato që kanë folur dhe nga platformat dhe programet më të cilën kanë marrë votat e qytetarëve, e që kjo flet për një mungesë përgjegjësie apo edhe mungesë transparence ndaj atyre që u kanë dhënë besimin për të qeverisur.

Bashkimi Demokratik për Integrim që nga dalja e saj në skenën politike të vendit në vitin 2002 ka qenë fituesja e padiskutuar në kampin politik shqiptarë, pasi ajo ka fituar të gjitha ciklet zgjedhore, e që nga ai vit ajo ka hartuar platforma dhe strategji me të cilën ka dalë para qytetarëve dhe me të cilët ajo ka korrur suksese.

Ajo që bie në sy tek kjo parti është fakti se gjatë fushatës zgjedhore ato dominojnë nëpër mediume duke promovuar kandidatët e tyre, zotime, programet dhe platformat, por që menjëhërë pas përfundimit të zgjedhjeve ato kujdesen që të fshinë apo edhe të fshehin çdo gjë nga sytë e publikut për ato që kanë deklauar apo edhe që janë zotuar, e që kjo gjë po e shëndrronë atë në një parti ku mungon transparenca dhe llogaridhënia.

BDI përmes këtij veprimi po e pranon dështimin e saj në realizimin e premtimeve që ajo ka dhënë gjatë fushatave zgjedhore, e që duke i fshirë zotimet, ajo po synon që të shfrytëzojë faktorin “harresë”, e që pastaj të njejtat gjëra që i ka premtuar në ciklet e kaluara, ti riciklojë në ciklin tjetër e ti paraqesë si zotime të reja që ajo do ti realizojë.

Progami me të cilën BDI fitoi zgjedhjet e fundit, e që kishte si synim zgjedhjen e Kryeministrit të parë shqiptarë, e që kjo fushatë pos saj ishte e mbushur edhe me shumë deklarata, premtime nga kjo parti, por në qoftë se sot do ti kërkosh ata në internet, pothuajse nuk do të mund të gjeshë asgjë, pasi që gati të gjitha ata janë fshirë, e që kjo ju pamundëson qytetarëve që të kërkojnë llogari për gjërat që ata kanë premtuar, por nuk i kanë realizuar. Të njejtin fat e kanë përjetuar edhe premtimet, platformat dhe programet tjera me të cilin kjo parti i ka fituar zgjedhjet, por që të njejtat janë “zhdukur” në mënyrë misterioze dhe nuk janë fshaqur më asnjëherë në publik, shkruan Zhurnal.

Zotimet, platformat dhe programet e kësaj partie jo vetëm që nuk gjenden në internet, por të njejtat nuk mund ti gjesh as në faqn zyrtare të kësaj partie, e kjo tregon se nuk është një rastësi, por që e gjitha është një plan i mirëorganizuar për të fshehur çdo gjë nga opinioni publik dhe votuesit e saj.

“Agjenda e Gjelbert” është platformë me të cilën kjo parti do të garojë në zgjedhjet e ardhëshme lokale që priten të mbahen në tetor të këtij viti, por historia na ka bërë që të besojmë se edhe kjo do ta përjetojë fatin e njejtë me programet dhe platformat tjera të kësaj partie, të cilët janë “zhdukur” menjëherë pasi janë mbyllur kutitë e votimit.

Rasti i BDI-së me zotimet, programet dhe platformat është një nga rastet më të “çuditshme” në botë, pasi ajo e krijon një gjë, e mbështet dhe e promovon, por që pas përfundit të zgjedhjeve e njejta gjë e frikson deri në palcë, saqë bën çdo gjë që ta fsheh apo ta zhdukë sikur të mos kishte egzistuar asnjëherë.//Zhurnal.mk

Related posts

Hapet pjesa e re e bulevardit “Nikolla Karev” në Shkup

R Zh

Filluan punët ndërtimore për zgjerimin e bulevardit “Bllagoja Toska” në Tetovë

Z H

Shahpaska pret që deri në fund të këtij muaji të miratohen ndryshimet në Ligjin për falimentuesit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com