Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM TOP LAJM - KS

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 13 prill – Civilizimet janë format më komplekse dhe të avancuara të organizimit shoqërore që e ka krijuar njeriu, e që në historinë tonë të gjatë ne hasim shumë qytetërime te cilat kanë ekzistuar në epoka të ndryshme. Këto civilizime ngërthejnë në vete një sistem të lartë të zhvillimit politik, ekonomik dhe shoqërore që kanë arritur të krijojnë popujt gjatë periudhave të ndryshme kohore, të cilat për periudhën kur kanë ekzistuar kanë përbërë shembullin e arritjeve dhe zhvillimit.

Duke qenë se e kaluara jonë është shume e lashtë kjo na jep që të kuptojmë që edhe qytetërimet janë pjesë përbërëse e saj apo ato janë vet historia e jonë e cila në një formë apo tjetër na influencon edhe sot. Shume civilizime nuk kanë arritur që ti mbijetojnë kohës, pasi shumë nga to u shkatërruan apo edhe u zëvendësuan me qytetërime të tjera të cilët ishin më të mëdha dhe më të avancuara. Disa nga civilizimet kanë qenë të kufizuara në një popull dhe influenca e tyre ka qenë me e vogël, në krahasim me disa të tjerë që për nga shtrirja kanë qenë me të gjëra dhe me universale që ka bërë që edhe ndikimi dhe jetë gjatësia e tyre të jetë më e madhe.

Një shembull i civilizimit universal është ai Islam i cili për nga emri lidhet me religjionin po me këtë emër, pasi ky qytetërim lindi pas lindjes së kësaj feje dhe ajo u bë shtylla kryesore e besimit. Ky civilizim do të zgjerohej shumë shpejt nga Lindja në Indi e në Perëndim deri në Spanjë. Brenda këtij civilizimi universal do të përfshiheshin shumë kultura dhe besime të ndryshme dhe do të krijohet një bashkëjetesë e mrekullueshme në mes atyre që deri dje ishin në konflikt dhe në urrejtje ndaj njëri-tjetrit.

Ky civilizim do të bëhje djepi i zhvillimit shkencorë, politik e shoqërorë dhe do të jetë simbol i transformimit të një shoqërie nga një dekadencë e plotë drejt majave me të larta të zhvillimit. Muhammed Idni Abdullahu një njeri i cili nuk dinte as shkrim dhe lexim arriti të ndryshonte fatet e një shoqëri po ashtu edhe të mbarë botës, Ai arrit të ngre një civilizim i cili do të jetë shpresë për të vuajturit dhe të shtypurit. Ai do të krijonte një civilizim i cili bazohej në drejtësi dhe respekt reciprok, e cila ngërthente në vete shumë kultura dhe besime.

Islami si religjion  llogaritet se u themelua në vitin 610 kur Muhammedit i filloi shpallja e shejtë, i cili është një besim monoteist dhe  predikon besimin në një zot dhe i cili kishte meritë të adhurohet dhe Muhammedi ishte profet dhe i dërguar i tij. Fjala Islam rrjedh nga fjala salam që do të thotë paqë.

Libri i shejtë i këtij religjioni është Kurani që do të thotë recitim, këndim, i cili përbëhet nga 114 kaptina që janë të njohura si sure, fjalët e para të shpalljes së zotit janë: “Lexo në emrin e zotit tënd i cili krijoi gjithçka”. Islami është religjion universal dhe në mesazhet e tijë ai ju drejtohet të gjithë njerëzimit dhe botës pa bërë asnjë dallim race apo ngjyre, pasi si religjion i sheh të gjithë njerëzit të barabartë. Pasi ky religjion dhe ky civilizim lindën brenda shoqërisë arabe e cila përfshinte një shoqëri të cilët afërsisht kishin një gjuhë besim dhe kulturë të njejtë, dhe për një periudhë shumë të shkurtër ky civilizim do të zgjerohej aq shumë sa në gjirin e sajë do të përfshinte shumë territore dhe shumë popuj të besimeve dhe gjuhëve të ndryshme. Për ndërtimin e një civilizmi multireligjioze dhe multietnike dhe që të garantonte vazhdimsia e tijë me rëndësi është që drejtësia të jetë maksimalisht funksionale dhe të gjithë bashkësitë të trajtoheshin njejtë.

