Analizë: Kush do t’i blejë tabletët për nxënësit filloristë? Prindërit apo ministria e arsimit?

Shkup, 27 gusht – Reformat e ndërmarra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut ka për qëllim përmirsimin e sistemit arsimorë në vendin tonë, e kjo po synohet që të arrihet përmes dixhitalizimit, që si projekt do të fillojë që të zbatohet në shtator të këtij viti dhe do të përfshihen vetëm klasat e para dhe të katërtat, por ajo që ka shkaktuar polemikë është çështja se kush ka përgjegjësinë për ti siguruar tabletat për nxënësit prindërit apo shteti, e që e gjithë kjo situatë mund të ndikojë që kjo reformë të dështojë.

 

Teknologjia është bërë tani pjesë e pa ndashme e përditshmërisë sonë, pasi sot çdo gjë është e lidhur me të, e ajo ka ndikuar që të lehtësojë dhe përmirsoj kryerjen e shumë aktiviteteve të cilat në të kaluarën kanë qënë të pa mundura, shkruan Zhurnal.

Falë zhvillimit të madh të teknologjisë në vitet e fundit, ajo çdo ditë e më shumë po gjen zbatim edhe në sistemin arsimorë, ku shumë shtete kanë ndërmarrë iniciativë për dixhitalizimin total të arsimit, pasi kjo po vlersohet si një metodë përmes së cilës do të rritet cilësia e saj. Në shumë vende tabletat kanë zëvendësuar librat klasik, pasi ato po ofrojnë më shumë mundësi mësimi dhe në të njejtën kohë janë shumë të lehtë për tu përdorur nga nxënësit.

Egzistojnë shumë dobi sa i përket përdorimit të Tabletave:

Tabletat janë treguar të suksesëshme në rritjene angazhimit të nxënësve për mësim;

Tabletat mundësojnë futjen në klasë të materialeve më figurë dhe zë të cilët pasqyrojnë botën reale duke rritur interaktivitetin dhe interesimin e nxënësve;

Tabletat mundësojnë vlerësimin online, kjo ka dy përparsi, pasi mundëson që arsimtari më shpejtë dhe më leht ti vlersojë nxënësit, dhe në të njejtë kohë ju ofron nxenësve me shumë komoditet në dhënien e provimeve;

Tabletat u japin përdoruesve qasje në një shumëllojshmëri të gjerë të aplikacioneve Interaktive të cilat mundësojnë alternativa të shumta për të mësuar;

Shumë shtete të Europës kanë filluar që të zbatojnë këtë mënyrë të mësimit, e kjo po rezulton shumë e suksesshme, pasi ka përmirsuar aftësitë e nxënësve dhe ka rritur kapacitetet e mësim nxënies. Një proces të njejtë e ka filluar edhe Maqedonia e Verit, e cila për herë të parë pritet që të imlementohet në shtator të këtij vitit që përkon edhe me fillimin e vitit të ri shkollor.

Ministria e Arsimit ka ndërmarrë reforma për ngrtijen e cilësis së mësimit në vendin tonë, e risia e saj do të jetë dixhitalizimi i disa prej përmbajtjeve mësimore në klasën e parë dhe të katërtën, e që në 5-6 vitet e ardhshme koncepti do të aplikohet në të gjithë arsimin fillorë.

Ajo që shkaktoi debat në këtë proces, ka të bëjë me sigurimin e tabletave përmes së cilës do të mësojnë nxënësit me këtë sistem të ri, pasi mungesa e tabletave nënkupton edhe dështim të plotë të kësaj reforme. Kështu prindërit shprehen të revoltuar edhe kundërshtojnë blerjen e tabletave, pasi sipas tyre arsimi primarë është i obligueshëm në vendin tonë dhe si i tillë shteti ka përgjegjësi që të sigurojë mjetet e nevojshme realizimin e saj, kurse nga ministria nuk ka ende një prononcim për këtë çështje edhe pse kanë mbëtur shumë pak ditë deri në fillimin e procesit arsimor. Sigurimi i tabletave është një barrë shumë e rëndë për ekonomitë e familjeve, pasi shumë prej tyre kanë nga 2 apo më shumë nxënës në shkollë e që e tërë kjo do tu kushtonte atyre kosto të lartë financiare ku shumë prej tyre e kanë të pamundur që ta përballojnë, shkruan Zhurnal.

Duke qenë se kjo është një reformë qe e ka ndërmarrë qeveria dhe në të njejtën kohe arsimi fillor është i obligueshëm atherë i takon shtetit që te kujdeset për pajisjen e secilit nxënes me tablet e nevojshme për mësim në sistemin e ri të dixhitalizuar siç bëjnë shtetet tjera të cilët ne dëshirojmë që ti imitojmë.

Norvegjia dhe Suedia janë dy nga shtete të cilat e kanë implementuar dixhitalizimine sistemit arsimore para disa viteve, por ajo që bie në sy në këto vende është fakti se reforma është bërë nga qeveria dhe e njejta ka marrë përsipër pajisjen e të gjithë nxënësve me tabletat e nevojshme për mësim në sistemin e ri të reformuar. E njejta situatë është edhe në Zvicër, ku shteti ka marrë barrën e pajisjes së shkollave fillore me tablet të nevojshëm për zhvillimin e mësimit me sistemi e ri të dixhitalizuar.

Kështu Maqedonia e Veriut ndërmerr reforma me qëllim arritjen e vendeve të Europës Perëndimore, por çdo herë në planifikim bëhet një “gabim”, që është mosnjohja e kapaciteteve ekonomike dhe logjistike të vendit tonë për ti implementuar në terren, pasi në teori ato janë shumë të mira, por në praktikë dështojnë. Në qoftë se ministria nuk reagon në kohë atëher i gjithë mundi, shpenzimet financiare për përpilimin e reformave, do të mbetet thjesht një ide e mirë në letër po e pamundur që të realizohet.

Qeveria duhet që të reagojë në kohë për ta zgjidhur këtë problematikë, pasi në rast se nuk ndërhyet atëher nga kjo neglizhencë do të dëmtohen mijëra nxënës të pafajshëm të vendit tone. Kjo situatë duhet të jetë edhe një mësim për institucionet tona që mos të marrin inciativa reformuese për tu krahasuar me Norvegjinë, kur standardi i vendit tonë renditet me atë të shteteve të pazhvilluara.//Zhurnal.mk

Related posts

Në Tabanocë për hyrje në shtet pritet deri 40 minuta

R Zh

BP: Institucionet e BE-së me vlerësim të lartë për realizimin e Bankës popullore

Z H

Carovska: Me Ambasadën zvicerane dhe projektin E4E ne planifikojmë zhvillimin e arsimit profesional

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com