Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Analizë / Fituesin në komunën e Butelit prej kandidatëve maqedonas, përcaktojnë votuesit shqiptar

Shkup, 10 prill, Zhurnal.mk – Komuna e Butelit është pjesë përbërëse e Qytetit të Shkupit e cila është themeluar në përputhje me Ligjin për Ndarjen Territoriale të vitit 2004, ajo radhitet si komuna e katër më e madhe sa i përket territorit e cila ka një sipërfaqe rreth 60.79 kilometra katrorë, ndërsa sa i përket numrit të banorëve kjo komunë zë vendin e tetë në kryeqendër. Sipas regjistrimit të vitit 2002 Buteli ka ka gjithsej 36.154 banorë, ku 22.506 apo 62.25 % janë të etnisë maqedonase, 9.107 apo 25.19 % janë shqiptarë, 1.304 apo 3.61 % janë turq si dhe ka pakica të etnive të tjera, por të cilat janë në shifra më të ulëta.

Në zgjedhjet e fundi të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik 2021, numri i përgjithshëm i votueseve në këtë komunë ishte 33.278 me një dalje prej rreth 52.13 % në gjithësej 45 qendra votimi që ka kjo komunë. VMRO-DPMNE doli si parti fituese e cila mori 6.106 vota apo 36.14 %, e dyta u rendit LSDM me 4.649 vota apo 27.52 %, e treat ishte BDI që mori 2.368 apo 14.02 %, ndërsa në vendin e katërt ishte koalicion ASH/AAA me 2.268 apo 13. 42 % të votave.

Zgjedhet lokale që u mbajtën në tetor 2017 si kandidat fituese u rendit Velmir Smilevski i LSDM-së me 10.061 vota apo 49.60 % ndaj kundërshtarit të ti politik Darko Kostovski i VMRO-DPMNE-së i cili mori 7.845 apo 38.68 % të votave. Opozita shqiptare në këtë komunë e udhëhequr nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët (ASH)- Besa me kandidatin e saj Naser Curi mori 1.172 apo 5.78 %, Partia Demokarike Shqiptare (PDSH) me kandidatin e saj Ermond Miftari mori 159 vota apo 0.78 % në raundin e parë siguruan rreth 6.56 të votave . Në këtë komunë partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk kishte kandidatin e vet, pasi ajo mbështeti atë të LSDM-së që ishin edhe partner koalicioni në qeveri.

Në bazë të regjistrimit të popullsisë është e qartë se maqedonasit do të udhëheqni me këtë komunë, por shqiptarët do të jenë forca përcaktuese se cili kandidat apo parti do të qeverisë në të ardhmen. Tani në shprehje vijnë edhe kalkulimet e mundshme politike për arritjen e koalicioneve mes partive shqiptare dhe atyre maqedonase.

Duke krahasuar zgjedhjet lokale të 2017 me ato parlamentare të vitit 2020 shohim një rotacion te partitë maqedonase, ku LSDM nuk është më partia e parë në këtë komunë edhe pse ajo qeveris me të, por është VMRO që del si e para, Edhe te partitë shqiptare ka ndodhur një ndryshim i madhe pasi në zgjedhjet lokale kolalicioni ASH-Besa kishte vetëm 5.78 % të votave kurse në zgjedhjet e 2020 koalicioni ASH/AAA arritën që të merrnin 13.42 % një rritje prej 7.64 % ndërsa BDI ka 14.02 % që tregon se dallimi është shumë i ngushtë, e që flet për një riorientim të votës shqiptare.

Duke qenë me këto shifra, ndërtimi i koalicioneve do të jetë një sfidë e madhe për partitë politike për zgjedhjet që priten të mbahen në fundin e tetorit të këti viti. LSDM-ja do të kërkojë një mandat të dytë në këtë komunë, por numrat ja vështirësojnë një gjë të tillë, pasi një koalicionim me partnerin qeveritar BDI do ti jepte asaj 41. 54 % e cila konsiderohet i pa mjaftueshme për të fituar. Në anën tjetër një koalicion i mundshëm mes VMRO-së dhe koalicionit ASH/AAA do ti jepte asaj 49.56 % e cila do ti mundësonte udhëheqjen e komunës për katër vitet e ardhshme. Ndërsa në rast koalicini VMRO-BDI në Butel do ti siguronte asaj 50.16 % të votave, kurse një koalicion i mundshëm LSDM-ASH/AAA do jepte asaj 40.94 % të votave.

Në bazë të numrave mundësia e vetme që LSDM të marrë edhe një mandate tjetër është një koalicion i mundshëm me dy partitë shqiptare BDI dhe ASH/AAA e cila do ti jepte 54.96 % të votave që janë mëse të mjaftueshme për fitore.

Kjo komunë do të jetë një arenë e rëndësishme e përplasjeve mes dy partive më të mëdha maqedonase, pasi si pjesë e qytetit të Shkupit fitorja e saj rrit propabilitetin për fitore të mundshme të kryeqendrës së Republikës së Maqedonisë së Veriut që e lakmon secila parti. Orientimi i partive shqiptare ende mbetet mister, a do të vazhdohet bashkëpunimi tradicional mes partive qeverisëse pra BDI-LSDM ndaj një koalicioni të mundshëm mes partive opozitare ASH/AAA-VMRO, apo do të ketë koalicion pozitë-opozitë është një çështje e cila pritet që të na surprizojë në këto zgjedhje.

Postime të ngjashme

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

Pasaportat me afat të skaduar do të vlejnë deri më 31 dhjetor

Zekirija Haxhiu

BE-ja vendosë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të sigurta për rrugëtim

Zekirija Haxhiu

Osmani mund tu jep fund protestave të VMRO-së, por Bullgarinë askush nuk e bind të heqë veton

Bekim Laçi

Bonuse për policët që kanë punuar jashtë orarit të punës

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...