Pasi drejtësia është shkaku kryesorë i ngritjes së shteteve,shoqërive dhe ai është sekreti i siguris së tyre. Kjo drejtësi ju mundësoi që popujt e ndryshëm brenad civlizimit islam të kenë të gjitha të drejtat dhe mos të ndëshkohen për shkak të prejardhjes së tyre, ngjyrës së tyre si dhe religjionit të tyre. Njerëz me prejardhje dhe besim të ndryshme, kanë lënë gjurmë të thella në këtë civilizim dhe kanë pasur pozita të rëndësishme brenda kësaj shoqërie e cila është një tregues për tolerancën që e ka karakterizuar këtë shoqëri.   

Ky civilizim i cili bazohej në fenë Islame respektonte plotësisht të drejtën e lirisë së besimit dhe ndalonte nga çdo lloj përdorimi dhune për të detyruar dikë që të pranojë besimin Islam. Brenda këtij civilizimi asnjë pjesëtar i saj nuk kishte të drejtë dhe ishte e ndaluar rreptësisht që dikujt ti imponohej besimi fetarë pasi kjo konsiderohej si një mëkat më i madh se vrasja,sepse ajo lëndonte shpirtin mendjen dhe zemrën e njerëzve      

 Shembujt janë të shumta të tolerancës së këtij civilizimi në besim. Njëra nga këto është periudha e sundimit të shteti islam nga ana e Halifit Omer ibnul Hattabi i cili e mori Egjiptin.Muslimanët kaluan pranë piramidave dhe objekteve të tjera pagane që i përkisnin civilizimi të lashtë egjiptian. Edhe pse këto objekte ishin ndërtuar në nder të perëndive egjiptiane, muslimanët nuk i dëmtuan ato, pasi ato ishin simbole civilizimi.

 Ekzistimi i popujve me prejardhje të ndryshme etnike dhe linguistike, shihej si vullnet dhe dëshirë e Zotit dhe në asnjë mënyrë kjo nuk duhet që të jetë pengesë për unitetin dhe bashkëpunimin njerëzorë, poashtu edhe bindja se të gjithë njerëzit kanë një prejardhje të përbashkët,ndikoi që në këtë civilizim të krijohet një klimë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi pavarësisht dallimeve të tyre etnike.

Ky civilizim nuk i jepte rëndësi prejardhjes etnike dhe gjuhësore, por vlerësonte kontributin që ky njeri jepte për shoqërinë, brenda një periudhe të shkurtër edhe Libri i shejtë është përkthyer në shumë gjuhë me qëllim që ai të kuptohet nga  etnitete tjera gjuhësore. Po ashtu edhe një numër shumë i madh të veprave të autorëve të ndryshëm janë shkruar në gjuhët e tyre anëtare.

Që nga paraqitja e civilizimi Islami ai i dha një rëndësi shumë të madhe zhvillimit dhe përparimit të shkencës dhe diturisë dhe si rezultat i kësaj mbështetja u zhvilluan dhe u krijuan shumë drejtime të reja shkencore.

 Fjalia e parë e këtij besimi filloi me fjalën Ikre (lexo) si dhe shumë dispozita tjera të cilët obligojnë përvetësimin dhe zhvillimin e diturisë. Udhëheqësit e këtij civilizimi me të gjithë fuqinë e tyre u angazhuan për gjallërimin e diturisë dhe shkencës, të cilën e konsideronin si shtylla kryesore e qytetërimit dhe bënë që nga e gjithë bota të sillen shkencëtare, dijetarë dhe përkthyes. Sa i përket diturisë profeti thoshte: “Ai që (përcaktohet) del nga shtëpia,qyteti,shteti pët t’u pajisur me dituri,konsiderohet së është në rrugë të All-llahut deri sa të kthehet në vendin e tij (ai që është në kërkim të diturisë,konsiderohet se është në rrugën të All-llahut)”. Multikulturalizmi është i pranishëm edhe në zhvillimin e shkencës dhe diturisë brenda këtij civilizimi, edhe pse gjuha arabe ka qenë gjuha e civilizimit dhe e shkencës, kontribut në ndërtimin e sajë kanë dhënë edhe persianet, turqit, indianët dhe shum etni të tjera.

Një nga kontributet më të rëndësishme të këtij cilvilizimi është përkthimi dhe ruajtja e veprave të autorëve antik grekë si Ptolomeu, Aristoteli, Platoni,e të shumë veprave të tjera të cilët arritën të mbijetojnë falë punës dhe përkushtimit të këtij civilizimi.

