Analizë: Kujt do t’i takojë Qyteti i Shkupit? LSDM dhe VMRO në garë të ngushtë për kryeqytetin

Shkup, 20 gusht – Qyteti i Shkupit që është edhe kryeqendra e vendit do të jetë arënë e ashpër e përplasjes elektorale mes dy partive më të mëdha në vend LSDM dhe VMRO në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, pasi fitorja e saj pos që është një element i fuqishëm propagandistik për fituesin, gjithashtu në të njejtën kohë është edhe treguesi se cila prej tyre gëzon mbështetjen më të madhe të elektoratit, që është sinjal i qartë se kush do të jetë partia dominante në zgjedhjet e përgjithshme.

 

Kryeqytetet kanë pasur çdo herë një peshë dhe rëndësi të veçantë për partitë politike, pasi duke qenë qendrat më të mëdha politike, ekonomike, demografike dhe kulturore në vend, fitorja në to ka pasur një rëndësi të madhe, pasi triumfi në to ka trasuar rrugën drejt pushtetit qëndrorë.

Këtë pozitë dhe ndikim e ka edhe Qyteti i Shkupit për subjektet politike në Maqedoninë e Veriut, ku dy partitë më të mëdha në vend LSDM dhe VMRO janë në një garë të ashpër se cila do të dal e para në këtë komunë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, pasi ajo edhe do të përcaktojë se cila është partia më e madhe.

Rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin e fitores të njërës apo tjetrës parti luajnë shqiptarët që janë etnia e dytë më e madhe në vend, e qe kjo tregon se koalicionet për këtë komunë kanë qenë shumë të rëndësishëm dhe vazhdojnë që të jenë edhe në këto zgjedhje ku do të vendoset se a do të vazhdojë LSDM të udhëheq me Shkupin apo do të kemi ndryshim në qeverisjen e saj.

Qyteti i Shkupit gëzon një status të veçantë në krahasim me komunat tjera, pasi ajo përbëhet nga 10 komuna të cilës sëbashku krijojnë atë, pra qytetarët e Shkupit pos votimit për kandidatin në komunën që jëtojnë ata votojnë edhe për udhëheqësin e qytetit. Komunat që përbëjnë Qytetine Shkupit janë: Qendër, Karposh, Aerodrom, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Çair, Saraj, Butel, Shuto Orizare, Gazi Babë.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, në Qytetin e Shkupit triumfoi kandidati i LSDM që në raudnin e parë, ndaj ati të VMRO-s, ku vlen të theksohet se partia më e madhe në kampin politik shqiptar Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk kishte kandidat të saj, por mbështeti atë të koalicionit qeverisës, shkruan Zhurnal.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2017 në Qytetin e Shkupit:

KomunatVMROLSDMBDIASHBESA
Qendër30.30 %61.54 %0.18 %0.38 %
Gazi Babë47.77 %43.54 %1.05 %1.10 %
Karposh36.74 %55.30 %0.18 %0.31 %
Aerodrom43.05 %50.17 %0.06 %0.11 %
Gjorçe Petrov44.33 %49.30 %0.13 %0.44 %
Kisella Vodë47.81 %45.73 %0.03 %0.05 %
Çair13.25 %48.49 %7.26 %21.03 %
Saraj3.75 %55.58 %13.63 %18.45 %
Butel38.78 %48.48 %2.62 %4.24 %
Shuto Orizare36.34 %44.62 %5.72 %4.71 %

Nga 10 komunat që ka gjithësej Qyteti i Shkupit, LSDM ka triumfuar në 8 prej tyre, të cilët i kanë siguruar kandidatit të saj Petre Shilegov 50.33 % të votave, ku këto rezultate konfirmuan fitoren e kësaj partie që në raundin e parë.

Kandidati i VMROsë në zgjedhjet lokale të vitit 2017 për Qztetin e Shkupit, Koce Trajanovski triumfoi në vetëm dy komuna edhe atë në Gazi Babë dhe Kisella Vodë, ndërsa Trajanovski në tërësi prej 10 komunave ka marrë gjithësej 36.18 % të votave.

Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të korrikut të vitit 2020:

KomunatVMROLSDMBDIASH-AAA
Qendër31.41 %50.9 %1.57 %1.05 %
Gazi Babë47.1 %29.06 %5.71 %6.89 %
Karposh35.98 %45.88 %1.69 %0.95 %
Aerodrom44.33 %37.94 %0.53 %0.49 %
Gjorçe Petrov46.12 %38.38 %2.11 %1.32 %
Kisella Vodë47.6 %35.51 %0.43 %0.09 %
Çair9.83 %16.72 %39.69 %30.16 %
Saraj2.23 %10.61 %53.15 %32.47 %
Butel36.14 %27.52 %14.02 %13.42 %
Shuto Orizare18,83 %37,92 %18,78 %15,16 %

Këto dy tabela na tregojnë se të gjithë partitë politike kanë pësuar ndryshime sa i përket mbështetjes së elektoratit në vitin 2020 në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017, ku disa prej tyre në disa komuna kanë ulje, kurse në disa të tjera kanë rritje, shkruan Zhurnal.mk

Krahasimi mes VMRO-LSDM në komunat ku etnia maqedonase janë shumicë: Në Qendër VMRO ka shënuar rritje me 1.11 %, ndërsa LDSM në këtë komunë ka shënuar ulje në vitin 2020 në krahasim me atë të vitit 2017 me 9.64 %. Në Gazi Babë VMRO ka shënuar ulje të lehtë me 0.67 %, ndërsa LSDM ka shënuar ulje me 14.48 % në zgjedhjet e 2020 në krahasim me ato të vitit 2017. Në Karposh në zgjedhjet e vitit 2020 VMRO ka shënuar ulje prej 0.76 % në krahasim me zgjedhet lokale të vitit 2017, kurse LSDM ka shënuar ulje me 9.42 %. Në Aerodrom VMRO ka shënuar rritje në vitin 2020 me 1.28 % në krahasim me vitin 2017, ndërsa LSDM ka shënuar rënie me 12.23 %. Në Gjorçe Petrov VMRO ka shënuar rritje me 1.79 %, ndërsa LSDM ka shënuar rënie me 12.92 %. Në Kisella Vodë, VMRO ka shënuar ulje me 0.21 %, gjithashtu dhe LSDM ka shënuar ulje me 10.22 të votave %.

Në Butel në bazë të koalicioneve VMRO-ASH-AAA në vitin 2020 do të marrin 49.56 %, kurse në vitin 2017 ky koalicion do të merrte 41.4 %, pra një rritje prej 8.16 % për 4 vite, ndërsa koalicioni LSDM-BDI në këtë komunë do të merrnin 41.54 %, ndërsa në vititn 2017 ata kishin 48.48 %, pra një rënie prej 6.94 % për të njejtën periudhë kohore. Në Saraj koalicioni VMRO-ASH-AAA do të marrin 34.7 %, ndërsa në vitin 2017 ky koalicion do të merrte 13.38 % të votave, LSDM-BDI në vitin 2020 63.76 % ndërsa në vitin 2017 kishin 55.58 % pra një rritje prej 8.18 %.

Në Çair koalicioni VMRO-ASH-AAA sipas rezultateve të vitit 2020 kanë 39.99 %, ndërsa si koalicion në vitin 2017 ata kishin 20.51 %, pra ata kanë një rritje prej 19.48 %, ndersa koalicioni BDI-LSDM kanë 56.41 %, ndërsa në vitin 2017 ata kishin 48.49 %, pra ata tani kanë një rritje prej 7.92 %. Në Shuto Orizare koalicioni VMRO-ASH-AAA në vitin 2020 do të merrnin 33.99 %, ndërsa ata në vitin 2017 sëbashku do të merrnin 42.06 %, pra kanë shënuar rënie prej 8.07 %, ndërsa LSDM-BDI në zgjedhjet e vitit 2020 do të merrnin 56.7 %, ndërsa në vititn 2017 ata kishin 44. 62 %, pra ata kanë një rritje prej 12.08 %.

Në bazë të këtyre të dhënave fati i fituesit të Qytetit të Shkupit është shumë i paqartë, pasi VMRO si parti ka shënuar rritje gati në të gjitha komunat, kurse LSDM ka shënuar ulje thuajse në të gjitjha komunat, kjo tregon se koalicionet do të jenë ata që do të përcaktojnë fituesin e kryeqendrës së vendit.//Zhurnal.mk

Related posts

Prokuroria heton furnizimet publike për spitalin e përkohshëm në Tetovë

D V

Merr hov fushata e vaksinimit në Maqedoninë e Veriut

D V

Personat me fibrozë cistike apelojnë për nevojën e medikamentit Kalideko

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com