Analizë: Fuqia ushtarake e Maqedonisë dhe vendeve fqinje/ Kosova më e dobta

Shkup, 2 shtator – Gjatë tërë historisë së shoqërisë njerezore fuqia ushtarake ka qenë një nga elementet shumë të rëndësishëm të cilët kanë treguar forcën dhe zhvillimin e një shteti, pasi kjo i mundësoi atyre që të kenë kapacitete për të mbrojtur integritetin territorial, e që në të njejtën kohë ju ka mundësuar vendeve ndikim më të madh në marrëdhëniet ndërkombëtare, e kjo ka bërë që ata të vazhdojnë ti japin rëndësi këtij aspketi, ku as vendet e Ballkanike nuk kan mbetur prapa në këtë proces.

 

Historia njerëzore në pjesën më të madhe të saj është e mbushur me luftëra dhe konflike, të cilat kanë shkaktuar miliona viktima dhe shkatërrime të mëdha të cilët kanë rezultuar me zhdukjen e dinastive, shteteve dhe popujve të ndryshme, pasi në atë kohë ka funksionuar vetëm teoria e forcës dhe konfliktit si instrument për ti zgjidhur mosmarrëveshjet, shkruan Zhurnal.

E gjendur në situatë ku nuk ka rregulla që sanksionon agresorin apo i mbron ata nga një rrezik i shfarosjes, shtetet e kanë parë si jetike krijimin e forcave ushtarake dhe forcimin e kapaciteteve të tyre si një instrument i vetëm përmes së cilës ata kanë mundur që ti bëjnë ballë çdo lloj sulmi të jashtëm apo edhe të brendshëm që ka rrezikuar egzistencën e tyre.

Friga e invazionit ka përcjellë shoqërinë njerëzore edhe në epokën e globalizimit, edhe pse sot në krahasim me të kaluarën ka organizata ndërkombëtare që janë të ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, por që e gjithë kjo nuk ka ndalur shtete që të krijojnë kapacitete autonome për tu përgjigjur çdo kërcënimi të mundshëm për pavarsinë dhe sovranitetin e tyre nga çdo lloj rreziku i brendshëm apo i jashtëm.

Çdo vit shpenzohen me miliarda dollarë për të blerë armatime apo edhe për ti forcuar kapacitetet ushtarake, pasi mendësia e rrezikut të përhershëm po na ndjek njësoj siç ka ndjekur paraardhësit tanë që në para-histori, por që për dallim nga e kaluara ku lufta ka qenë më primitive, tani teknologjia ushtarake është avancuar deri në atë masë sa një konflikt mes fuqive të mëdha mund ta shkatërrojë gjithë shoqërinë njerëzore.

Shtetet e Ballkanit nuk kanë mbetur prapa në armatosje dhe në rritjen e kapaciteteve, e që disa prej tyre janë pjesë e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) që është aleanca më e fuqishme ushtarake në histori, e ka të tjerë që nuk janë, por që të gjithë këto shtete kanë një gjë të përbashkët, që është rritja e shpenzimeve ushtarake në vitet e fundit, shkruan Zhurnal.

Fuqia ushtarake e Greqisë sipas të dhënave të globalfirepower:

Ushtarë Aktiv200.000
Ushtarë Rezervë220.500
Fuqia Ajrore625
Forcat Tokësore6378
Forcat Detare116
Buxheti i Mbrojtjes11.709.060.000 dollarë

Greqia është anëtare NATO-s, dhe është fqinji jugor i vendit tonë, sa i përket fuqisë ushtarake ajo renditet në vendin e 29 nga 140 shtete që janë pjesë e këti rangimi.

Fuqia ushtarake e Bullgarisë sipas të dhënave të globalfirepower:

Ushtarë Aktiv30.000
Ushtarë rezervë3000
Fuqia Ajrore67
Forcat Tokësore3258
Forcat detare29
Buxheti i Mbrojtjes2.000.000.000 dollar

Bullgaria është fqinji jonë lindor dhe është pjesë e NATO-s, dhe në rangimin e vitit 2021 sa i pëket fuqisë ushtarake ajo renditet në vendin e 67 nga 140 shtete.

Fuqia ushtarake e Serbisë sipas të dhënave të globalfirepower:

Ushtarë Aktiv30.000
Ushtarë Rezervë50.000
Fuqia Ajrore113
Forcat Tokësore1811
Forcat detare
Buxheti i Mbrojtjes1.140.000.000 dollar

Serbia është fqinji jonë verior, ajo nuk është pjesë e NATO-s, dhe sipas rangimit të vitit 2021 sa i përket fuqisë ushtarake ajo renditet në vendin e 60 nga 140 shtete.

Fuqia ushtarake e Shqipërisë sipas të dhënave të globalfirepower:

Ushtarë Aktiv10.000
Ushtarë rezervë
Fuqia Ajrore19
Forcat Tokësore470
Forcat detare38
Buxheti i Mbrojtjes200.000.000 dollar

Shqipëria është fqinji jonë perëndimorë, ajo është anëtare e NATO-së që nga vitit 2008, e cila sipas rangimit të vitit 2021 sa i përket fuqisë ushtarake renditet në vendin e 113 nga 140 shtete që janë gjithësej.

Fuqia ushtarake e Maqedonisë së Veriut sipas të dhënave të globalfirepower:

Ushtarë Aktiv8000
Ushtarë rezervë5000
Fuqia Ajrore20
Forcat Tokësore445
Forcat detare
Buxheti i Mbrojtjes108.152.512 dollar

Maqedonia e Veriut është pjesë e Traktatit të Atlantikut të Veriut që nga vitit 2020, dhe sipas rangimit të fuqisë ushtarake renditet në vendin e 133 nga 140 shtete.

Fuqia ushtarake e Kosovës sipas të dhënave të globalfirepower:

Ushtarë Aktiv5000
Ushtarë rezervë3000
Fuqia Ajrore0
Forcat Tokësore200
Forcat detare
Buxheti i Mbrojtjes72.000.000 dollar

Kosova është fqinji jonë verior, ajo nuk është ende pjesë e NATO-s, dhe sipas fuqisë ushtarake renditet në vendin e 139 nga 140 shtete.

Këto të dhëna na tregojë se Greqia është shteti më i fuqishëm ushtarakisht nga fqinjët tanë, kurse Maqedonia e Veriut renditet shumë poshtë në këtë rangim, edhe përkundër faktit se është pjesë e NATO-s, e antarsimi në këtë aleancë përpos se është një privilegj në të njejtën kohë është edhe një obligim për të qenë në një nivel sa i përket kapaciteteve ushtarake me vendet tjera që janë pjesë e kësaj organizate. Sipas të dhënave më lartë, Republika e Kosovës renditet në vendin e parafundit 139/140 ose në Ballkan është më e dobta ushtarakisht. Normalisht, kjo arsyetohet se Kosova është shtet i ri dhe ka vetëm 13 vite shtetësi./Zhurnal.mk

Related posts

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar arrestohet në Qafë Thanë

R Zh

Krijohen hapësira të reja parkingu në Çair

Z H

Në vend të karantinës, edhe katër banorë të Gostivarit kanë ikur përmes kufirit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com