Analizë: Edhe 30 milion euro për zhvillim të zonave kufitare Maqedoni e Veriut – Bullgari

Shkup, 21 shtator – Në kuadër të programit “Iterreg” Bullgaria do të investojë rreth 30 milion euro në shtatë vitet e ardhshme për zhvillimin e zonave kufitare me Maqedoninë e Veriut, e që në kuadër të saj parashihet edhe hapja e një pike të re kufitare mes dy vendeve, si dhe në zhvillimin e një mjedisi të pastër dhe të gjelbërt, turizmin e qëndrueshëm.

Çfarë është Interreg?

Interreg përfshin një seri programesh që ka për qëllim të stimuloj bashkëpunimin midis rajoneve brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian (BE), i cili financohet nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal. Ky program për herë të parë filloi në vitin 1990, ku Interreg IV mbuloi periudhën 2007–2013, i dyti periudhën (2014-2020) i cili mbulon të 27 shtetet anëtare të BE -së, vendet e EFTA -s (Norvegjia, Zvicra, Islanda, Lihtenshtajni), gjashtë vende aderuese dhe 18 vende fqinje, buxheti i saj është 10.1 miliardë euro, që përfaqëson 2.8% të totalit të buxhetit të Politikës së Kohezionit Evropian.

Maqedonia e Veriut ka qenë pjeë ë këtyre projekteve nga të cilat ajo ka përfituar shumë në zhvillimin e zonave kufitare, e njëra nga këto është INTERREG-IPA Bullgari-Maqedonia Veriore 2014-2020, një program bashkëpunimi ndërkufitar i financuar nga Bashkimi Evropian me fonde nga Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit. Qëllimi i përgjithshëm strategjik i bashkëpunimit rajonal midis sektorëve dhe njësive administrative, është forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar midis njerëzve dhe institucioneve në rajon në mënyrë që të adresojnë së bashku sfidat e përbashkëta dhe të përdorin potencialin e pashfrytëzuar për zhvillimin përmes përdorimit efikas të burimeve.

Buxheti i përgjithshëm i këtij programi ka qenë 19,461,690 euro, nga të cilat 85% e fondeve që arrijnë në 16,542,434 euro janë nga Bashkimi Evropian dhe 2,919,256 euro janë bashkëfinancim kombëtar nga dy vendet partnere. Fokusi kryesor i këtij projekti ka qenë Mjedisi, Turizmi dhe Konkurrenca, ndërsa rajonet e mbuluara nga programi janë Qarku Kjustendil dhe Qarku Blagoevgrad në territorin e Bullgarisë dhe Rajoni i Planifikimit Verilindor, Lindor dhe Juglindor në Maqedoni, shkruan Zhurnal.

Programi ndërkufitar Interreg-IPA “Bullgaria-Maqedonia Veriore” u miratua më 5 gusht 2015 nga Komisioni me Vendimin № C (2015) 5653 dhe fokusohet në masat që synojnë zbutjen e efekteve të ndryshimit të klimës dhe adresimin e çështjeve lidhur me ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e rrezikut në nivel ndërkufitar, gjithashtu fokus kryesor i programit është mbrojtja e vendeve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajon.

Programi mbulon një territor prej 18 087 km² dhe ka një popullsi prej 980 375 njerëz, vija kufitare mes dy vende është 165 km e gjatë. Territori nga ana bullgare dy rrethe – Blagoevgrad dhe Kyustendil (52,5% e zonës së programit CBC), që përfshin 23 bashki, 462 vendbanime dhe një popullsi prej 452 973 banorë 46.2% e popullsisë së përgjithshme të zonës së programit, 6,2% të popullsisë së vendit.

Territori në anën e Maqedonisë përbëhet nga rajonet Veri-Lindore, Lindore dhe Juglindore 47,5% të zonës së programit, 33,4% të zona e vendit, përbëhet nga 27 bashki, 597 vendbanime dhe një popullsi prej 527 402 njerëz (53,8 % e popullsisë së përgjithshme të zonës së programit, 25.6 % të popullsisë së përgjithsme të vendit.

Programi tjetër mes dy vendeve është ai bashkëpunimit ndërkufitar INTERREG-IPA midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën e programimit 2021-2027 përfshinë një buxhet prej 30 milion euro i cili do të financohet nga BE, që pritet të implementohet në shtatë vitet e ardhëshme. Synimet e këtij projekti kanë të bëjnë me Rajoni më i gjelbër kufitar, një rajon kufitar më i lidhur, zhvillimi i integruar i rajoneve kufitare, shkruan Zhurnal.

Ky projekt parasheh krijimin e një pike të re të kalimit kufitar (BCCP)” Klepalo “midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, që si qëllim Për të lehtësuar rritjen e trafikut të njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve, forcimi i lidhjeve komunikuese midis dy vendeve, përmirësimi dhe shtrirja e aksesit në Rrjetin Kryesor Trans Evropian të Transportit (TEN-T).

Këto projekte janë shumë të rëndësishme për Maqeoninë e Veiur, pasi përmes tyre shteti yne do të ketë benefite të shumta në ruajtjen e mjedisit, hapjene një lidhje të re kufitare i cili do të mundësojë lëvizje më të shpejë të njerzve dhe mallrave, dhe në të njejtën kohë do ti përforcojë raportet ndërfqinjësore, që mund të luajn një rol poziitiv për zgjidhjen e kontestit që këto dy vende kan mes vete.//Zhurnal.mk

Related posts

Drejtoresha e Klinikës Infektive: Besojë se spitalet modulare janë të sigurta

D V

Zaev: Nuk mund ta presim BE-në, qëllimi ynë është heqja e kufijve mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë

Z H

Në Kuvend vazhdohet seanca e 50-të

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More