Analizë: Cili është fati i të akuzuarve nga lëndët e ish PSP-së, ca në burgje e ca të lirë

Shkup, 22 shtator – Zvarritja e proceseve gjyqësore është një dukuri e zakonshme në Maqedoninë e Veriut, e kjo situata edhe më shumë përkeqësohet kur lënda ka të bëjë me funksionar apo ish funksionar të lartë shtetëror, e këtë na e dëshmojnë lëndët Titanik, Parleat në Vodno dhe Target-Fortesa, të cilët janë hapur para shumë viteve, por që ende nuk po gjejnë epilog përfundimtar.

Publikimi i përgjimeve të ashtuquajtura “BOMBA” nga lideri i opozitës së atëhershme dhe kryeministri i tanishëm Zoran Zaev kishin të bënin me keqpordorimet e shumta të qeverisë së udhëhequr nga Nikola Gruevski dhe minstrat tjerë të kabinetit, e që të njejta shokuan mbarë oponionin publik dhe krijuan revoltë të madhe tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.

Këto zhvillime e futën shtetin në një krizë të rëndë politike, që detyroi liderët tanë që me ndërmjetësimin edhe të faktorit ndërkombëtarë të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për daljen nga situata e krijuar, e cila rrezikonte paqen dhe stabilitetin e vendit. Kështu u arrit marrëveshja e Përzhinos, ku në kuadër të saj parashihej krijimi i një Prokurori Speciale për të hetuar rastet e predentuara nga opozita e asaj kohe.

Pas krijimit të kësaj prokurorie në fund të vitit 2015, ajo filloi me hapjen e hetimeve për predentimet e opozitës për keqpordorimet që kishte bërë pushteti i atëhershëm, e kjo u cilësua si një sinjal i mirë se edhe në Maqedoninë e Veriut mund të kishte drejtësi. Kjo prokuroi hapi shumë lëndë ndaj funksionarëve dhe ish funksionarëve, si Titanik, Target-Fortesa, ku si të akuzuar ishin ish kryeministri i vendit, ministrja e brendshme, drejtori i shërbimit sekret, e shumë persona të tjerë.

Në atë kohë u premtua se do të kishte hetim të drejtë dhe larg çdo ndërhyrje politike, por që zhvillimet thonin dicka thjetër që ndikuan që këto deklarata të priten me skepricizëm, pasi ne jemi dëshmitarë se prokurorin dhe gjykatësin këtu e bënë politika, dhe këtu politika është ajo që të dënon apo edhe të liron dhe jo faktet apo gjykatat. Fatkeqësisht kjo do të vërtetohej edhe me prokurorinë speciale dhe lëndët e saj, të cilat nuk po gjejnë ende një epilog, por vetëm zvarriten.

Rasti TITANIK është rasti i parë që ka hapur Prokuroria Speciale në vitin 2016, e cila ka të bëjë me shkeljen e të drejtës së votës, ryshfet në zgjedhje, shkatërrim të materialeve zgjedhore dhe keqpërdorim të fondeve për fushatën elektorale 2012, ku në këtë rast janë të akuzuar 21 persona mes të cilave janë Nikola Gruevski, Martin Protugjer, Kiril Bozinovski, Mile Janakieski dhe Gordana Jankuloska. Kjo konsiderohet si lënda më voluminoze të PSP-së me pothuajse 6.000 prova materiale, mbi 1.000 përgjime dhe mbi 200 dëshmitarë.

Seanca e parë për këtë rast ishte caktuar data 2 prill të vitit 2018, por që ende nuk kemi një konkluzion përfundimtarë për këtë rast ndonëse kanë kaluar më shumë se 3 vite që nga fillimi i gjykimit. Sikur të mos mjaftonte kjo, katërmbëdhjetë të akuzuar në lëndën “Titanik”, nuk do të përgjigjen për këtë vepër penale pasi lënda u është vjetruar. Gykimi për këtë lëndë ende po vazhdon, dhe nuk ka dritë në fund të tunelit se kjo çështje do të zgjidhet ku të pandehurit të shpallen fajtorë apo të lirohen nga akuzat, pasi mënyra se si po zvarritet procesi të bënë të mendosh se zgjidhjen e saj po e pamundësojnë ndërhyrjet politike, pasi arsyetim tjetër logjik për këtë çështje nuk mund të ketë duke marrë parasysh se si funksionon “drejtësia” në Maqedoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.

