Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar

Analizë / Decentralizimi, shpëtim për pushtetin lokal

Shkup, 16 prill, Zhurnal.mk – Me zhvillimin e sistemeve demokratike në botë, një peshë shumë të madhe dhe të veçantë ka organizimi, pozita dhe funksioni i vetëqeverisjes lokale e cila konsiderohet si një vlerë bazike për sistemet politike moderne. Kjo rëndësi e vetëqeverisjes lokale rrjedh nga shkaku se ajo gjendet shumë më pranë banorëve lokal e cila i mundëson asaj që për së afërmi ti njohë dhe ti shohin problemet lokale se sa që mund ta bëjnë pushteti qendror, dhe duke e njohur problematikën shumë më lehtë mund të gjejë zgjidhje adekuate për çështjen, ky element i ka dhënë asaj në pozitë mjaft të rëndësishme në sistemet politike të shteteve të botës, shkruan Zhurnal.mk. 

Me vetëqeverisje lokale të decentralizuar nënkuptojmë se organizimi dhe funksionimi i pushtetit lokal rrjedh nga transferimi i një pjese të funksioneve të cilët me herët janë ushtruar nga pushteti qendror.

Republika e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësimi i saj kishte një sistem të centralizuar politik, edhe përkundër ligjit të vitit 1995 për vetqeverisje lokale, e cili parashihte kompetenca shumë të kufizuara për pushtetin lokal. Situata do të ndryshonte me Marrëveshjen e Ohrit, e cila për ndarje me të drejt të pushtetit mes komuniteteve kërkoi decentralizim të pushtetit e që u mbështet edhe nga Bashkimi Europian, e cila çoi në reforma të mëdha legjislative në vitin 2004.

Në bazë të këtij ligji gjithë territori i vendit u nda në 84 komuna , të cilët në krahasim me vitet e para të demokracisë posedojmë kompetenca me të gjëra në fusha të ndryshme si: lëshimi i miratimit për objektet ndërtimore me rëndësi lokale rregullimi i hapësirës dhe rregullimi i tokës ndërtimore; mbrojtja e mjedisit dhe natyrës; zhvillimi ekonomik lokal; kultura; sporti dhe rekreacioni; mbrojtja sociale dhe mbrojtja e fëmijëve; arsimi fillor dhe i mesëm; kujdesi shëndetësor; mbrojtja nga zjarri dhe kompetenca të tjera të cilët janë të parapara me ligj. Ky proces që ka filluar rreth 17 vite më parë është ende në proces e sipër, pasi ende nuk kemi një proces të kompletuar edhe përkundër kohës së gjatë që ka kaluar që nga fillimi i saj.

Problemi kryesor i procesit të deritanishëm të decentralizimit në Maqedoninë e Veriut ka të bëjë me aspektin financiar, pasi edhe pse janë bërë hapa drejt decentralizimi fiskal ai është i pa mjaftueshëm për funksionimin e komunave pasi pjesën më të madhe të të ardhurave u’a merr pushteti qendror që ndikon që ato të vazhdojnë të jenë të varura financiarisht nga qeveria. Varësia financiare e komunave nga pushteti qendror është aq e madhe sa shifrat shkojnë deri në 60 % të të ardhurave që përbën një rrezik shumë të madh për autonominë e pushtetit lokal.

 Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) e cila është rritur nga 3 % në 4.5 %, dhe bllok dotacionet janë të ardhura nga pushteti qendror me qëllim financimin e aktiviteteve të pushtetit lokal, kjo na tregon se ne si vend më shumë kemi një dekoncentrim se sa një decentralizim të mirëfillt të pushtetit pasi komunat e kanë të pamundur funksionimin pa mbështetje nga mjete të tjera. Të hyrat e përgjithshme të komunave në vendin tonë janë 5.4 % të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) dhe në bazë të këtyre shifrave ne jemi vend me decentralizim të mesëm dhe në krahasim me mesataren e vendeve të BE-së ne qëndrojmë larg pasi ata kanë të hyra prej 10.6 % të BPV-së që është thuajse dyfishi i vendit tonë.

