Analizë/ Cilat janë premtimet e pa realizuara të Georgievskit në Gazi Babë

Shkup, 27 shtator – Histooria e pluralizmit politik në vendin tonë na ka mësuar që kandidatët që garojnë për të fituar zgjedhjet, në kohë fushate premtojnë gjithçka, por që pas zgjedhjeve ato shumë pak realizojnë nga ata që kanë thënë, e rast i njejtë është edhe kryetari aktual i Gazi Babës Borçe Georgievski i cili ka bërë shumë pak në realizimin e atyre projekteve për të cilat ka marrë votën e elektoratit të kësaj komune.

 

Gazi Baba është një nga komunat е Shkupit e cila në bazë të regjistrimit të popullsisë së vitit 2002 ka gjithëse 72.617 banorë, që e bënë atë komunë më të populluar të këti qyteti. Maqedonasit përbëjnë grupin më të madh etnik në këtë komunë me 73.67 %, shqiptarët renditen të dytët me 17.21 %, serbet me 2.9 %, romët 2.9 % dhe pjesa tjetër përbëhet nga etni të ndryshme, shkruan Zhurnal.

Këto numra tregojnë se edhe pse shqiptarët nuk janë shumic në këtë komunë, ato janë përcaktuesit se cili nga kandidati apo partia do të fitojë në këtë komunë, por që edhe përkundër kësaj vëllimi i investimeve kapitale në zonat ku jetojnë ato është shumë i ulët në krahasim me pjesët tjera të Gazi Babës.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Gazi Babën e fitoi Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) me kandidatin e saj Borce Georgievski, i cili në atë kohë premtoi shumë gjëra që sipas tij do të ndikonin pozitivisht në banorët e kësaj komune dhe do të përmirsonte dukshëm jetesën e tyre.

Këto deklarata dhe zotime u mirëpriten shumë mirë nga qytetarët e saj, po që pas arritjes së fitores shumë pak nga zotimet e tij u realizuan, e kjo më së shumti është e shprehur në zonat ku shqiptarët janë shumicë, pasi thuajse nuk është bërë asgjë për të zgjidhur hallet dhe nevojat e këtyre qytetarëve.

Nxenësve në fshatin Bërngjancë të komunës së Gazi Babës nuk u lejtohet mësimi në shkollën e fshatit dhe si pasojë rreth 60 nxënës duhet që të udhëtojnë 3 kilometra deri në Haraçinë që është komunë tjetër për të ndjekur mësimin, të njejtin problem e kanë edhe nxënësit të fshatit Idrizovë të cilët kërkojnë mësim në gjuhën amtare nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, por që kjo kërkes u refuzua në vititn 2019 nga krytari i kësaj komune duke nxjerur arsyetime të ndryshme. Pas protestës së prindërve dhe të nxënësve u narrrit një mrrëveshje për ndërtimi e një shkolle të re për këto nxënës, ku këtë premtim e dha Borçe Geogrgievski dhe ministri i arsimit të asaj kohe nga BDI Arbër Ademi, por që fatkeqësisht ky premtim mbeti vetëm në letër, e kjo ka detyruar që prindërit e këtyre nxënësve të dalin përsëri në rrugë dhe ta bojkotojnë mësimin, shkruan Zhurnal.

Me slloganin “Jetë në Gazi Babë për të gjithë”, por tu mohosh te drejtën e mësimit në gjuhën anëtare nxënësve shqiptarë, nuk është tjetër pos një HIPOKRIZI e hapur, që fatkeqësisht kjo po ndëmtonë arsimimin e fëmijëve të pafajshëm, pasi mëktati i vëtëm i tyre është se ata kërkojnë mësim në gjuhën shqipe. Ndërsa në të njejtën kohë egzisotjnë në lagjen Hipodrom po ndërkohet shkollë e re dhe sallë sportive me kushtet më moderne, ndërsa për nxënësit shqiptarë ska mjete për ndërtimi e një shkolle ku ata do të kishin mundësi të mësonin shkrim-leximin në gjuhën anëtare. Kjo histroi të bënë të mendosh se pos në Afrikën e Jugut, APARTEIDI po vazhdon që të jetë prezent edhe në Maqedoninë e Veriut.

Vërshimet e vitit 2016 në lagjen Hasanbet në vitin 2016, shkaktuan shumë viktima dhe dëmë të mëdha infrastruktorure, por që gjatë fushatës elektorale të vitit 2017, kryetari aktual premtoi se në qoftë se qytetarët ia jepnin besimi, ai do të investonte për përmirsimin e rrugëve dhe infrastrukturës së përgjithme. Fatkeqësisht edhe pse kanë kaluar më shumë se 5 vite nga vërshimi, infrastruktura në Hasanbet vazhdonë që të jetë në gjendje katastrofike pasi gjatë mandatit të tij të parë ai nuk investoi asgjë për të përmirsuar jetën e këtyre banorëve, shkruan Zhurnal.

Premtim tjetër elektoral i tij ka qenë gazifikimi i komunës së Gazi Babës, por që edhe pse ai është në përfundim të mandatit katër vjeçar ende nuk ka agjë konkrete në realizmimin e këti projekti që është shumë i rëndësishëm për banorët e saj, i cili do ti kishte shpëtuar ata nga ajri i ndotur që skaktohet nga përdorimi i lëndëvë te ndryshme djegëse për ngrohje.

Ndërtimi i një poliklinike të re në lagjen Avtokomandë ishte një premtim tjetër që ka bërë kryetari aktual, dhe në bazë të programit “Jetë në Gazi Babë për të gjithë” ky projekt do të duhej që të përfundonte në vitin 2019, por që edhe pse tani jemi në vitin 2021 ende nuk është realizuar asgjë nga ato që ai ka premtuar.
Këto janë vetëm disa nga premtimet e shumta që ka bërë Borçe Georgievski, të cilat nuk janë realizuar, dhe slogani i tijë Jetë për të Gjithë është vetëm për konsum politik, pasi ai ka treguar me fakte se banorët e kësaj komune nuk janë të barabartë dhe nuk trajtohen si të tillë, por a do ta votojnë shqiptarët përsëri për një kandida që ska investuar asgjë në lagjet e tyre, kjo mbetët të shihet më 17 tetor.////Zhurnal.mk

Related posts

Ministrja Shahpaska për vizitë pune në Shqipëri

D V

Riker paralajmëroi “listë të zezë” edhe për Maqedoninë e Veriut në takimin me Zaevin

D V

Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare, njoftojnë nga LAMM

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More