Analizë: A është e nevojshme doza e tretë e vaksinës, kush duhet ta mer dhe kur ?

Shkup, 22 shtator – Ndërsa bota po vazhdon të përballet me pandeminë që ka shkaktuar Kovid-19, shumë shtete kanë paralajmruar dozën e tretë të vaksinimit, e cila sipas mjekëve do të rrisë mbrojtjen dhe imunitetin nga varianti Delta apo edhe ndaj varanteve të tjera që mund të dalin, por që ky veprim është pritur në mënyra të ndryshme, ku disa janë pro e disa të tjerë shprehin kundështin për një veprim të tillë.

 

Kovid-19 është një virus i cili për herë të parë u has në vitin 2019, e që për një periudhë shumë të shpejtë u shpërnda në të gjithë botën, duke shkaktuar milion të infektuar dhe të vdekur, dhe në të njejtën kohë ajo vazhdon ta mbajë botën nën frikën e infektimeve dhe vdekjeve të reja, shkruan Zhurnal.

Shkenctarët po përballeshin me një virus të panjohur, e kjo po e bënte shumë të vështirë trajtimin apo edhe zbulimin e një kure e cila do të paralizonte virusin dhe do ta pengonte përhapjen e saj. Kështu për tu përballur me këtë situatë shtete angazhuan të gjitha kapacitete e tyre për të prodhuar një vaksinë e cila do t jepte fund këti virusi, dhe për një kohë të shkurtër disa prej tyre e arritën këtë qëllim.

Zbulimi i tyre u prit me entuziazëm të madh në të gjithë botën, pasi besohej se me një apo edhe dy doza do krijohej imuniteti i duhur për ti bërë ballë virusit, por që këto parashikime dhe hulumtime nuk do të rezultonin të sakta, pasi varianti Delta, tregoi se ato ishin të pa mjaftueshme për të mbrojtur njerëzit.

E gjendur në këtë situatë disa shtete si Izraeli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brtiania e Madhe, Itali, Kina Rusi dhe shumë shtete tjera kanë fillua impelentin e një dozë të tretë si një garanci më e madhe për ti mborjtur qyetarët e tyre nga Kovid-19. Në këtë pjesë shtete kanë qëndrime të kundërta, pasi disa theksojnë se ajo do tu jepet personave me imunitet të botët apo të atyre mbi 60 vjeç, ndërsa disa vende mbajnë qëndrimin se ata duhet që të jepen tek të gjithë qytetarët. Kjo është edhe arsyeja që ka shkaktuar reagime në disa shtete, të cilat e konsiderojnë dozën e tretë si të pa nevojshme, ndërsa një pjesë tjetër e mbështesin këtë, gjithashtu disa e kundërshtojnë vaksinimin masi të popullatës me dozën e tretë e disa të tjerë e mbëstesin, shkruan Zhurnal.

Deri më tani 43.7 % e popullsisë botërore ka marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër KOVID-19, ndërsa në të nejtën kohë janë administruar mbi 6 miliard doza në nivel global, dhe 28.48 milion tani administrohen çdo ditë. Fatkeqësisht deri më tani vetëm 2 % e njerëzve në shtetet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Pse duhet një dozë e tretë?

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimet dhe Imunizimin (JCVI) ka rekomanduar që personat mbi 12 vjeç të cilët ishin të imunosupresuar (kanë një sistem imunitar të dobësuar) në kohën e vaksinave të tyre të para dhe të dyta (vaksinimi parësor) duhet të marrin një dozë të tretë të vaksinës kundër Kovid -19.

Sipas të dhënave të Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njerëzit me imunitet të dobët, praktikisht nuk kishin mbrojtje pasi kishin marrë dy doza të vaksinës Pfizer-BioNTech, Moderna dhe ata pas dozës së tretë organizmi i tyre kishte prodhuar 30 deri në 50 % antitrupa, shkruan Zhurnal.

Sipas Zoe Covid Study mbrojtja pas dy dozave të Pfizer u ul nga 88 % në një muaj në 74 % në pesë deri në gjashtë muaj, ndërsa AstraZeneca, rënia ishte nga 77 % në 67 % në katër deri në pesë muaj, që tregon se me kalimin e muajve fuqia mbrojtëse e tyre gradualish dobësohet duke e ekspozuar të vaksinuarin ndaj rezikut të infektimit.
Izraeli, i cili filloi vaksinimin e popullsisë së tij në korrik të këti viti me dozën e tretë të vaksinës Pfizer-BioNTech , për njerëzit mbi 60 vjeç , e analiza e fundit tegojnë jo vetëm reduktim të ndjeshëm të pacientve në gjendje të rëndë me Kovid-19, por gjithashtu numri i pacientëve të infektuar ishte ulu me 11 herë.

Cili është allimi mes “Booster Dose” dhe “Dozës së Tretë”?

Sipas CDC një dozë përforcuese (Booster dose) kuptohet si një dozë shtesë që i jepet një personi që tashmë ka marrë dy vaksina dhe ka krijuar imunitet të mjaftueshëm, por mbrojtja e të cilit është zvogëluar me kalimin e kohës, ndërsa kjo dozë është krijuar për zgjatur imunitetin.

Termi doza e tretë ose injeksioni i tretë përdoret për rastet kur sistemi imunitar i një individi nuk i është përgjigjur plotësisht dy injeksioneve të para të vaksinës.

Nuk egziston ende një hulumtim i saktë që do të percaktonte se kur është koha e duhur për marrjen e dozës së tretë, por sipas disa sheknctarëve ajo duhet të merret 28 ditë pas vaksinës së dytë për personat me imunitet të dobët, ndërsa për personat tjerë ajo duhet të merret 8 muaj pas dozës së dytë.

A lejohet përzierja e vaksinave?

Të gjitha hulumtimet për efikasitetin e përzierjes s vaksinave janë në fazat e hershme, por një studim paraprak nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit në qershor zbuloi se përzierja e vaksinave AstraZeneca (AZ) dhe Pfizer krijoi një përgjigje të fortë imune kundër virusit, duke krijuar më shumë antitrupa se sa që mund të kijonte një dozë e vetëm AstraZeneca ose dy doza të saj, shkruan Zhunal.

Maqedonia e Veriut është një nga vendet e cila u godit më fuqishëm nga Kodiv-19, e cila shkaktoi shumë viktima dhe të infektuar, por kjo situatë e vështirë po vazhdon ende në vendin tonë, e që e gjithë kjo ka detyruar autoritete që të marrin vendim për imunzimin me dozën e tretë të personave me imunitet të dobët dhe pesonelti mjeksorë. Ndërsa sa i pëket imunizimit të përgjithshëm ende nuk ka një vendin përfundimtarë, e për të njejtët pritet përgjigjë në ditët në vazhdim.

Të gjitha hulumtimet e deritanishme kanë teguar se një dozë e tretë është shumë e nevojshme për personat me imunitet të dobët, por jo vetëm për ata pasi dy dozat e para me kalimin e kohës po shënojnë rënie në fuqinë mbrojtëse, që ka bërë që të mendohet që e nejta të aplikohet edhe për të gjithë përsonave./Zhurnal.mk

Related posts

Drejtoresha e Klinikës Infektive: Besojë se spitalet modulare janë të sigurta

D V

Arrestohet një person në Gjevgjeli

N E

Përfundoi regjistrimi 2021, janë mbyllur aplikacionet për regjistrim në vend dhe jashtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More