Me autonomi më të madhe financiare komunat do të jenë të aftë për të realizuar shumë më shumë investime kapitale sa sa janë tani në gjendje ta bëjnë në mungesë të burimeve autonome financiare.

Në aspektin e decentralizimit fiskal në rajonin e Ballkanit Perëndimor nivel më të ulët ka Bosne-Hercegovina  4.5 %, Shqipëria 3.6 %, ndërsa nivel më të lartë ka Mali i Zi 6.5 % dhe Kosova 7.7 %, ndërsa Maqedonia e Veriut 5.4 % që tregon se ne qëndrojmë relativisht mirë në krahasim me disa vende të rajonit.

Lejet ndërtimore janë një problematik tjetër në procesin e decentralizimit, edhe përkundër se komunat kanë kompetenca të gjëra në këtë fushë, por përsëri për disa çështje të lejeve duket të pyetet dhe merret pëlqimi i pushtetit qendror, e që kjo shkakton edhe cënimin e autonomisë së vetqeverisjes lokale që shumë herë nga kryetarët e komunave është bërë thirrje që kjo çështje të zgjidhet por që ende nuk kemi një vendim përfundimtar për të.

Arsimi është një fushë tjetër e cila po vuan nga mungesa e decentralizimit të plotë, edhe pse ka kompetenca në këtë fushë ajo përsëri është e varur nga pushteti qendrorë për themelimin, mirëmbajtjen e shkollave dhe transportimin e nxënësve, duke ja pamundësuar pushtetit lokal realizimin e detyrave dhe kompetencave të cilët i takojnë me ligj.

Decentralizimi fiskal është shumë i rëndësishëm për një decentralizim të mirëfilltë pasi në mungesë të financave nuk mundet që të funksionoj pushteti lokalë, për këtë shkak nevojitet rritja e përqindjes së të ardhurave nga TVSH-ja që është 4.5 % të shkoj në rreth 10 % dhe tatimi personal nga 3 % që është aktualisht të shkoj në rreth 50 %, kjo do ti jepte autonomi të vërtetë komunave.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Mileski theksoi se vitit 2021 do të jëtë viti i decentralizimit në Republikën e  Maqedonisë së Veriut, pasi do të miratohen shumë ndryshime në legjislacionin ekzistues për pushtetin lokal, dhe në fillim të vitit 2022 do të filloj zbatimi i këtyre reformave.

Shkaqet e vonesave të tilla janë të ndryshme duke filluar nga mosgatishmëria dhe ngurrimi i pushtetit qendror për ti dorëzuar kompetencat e ti në drejtim të pushtetit lokal e cila do të ndikonte në uljen e fuqisë ndikuese politike të pushtetit qendrore. Si pengesë tjetër del fakti se decentralizimi fiskal do të ndikonte direkt edhe në buxhetin shtetërorë, pasi një pjesë e madhe e të ardhurave që tani arkëtohen në buxhet do ti kalonin direkt vetëqeverisjes lokale e kjo do ta dobësonte fuqinë financiare të shtetit.

Si shtet aspirant për integrimet europiane ne duhet ti qasemi kësaj çështje më me seriozitet dhe ta përmbyllim këtë proces i cili është stërzgjatur e i cili edhe përkundër premtimeve të shumta ende nuk ka një datë se kur do të përfundojë, shkruan Zhurnal.mk.

Postime të ngjashme

Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti uron besimtarët mysliman me rastin e Fitër Bajrami

N E

Pedro Sançez: Spanja mbështet hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE

N E

Lajmi i Fundit / I plagosur në Butel të Shkupit, ndërroi jetë

N E

Hoxha thirrje bujqve për të aplikuar për subvencione

R Zh

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

Një shtatë vjeçare lëndohet rëndë në një aksident trafiku në Tetovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...