Në shkencat e mjekësisë një nga kontribuuesit me të mëdhenj është Ibn Sinai i cili ishte persian, vepra e tijë më e njohur është Kanuni cili është përkthyer në shumë gjuhë të botës me ermin Canon i cili përveçse është shfrytëzuar nga mjekët e këtij civilizimi, por gjithashtu ai ka qenë edhe burimi kryesorë  në universitetet e Perëndimit deri në shekullin XVII. Përveç ibn Sinait kishte edhe autor të tjerë si Ebu Bekër Raziu i cili kishte publikuar librin mjekësorë Havi, po ashtu kishte themeluar spitale në Bagdad, Nishapor.

Në optikë kontribut shumë të madh ka shkencëtari Hasan bin Hejthem, ai ka shkruar shum libra të cilët përmbanin njohuri dhe shpikje mbi optikën si: Shikimi i Drjetë, Shikimi i pathyer etj, poashtu ka dhënë kontribut të madhe në fushën e optikës edhe Ibn Ruzhdi i cili ishte Andaluzian.

Dijetarët islam matematikën dhe gjeometrin i morën nga grekët kurse algjebrën e shpikën vetë, prandaj e quajtën “el-Xhebru ve-l-Mukabele”.

Botanika po ashtu ka qenë një nga drejtimet në të cilin ky civilizim ka kontribuar shumë. Enciklopedia e Botanikës e Dinaveriut e cila përbëhej prej gjashtë vëllimesh.

Drejtësisë i është kushtuar rëndësi shumë e madhe, ku ky civilizim është themeluesi i së drejtë ndërkombëtare e cila rregullonte marrëdhëniet dhe përcaktonte obiligimet në mes shteti musliman dhe shteteve jo muslimane Kushtetuta e shkruar është po ashtu praktikë e këtij civilizimi, të cilën e hartoi Profeti gjatë themelimit të qytet-shtetit në Medina e cila përcaktonte të drejtat dhe detyrimet e udhëheqësit si dhe përfshinte lëmin e administratës, legjislaturës, gjykatës etj.

Muslimanët janë themeluesit e universitetit të parë në botë. Ai ishte universiteti i Kajravinëve i themeluar nga një grua e quajtur Fatime El-fihrije në qytetin Fes të Markout në vitin 817 dhe llogaritet si universiteti më i vjetër në botë.

Ky civilizim ju kushton një rëndësi të madhe botimit të librave, si dhe themelimit të bibliotekave, për ilustrim do të përmendim Shtëpinë e Urtësisë në Bagdat e cila numëronte katër milion libra, biblioteka e sulltanit në Kajro kishte një milion, biblioteka Tripoli (në Damask) kishte tre milion libra, ndërsa në Spanjën muslimane për çdo vit publikoheshin rreth 80 mijë libra.

Jomuslimanët në këtë civilizim kanë gëzuar shumë të drejta dhe kanë qenë të njohur si dhimmijj ( janë shtetasit e shtetit islam të cilët ishin jomusliman si krishterë, hebrej, mexhusët ejt apo  ndryshe njihen edhe si banorët e siguruar).  Ata gëzonin shumë të drejta si : E drejta e mbrojtjes së dinjitetit njerzorë, E drejta e tyre në lirin e besimit, E drejta e tyre për drejtësi, E drejta e tyre në përbmajtjen e ligjeve të tyre fetare, E drejta e tyre në mbrojtjen e gjakut, pasurisë dhe nderit.

Ky civilizim është një shembull i cili vlen që të analizohet dhe të studiohet edhe në ditët e sotme, se si mund të krijohet një shoqëri dhe një shtet multietnik dhe multireligjiozë, një shoqëri e cila i trajtontë të gjithë me respekt dhe drejtësi.

Postime të ngjashme

Presidenti kundër qeverisë, nuk dekreton ligjin për ndërtimet ilegale që u votua në Kuvend

B L

Presidenti Pendarovski u takua me Zef Mazin, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në

B L

Dixhitalizimi: “Nxënësit do të mësojnë nga tekste të printuara nuk do të rrinë para kompjuterit”

B L

Qendra e re klinike është zgjidhja më e mirë, sa më shpejtë të fillojë ndërtimi

Z H

Zaev-Cipras: Përfitimet e Marrëveshjes së Prespës sot njihen edhe nga palët të cilët kishin dyshime

Z H

Dimitrov: Rasti ynë është test për Unionin nëse ne në Ballkanin Perëndimor do të mund t’I besojmë BE-së

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...