Target-Fortesa është një proces tjetër gjyqësor që u inicua nga Prokuroria Speciale, e cila kishte të bëjë me hetimin e përgjimeve masive që ishte bërë nga shërbimi sekret në periudhën 2008-2015, ku bësohej se janë përgjuar ilegalisht mbi 20 mijë qytetarë të vendit. Hetimi për këtë rast ishte hapur në vitin 2016 nën emërtimin “Kalaja” për për shkatërrimin e sistemeve të monitorimit të komunikimit në DSK , dhe më 17 nëntor të të njëjtit vit prokuroria hapi një hetim tjetër të koduar “Target” për përgjimet e paligjshme, të cilat pastaj u bashkuan. Në këtë rast akuzohen akuzohen 12 persona, mes tyre ish-drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijalkov, ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankuloska dhe 10 persona të tjerë të punësuar në policinë sekrete. Sipas të dhënave të OSBE-së që kanë të bëjnë me monitorimine rasteve të Prokurorisë Speciale nga nëntori i vitit 2016 deri në nëntor 2018, deri në 60 përqind të seancave për këtë lëndë u shtynë. Kjo çështje për herë të parë ju paraqit gjykatës në qershor 2017, ndërsa gjyqi i parë u zhvillua gjysmë viti më vonë, pra filloi në janar 2018.

Në shkurt të këti viti, pra rreth 4 vite që nga seanca e parë 11 të akuzuarit për këtë rast u dënuan me 55 vjet burg dhe 10 vjet provë, ku ish drejtori i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov u dënua me 12 vjet burg, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska u dënua me 4 vjet burg, ish kryetari i Kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski me 6 vjet burg. Ky rast ende nuk ka përfunduar plotësisht, pasi të dënuarit kanë ankimuar rastin në gjykatën e Apelit, e cila ende nuk ka dhënë verdiktin e saj, që nënkupton se kjo çështje ende nuk është mbyllur, ndonëse të disa prej të akuzuarve janë në burg.

“Parcelat në Vodno” është një çështje tjetër e cila është hapur nga prokuroria e vendit vitin e kaluar, por si duket edhe kjo do ta përjetojë fatin e rasteve të mëparshme, pasi edhe këtu si të akuzuar janë ish funksionarë të lartë shtetërorë. Në këtë proces akuzohen Nikolla Gruevski, Saso Mijalkov, Jordan (Orce) Kamçev, nëna e tij Ratka Kunovska-Kamceva, Risto Novacevski dhe Nenad Josifovic. Ish kryeministri Gruevski në këtë rast akuzohet për përvetësimin e 1.3 milion euro në periudhën nga 2006 deri në 2012, si pjesë e parave që u dhanë si donacione për financimin e partisë dhe që i njejti nuk i ka treguar si të tilla. Gruevski akuzohet për veprat e “pastrimit të parave dhe blerjes dhe fshehjes së paligjshme të pronës”, kumbari i tij Risto Novacevski, biznesmenët Nenad Josifovic, Jordan (Orce) Kamcev dhe Ratka Kunovska Kamceva akuzohen për “pastrim parash”, dhe Saso Mijalkov, akuzohet për ndihmë dhe përkrahje në krim. Seancat për këtë rast rregullisht prolongohen dhe gjykimi zvarritet, që nënkupton se do të dyhen më së paku 3 apo 4 vite për të dhënë një vendim final, pasi me shumë gjasë politika po bllokon hetimin e plotë dhe të shpejt të këti rasti, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut ka marrë rregullisht kritika nga institucionet ndërkombëtare për fenomenin e zvarritjes së proceseve gjyqësore, me theks të veçantë kur ka të bënë me funksionar të lartë shtetërorë, por që deri më tani nuk është ndërrmarrë asgjë për ta përmirsuar këtë situatë, pasi për shumë raste që kanë filluar shumë vite më parë ende nuk ka një epilog.

Këto lëndë kanë bindur edhe më skeptikët, se sistemi i drejtësisë në vendin tonë bëhet nga politika dhe jo nga gjykatat e që e gjithë kjo ka bërë që të humbet edhe ai pak besim që egzistonte në drejtësinë e këti vendi që ka ndikuar që njerëzit të binden se funksionarët shtetëror janë të paprekshëm nga ligji.//Zhurnal.mk

Related posts

Ministri alternativ grek i Punëve të Jashtme Varviciotis në Shkup

D V

Bilall Kasami shpalos 16 projektet kapitale: Tetovën do ta ndryshojmë me ka krejt

Z H

Sot 386 raste të reja dhe 529 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More