Analizë: Kronologjia historike e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 23 shtator – Kanë mbetur më pak se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut, e këto janë zgjedhjet e 7 që mbahen që nga pavarsimi i vendit, ku të parat janë mbajtur në vitin 1996, por që nga ajo kohë kanë ndodhur shumë ndryshime, si në aspketin territorial edhe në atë politik, pasi numri i komunave është ulur, e shumë parti që kanë qenë të fuqishme në atë kohë tani kanë mbetur pjesë e historisë.

 

Maqedonia e Veriut u shkëput nga Federata Jugosllave duke shpallur mëvetësinë në vitin 1991, pra vendi ynë kaloi nga një sistem komunist në atë demokratik, ku kishte pluralizëm politik, që ndikoi që të formoheshin shumë parti politike dhe shumë kandidat të konkuronin si të pavarur duke ju dhënë mundësi qytetarëve që të zgjidhin dhe të zgjidheshin, që diçka e tillë nuk kishte qenë e mundur në sistemin monist, shkruan Zhurnal.

Zgjedhjet lokale të vitit 1996

Zgjedhjet e para lokale në vendin tonë u mbajtë më 17 nëntor të vitit 1996 që nënkupton se ato janë organizuar 5 vite pas pavaarsimit të vendit dhe gjashtë vite pas zgjedhjeve të para parlamentare të vitit 1990, e që kjo ishte diçka e re për historinë politike të Maqedonisë së Veriut. Në atë kohë Maqedonia ishte e ndarë në 123 komuna plus Qyteti i Shkupit i cili kishte një status të veçantë, e në këto zgjedhje u shënuan shumë parregullsi që ndikoi që të anuloheshin votimet në shumë komuna. Dalja e qytetarëve në këto zgjedhje ishte 60.28 %, ndërsa në Qytetin e Shkupit kjo përqindje ishte 53.20.

Numrin më të madh të komunave e fitoi Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e cila mori gjithsej 54, e ndjekur nga VMRO-DPMNE që mori 30 komuna, Partia për Prosperitet Demokratik mori 20 komuna, Partia Socialiste e Maqedonisë 10 komuna, Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë mori 2 komuna, kurse pjesa e mbetur ju takoi subjeteve tjera. shkruan Zhurnal.

Zgjedhjet lokale të vitit 2000

Zgjedhjet lokale të rradhës u mbajtën më 10 shtator të vitit 2000, ku për dallim nga zgjedhjet e para, tani kishte numër më të madh të vëzhguesve ndërkombëtarë, e që e gjithë kjo erdhi si pasojë e problemeve të shumta që ndodhën në zgjedhjet e vitit 1996. Edhe përkundër rritjes së prezencës së vëzhguesve ndërkombëtarë, përsëri këto zgjedhje kishin numër të madh të incidenteve dhe frikësimit të votuesve, ku në disa vende si në Gostivar, Dibër, Tetovë, Llabunishtë, Kondovë dhe Hanet e Mavrovës kishte incident të armatosur. Raporti i OSBE-ODIHR për këto zgjedhje theksonte se: “Në komunën e Dibrës, votimi duhet të anulohen të gjitha 24 vendvotimet për shkak të akteve të dhunës, megjithëse dhuna dyshohet se është provokuar nga çështje personale, por që kjo u përdorën si justifikim për të shkatërruar kutitë e votimit”.

Në këto zgjedhje VMRO-DPMNE bëri fushatë me sloganin “Për të mirën e të gjithëve”, ndërsa LSDM dhe partitë e tjera të koalicionit bënë fushatë me sloganin “Për Maqedoninë së bashku”. VMRO-DPMNE në këto zgjedhje fitoi 59 komuna që ishte një rritje prej 29 në krahasim me zgjedhjet e vitit 1996, LSDM mori 32 komuna që ishte një rënie prej 22 nga zgjedhjet e para katër viteve, ndërsa PPD mori 23 komuna një rritje prej 3 në krahasim me zgjedhjet e vitit 1996, shkruan Zhurnal.

Zgjedhjet lokale të vitit 2005

Zgjedhjet lokale të vitit 2005 u mbajtën në datat 13 dhe 27 mars, që për dallim nga zgjedhjet e kaluara, tani nuk kishte dhunë, por parregullësit e mëdha vazhdonin që të ishin prezent në çdo cikël zgjedhor. Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, këto u mbajtën nën rregullimin e ri territorial, ku tani Maqedonia nga 123 komuna plus Qyteti i Shkupit u reduktuan në 83 të tilla, plus Shkupi me status të veçantë. Në këto zgjedhje në 9 komuna, përfshi edhe Qytetin e Shkupit si rezultat i ankesave të shumta që kishin të bënin me parregullësi gjatë votimit në raudnin e parë, të njejta u desh që të përsëriten, e si pasojë e kësaj edhe votimi në rrethin e dytë u vonua i cili u mbajt në 10 prill të po të njejtit vit, ku morën pjesë 379 kandidatë për kryetarë komune dhe 445 lista këshilltarësh.

