Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Maqedoni TOP LAJM TOP LAJM - KS

Analizë – Drejtësia në RMV-të / Funksionarët amnistohen të tjerët dënohen!

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 14 prill, Zhurnal.mk – Drejtësia është një element bazë për çdo shoqëri dhe shtet, pasi në mungesën e saj  nuk do të kemi një zhvillim të mirëfilltë në vend, e pasojat e së cilës mund të jenë shumë të rënda për të ardhmen. Republika e Maqedonisë së Veriut thuajse në te gjitha raportet ndërkombëtare merr vërejtje sa i përket sundimit të ligjit, dhe funksionimin e pavarur të sistemit gjyqësorë, e që është një nga kushtet bazë për avancimin e proceseve euro-integruese të vendit tonë.

Edhe përkundër vërejtjeve të vazhdueshme që na ka bërë faktori ndërkombëtarë për këtë problematik, ne si shtete ende nuk kemi bërë hapa konkret në përmirësimin e kësaj situate, edhe përkundër premtimeve të vazhdueshme që janë bërë. Si problematik shumë shqetësuese është niveli i lartë i korrupsionit në sistemin e drejtësisë si dhe mungesa e dënimeve të funksionarëve shtetëror apo ish funksionarëve që kanë pasur pozita të larta udhëheqëse.

Fillimi i publikimit të përgjimeve të njohura si “Bomba”  në vitin 2015 dëgjuam ndikimin që ka pasur pushtetin në sistemin gjyqësorë, si dhe keqpërdorimi i pushtetit që kanë bërë funksionarët e lartë të vendit tonë. Pas këtyre publikimeve u shpresuar që sistemi jonë i drejtësisë më në fund do të funksiononte dhe do ti hetonte të gjithë ato keqpërdorime që kishin ndodhur me pushtetin në vendin tonë, dhe për këtë qëllim me marrëveshjen politike të “Përzhinos” u mor vendim për krijimin e një “Prokurorie Speciale Publike” për ti hetuar rastet.  

Kështu kjo prokurori hapi një sër procedurash gjyqësore ndaj funksionarëve te lartë në lëndën “Trajektorja” ku si të dyshuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjes Mile Janakieski që akuzohen për keqpërdorime me autostradën Shtip-Ohër, Rasti  Tortura që ka të bëjë me arrestimin e Lube Boshkovskit kryetarë i partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë” për të cilën akuzohet ish drejtori i shërbimit sekret Sasho Mijallkov, rasati Tank ka të bëjë me blerjen e veturës luksoze Mercedes për mbi gjysmë milion euro për të cilën akuzohen Nikolla Gruevski dhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovksa, rasti Titanik ka të bëjë me keqpërdorimet zgjedhore për të cilën akuzohen ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakievski, Martin Protigjer, këto janë vetëm disa nga rastet e shumta që filloi që ti hetoj Prokuroria Speciale.

Në vitin 2019 me anë të një marrëveshje politike mes partive qeverisëse LSDM-BDI dhe disa deputetëve”rebel” nga VMRO-ja me dy të tretat apo 80 vota, dhe në bazë të këtij ligji të ri përgjimet mund të përdoren si dëshmi vetëm për aktakuzat të cilat u ngriten para 30 qershorit të vitit 2017, kurse për akuzat pas kësaj date përgjimet mund të përdoren vetëm si indicije jo edhe si dëshmi. Ky ishte një veprim i pastër politik për kufizimin e veprimtarisë së prokurorisë dhe ndërhyrje direkte e politikës në drejtësi, pasi përse këtij ligji do të shpëtoni shumë ish funksionarë për të cilët aktakuza ishin ngritur pas kësaj date apo ende nuk ishin ngritur.

Nikolla Gruevski ish kryeministër i akuzuar për shumë nga rastet e prokurorisë, arriti që në mënyrë spektakulare të arratiset nga vendi duke shkuar në Hungri ku edhe mori azil politik, arratisja e ti ende është mister dhe më shumë ngjajnë me një marrëveshje të mundshme politike që i dha mundësi ati të largohet nga vendi. Gordana Jankullovska e dënuar me 4 vite për rastin Tanku pas një hetimi disa vjeçar dhe shtrje të shumë seancave dhe vendimeve më në fund në 2020 Gjykata Supreme konfirmoi dënimin dhe u dërgua në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin.

Pas një kallvari të gjatë të hetimeve dhe proceseve gjyqësore në vitin 2021  ish drejtori i shërbimit sekret Sasho Mijallkov u dënua me 12 vite burg për rastin Target-Fortesa për përgjimet e paligjshme, por ai u zhduk duke ngjallur frikën se edhe ai u arratis, ai u rikthye duke u dërguar në paraburgim në burgun e Shutkës, ai do të qëndroj 60 ditë deri në një vendim të plotfuqishëm, ku edhe përkundër një procedure kaq të gjatë ne nuk kemi ende një dënim për ish drejtorin e shërbimit sekret të vendit tonë dhe ende nuk dihet se si do të jetë e ardhmja e këtij procesi.

Ish ministri Mile Janakievski  në rastin “Shuplaka” që kishte të bëjë me nxitjen e dhunës në protestën që u bë në komunën Qendër që kishte qëllim të ushtrohet dhunë ndaj kryetarit dhe këshilltarëve të LSDM-së u dënua me 1 vjet me kusht.  Ish ministri përshkak të rrezikut për arratisje nga arresti shtëpiak u burgos në burgun e Shutkës, por është kthyer në arrest shtëpiak, i cili pos kësaj akuzohet ka edhe shumë të tjera për keqpërdorime dhe korrupsion të lartë me të cilin është dëmtuar shumë rënd buxheti.

Rasti “Reket” në të cilën ish kryeprokurorja e Prokurorisë Publike Katica Janeva akuzohej për korrupsion, dhe u dënua me 7 vite burg që ishte një goditje shumë e fuqishme për sistemin tonë të drejtësisë.

Ajo që bie në sy në dënimin e Katica Janevës është se brena një periudhë rreth 1 vjeçare ajo hetohet dhe dënohet me 7 vite burg, ndërsa në rastet tjera ku janë të akuzuar ish funksionarë dënimet vonohen, shtyhen, dhe dënimet janë mjaft minimale për dëmet që kanë shkaktuar, kjo na tregon se në Maqedoni ne kemi një qasje selektive sa i përket drejtësisë dhe për raste të njëjta veprojmë me dy standarde, funksionarët amnistohen të tjerët dënohen.

Postime të ngjashme

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

Hiqen pengesat, pas 14 muajsh u rihap kufiri me Greqinë

B L

Presidenti kundër qeverisë, nuk dekreton ligjin për ndërtimet ilegale që u votua në Kuvend

B L

Pendarovski u takua me Zef Mazin, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në

B L

Dixhitalizimi: “Nxënësit do të mësojnë nga tekste të printuara nuk do të rrinë para kompjuterit”

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...