Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë: Gjykatësit dhe qytetarët e korruptuar

Analizë nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 16 korrik – Korrupcioni është shëndrruar në një pandemi shumë të rrëzikshme, e cila është përhapur në të gjithë botën, duke përfshirë thuajse çdo sektor, e kjo gjë po minon zhvillimin dhe stabilitetin e përgjithshëm, e sistemi i drejtësisë në shumë vende që vuajn nga ky fenomen përbën edhe institucionin më të korruptuar, e kjo fatkeqësisht po ndodh në Maqedoninë e Veriut, ndërsa si pasojë e mosfunkisonimit të saj ky “virus” është përhapurt në të gjithë poret e jetës, shkruan Zhurnal.

Korrupcioni është një dukuri majft e shëmtuar dhe njëkohësisht shumë e dëmshme, pasi ajo është një nga shkaktaret kryesore të dështimit të shteteve, pasi vendet që kanë nivel të lartë të korrupcionit katakterizohen nga mungesë e theksuar zhvillimi ekonomik, shoqërore, demokratik, e që e gjithë kjo ndikon që shumë nga këto vende të përballen me probleme të shumta të pasigurisë dhe destabilitetit.

Drejtësia është shtylla ku ndërtohet, mbahet dhe funksionon një shtet dhe shoqëri, dhe në rast se kjo korruptohet e që korruptimi do të dhotë dështim, atëher ai vend nuk ka të ardhme, dhe është i destinuar që të përballet me shumë problematika dhe sfida, e të gjithë këto e bëjnë të pasigurtë të ardhmen e ati shteti dhe shoqërie.

Maqedonia e Veriut, në vitet e fundit po përballet me rritje të nivelit të korrupcionit, dhe e gjithë kjo po reflektohet në jetën e përditshme, ku qytetarët e vendit tonë çdo ditë e më shumë po përballen me mungesë të zhvillimit ekonomik, tkurrje të demokracisë dhe emigrim masiv.

Rangimi i Maqedonisë së Veriut sa i përket korrupcionet sipas Transparenc International:

2020111
2019106
201893

Sistemi i Drejtësisë është institucioni kryesorë që duhet ti paraprijë luftës kundër korrupcionit, por që fatkeqësisht ai është njëri nga institucionet me nivelin më të lartë të korrupcionit në vendin tonë, pra ai që duhet ta luftojë këtë fenomen është vetë i zhytur në korrupcion. Ky sistem është edhe fajtori kryesor se përse vendi ynë në vitet e fundit ka bërë hapa prapa në nivelin e korrupcionit, duke arritur edhe rangim “historik” në vitin 2020 ku morrëm vendin e 111 nga 179 shtete të botës.

Sipas një hulumti të SELDI për niveline korrupcionit në sistemine drejtësisë në vititn 2019:

Deklaratat e djeshme të kryetarit të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, Ivan Dzolev janë skandaloze, ku ai deklaroi se qytetarët janë ata që janë të korruptuar dhe jo gjyqtarët, por këto të dhëna e demantuan deklaratën e tij. Ai gjithashtu akuzoi dhe mediat se me titujt e tyre sikur “gjykata e korruptuar” po e njollosin gjyqësorin dhe I nxjerin ata si të korruptuar.

Por, mediat punën e vetme që e kanë është të njoftojnë opinionin me statistikat të cilat I kryejnë organizata të ndryshme dhe agjenci, ndërsa ato konkludime, nuk janë asnjëherë të vet mediumeve. Roli i mediave në një shoqëri demokratike është që të kontribjjnë në të mirë të shoqërisë dhe shtetit, ato qëndorjnë larg çdo animi apo akuze, pasi misioni i tyre është pasqyrimi i të vërtetës dhe lufta ndaj fenomeneve negative, dhe çdo akuzë ndaj mediave është sulm ndaj demokracisë.

Institucionet e vendit tonë duhet që të përpiqen më seriozisht në pastrimin e sistemit të drejtësisë, nga çdo veti negative e cila dëmton punë dhe efikasitetin e saj, e funksionimi i saj është jetike për zhvillim të përgjithshëm dhe një kusht për një shtet pretendent për anëtarsim në Bashkimin Europian///Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

54 raste të reja, 28 të shëruar dhe një i vdekur nga KOVID-19

R Zh

Mickoski: Ilindeni është ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas

R Zh

Xhaferi uron Ilindenin: Kemi një shtet të përbashkët dhe jemi përgjegjës ta ruajmë

R Zh

Dimitrov: Trashëgimi e ilindenasve dhe e delegatëve tanë të KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria

R Zh

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

Shënimi i 118-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...