Në këto zgjedhje LSDM fitoi 37 komuna, VMRO-DPMNE fitoi 21, Bashkimi Demokratik për Integrim ishte partie re e cila hyri fuqishëm në garën elektorale fitoi 14 komuna, VMRO-PP 3, PDSH 2 dhe 7 komuna u fituan nga kandidat të pavarur, shkruan Zhrunal.

Zgjedhjet lokale të vitit 2009

Zgjedhjet lokale të vitit 2009 u mbajtën sëbashku me ato presidenciale, e që janë zgjedhjet e para të cilët kanë arritur të zhvillohen në përputhje me standardet ndërkombëtare, por që përsëri OSBE-ODIHR kishte vërejtje sa i përket frikësimit të votueve, presion që ishte i shprehur posaçërisht ndaj të punësuarve në administratën shtetërore. Në këto zgjdhje kanë konkuruar gjithsej 364 kandidatë për kryetarë komune dhe 702 lista për këshilltarë.

VMRO-DPMNE doli si partia e parë e cila fitoi 56 komuna që ishte një rritje prej 35 në krahasim me zgjedhjet e fundit, LSDM fitoi 30 kumuna një rënie prej 7 në krahasim me zgjedhjet e 2005, BDI fitoi 15 komuna një rritje prej 1 në krahasim me zgjedhje e vitit 2005, Demokracia e re fitoi një komunë, PDSH fitoi 1 komunë duke shënuar rënie prej 1 në krahasim me zgjedhjet e fundit, shkruan Zhrunal.

Zgjedhjet lokale të vitit 2013

Zgjedhjet e rradhës u mbajtën më 24 dhe 7 prill të vititi 2013, e që të njejtat u mbajtën në një atmosferë të qetë, por që përsëri problemet dhe mangësit nuk munguan. Në këto zgjedhje rivotim kishte në Komunën e Dollnenit, ndërsa për shkak të rezultateve të anuluara, rivotim të rrethit të dytë kishte edhe në tre komuna: Qendër, Strugë dhe Gjorçe Petrov. Këto zgjedhje u zhvilluan nën rregullimin e ri territorial, ku tani Maqedonia do të kishte 80 komuna dhe Shkupi kishte status të veçantë. Dalja e votuesve në rrethin e parë zgjedhor ishte 67 %, ndërsa në rrethin e dytë, i cili u zhvillua në 29 komuna dalja ishte 59 %.

VMRO-DPMNE kishte fituar 56 komuna që ishte numër i njejtë me atë të para katër viteve, LSDM fitoi 4 komuna që ishte një rënie pre 3 në krahasim me zgjedhjet e 2009, BDI kishte fituar 14 komuna që është rënie prej 1 në krahasim me zgjedhjet e fundit, PDSH 2 komuna duke shënuar rritje pre 1 dhe 2 komuna ishin fituar nga kandidatët e pavarur që kishte shqnuar rënie prej 1 në krahasim më 2009.

Zgjedhjet lokale të vitit 2017

Zgjedhjet e rradhës lokale u mbajtën në 15 dhe 29 tetor të vitit 2017, edhe këto zgjdhje si ato të 4 viteve më herët u mbajtën në një atmosferë të qetë, por që parregullësit përsëri nuk munguan. Për 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit garuan gjithsej 223 kandidatë, 17 subjekte politike, prej të cilave 3 ishin koalicione dhe 14 parti politike, ndërsa sa i përket kandidatëve për këshilltarë, u paraqitën gjithsej 373 lista prej të cilave 45 të pavarur. Në rrethin e parë u zgjodhën kryetarët në 45 komunave përfshi Qytetin e Shkupit, ndërsa në rrethin e dytë u votua për kryetarët në 35 komuna, ndërsa rivotim, përkatësisht rreth të tretë, kishte vetëm në Komunën e Çairit në një vendvotim i cili u mbajt me 12 nëntor.

Në këto zgjedhje fitoi LSDM e cila mori 57 komuna që ishte një rritje prej 53 në krahasim me zgjedhjet e fundit, VMRO-DPMNE fitoi 5 komuna që ishte një rënie prej 51 në krahasim me zgjedhjet e fundit, BDI fitoi në 10 kumuna që është një rënie prej 4, AA fitoi 3 komuna, Levizja Besa 1 komunë, PDSH 1 komunë duke shënuar rënie me 1, shkruan Zhurnal.

Kjo është kronologjia e historikut të zgjedhjeve lokale në vendin tonë, e zgjedhjet e ardhshme priten të mbahen me 17 tetor të këti viti, se a do të ketë supriza në renditjen e paritve politike apo do të vazhdojë ky trend kjo do të shihet pas mbylljes së kutive të votimit, ///Zhurnal.mk

Related posts

Shekerinska nga Lisbona: I bëmë hapat e parë drejt bashkëpunimit intensiv në mbrojtje me Portugalinë

Z H

Gjurovski: Maqedonia nuk guxon të mos jetë pjesë e qasjes humane ndaj popullit afgan

Z H

Rama publikisht i kërkon Bullgarisë të heqë veton për Maqedoninë: Na lini të flasim me BE-në

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More