Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Maqedoni

Analizë e ESE: Sa janë transparente institucionet publike në RMV?

Shkup, 7 prill – Zhurnal.mk – Ministria e Financave është institucioni më transparent në vitin 2020 me 80 për qind të dokumenteve të kërkuara të publikuara, tregon analiza e ESE nivelin e transparencës proaktive të institucioneve publike në vitin 2020 në të cilat monitorohen 25 institucione. Por edhe përkundër numrit të lartë të dokumenteve dhe informacioneve të publikuara, ende mungojnë kalendari i Buxhetit dhe programi vjetor, theksojnë nga ESE.

Nëntëmbëdhjetë ose 76 për qind e institucioneve të monitoruara janë jotransparente, gjegjësisht, siç shpjegohet në analizën e publikuar, pothuajse tre të katërtat e institucioneve të monitoruara, në vitin 2020, kanë publikuar më pak se 40 për qind të dokumenteve të monitoruara. Janë dy institucione që nuk publikojnë asnjë dokument në ueb-faqet e tyre (Qendra shëndetësore Shkup dhe Qendra për shëndet publik Koçan).

Pesë institucione kanë publikuar vetëm një pjesë të dokumenteve të monitoruara ose 20 për qind të institucioneve të monitoruara, gjegjësisht pothuajse një e katërta e institucioneve të monitoruara publikuan nga 41 për qind deri në 75 për qind të dokumenteve të monitoruara. Në këtë kategori të institucioneve janë Ministria e Shoqërisë Informatike me gjithsej nëntë dokumente të publikuara (60 për qind), Ministria e Arsimit me gjithsej tetë dokumente të publikuara (50 për qind), Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Kulturës me shtatë dokumente të publikuara (47 për qind, përkatësisht 50 për qind në mënyrë respektive) dhe Qeveria e RMV me shtatë dokumente të botuara (47 për qind).

“Institucioni i vetëm transparent proaktiv në vitin 2020 është Ministria e Financave. Ky institucion në vitin 2020, publikoi 80 për qind të dokumenteve të kërkuara. Por, përkundër numrit të lartë të dokumenteve dhe informacioneve të publikuara, ende mungojnë kalendari i Buxhetit dhe programi vjetor”, theksojnë nga ESE.

Numri më i madh i institucioneve të monitoruara ose 88 për qind i kanë publikuar listën e informacionit publik dhe personin për kontakt dhe ndërmjetësim me informacionin publik.

Gjysma e institucioneve kanë publikuar një plan strategjik dhe llogarinë përfundimtare të Buxhetit. Asnjë institucion nuk ka publikuar kalendar buxhetor, deklaratë parabuxhetore dhe raport të revizionit. Ndryshimet e propozuara dhe të miratuara në Buxhet janë publikuar vetëm nga Ministria e Financave. Vetëm dy institucione, Ministria e Financave dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e kanë miratuar Buxhetin e miratuar në format të hapur. Ndërkohë, raporti gjashtëmujor për ekzekutimin e Buxhetit u publikua nga Ministria e Financave dhe Agjencia për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik.

Qëllimi i analizës është të tregojë nivelin e transparencës proaktive në disa prej institucioneve publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, respektivisht praktikën e zbulimit publik të dokumenteve dhe informacionit mbi programin e tyre dhe punën e Buxhetit në ueb faqet e tyre dhe të japë rekomandime për mundësinë dhe mënyrën e përmirësimit të nivelit të proaktivitetit në institucionet publike.

Subjekti i analizës është publikimi i gjashtëmbëdhjetë informacioneve/dokumenteve të rëndësishme për programin/punën e Buxhetit nga njëzet e pesë institucione publike, të cilat përfshijnë: strategjinë e punës, programet vjetore, kalendarin e Buxhetit, deklaratën para-buxhetore, buxhetin e qytetarit, projektbuxhetin dhe buxhetin e miratuar, ndryshimet e propozuara dhe ndryshimet e miratuara në Buxhet, dokumentet buxhetore në format të hapur (xml dhe excel), raportet mujore të ekzekutimit të Buxhetit, raporti gjashtëmujor i ekzekutimit të Buxhetit, llogaria përfundimtare e Buxhetit, raporti i revizionit, të dhënat për personin e caktuar për ndërmjetësim për publikun informacion dhe lista me informacione të karakterit publik.

Postime të ngjashme

“Ndërpreja e lëshimit të dokumenteve personale është shkelje e të drejtës së qytetarit”

Bekim Laçi

Galovej dhe Silvestri: Pavarësisht pengesave, agjenda e BE-së duhet të vazhdojë

Zekirija Haxhiu

Bislimovski: KRRE para një viti ofroi zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrike

Zekirija Haxhiu

Hollshtajn: BE-ja duhet të mbajë premtimin dhe të thotë: Ju reflektuat, ne reflektojmë!

Zekirija Haxhiu

Várhelyi mban gjallë shpresat e Shkupit dhe Tiranës, presidenca sllovene ka prioritet negociatat

Bekim Laçi

Shtyhet seanca për rastin “I fuqishmi”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...