Analizë: Kushdo që të fitojë në zgjedhjet në Bullgari, Maqedonia të mos shpresojë kot për negociata !?

Shkup, 12 korrik – Kontesti mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka bllokuar rrugën integruese të Shkupit drejt Bashkimit Europian, pasi vetoja e Sofies në samitin e fundit ishte edhe vendimtarja që vendi ynë të mos marrë datë për fillimin e negociatave, e ky ishte një zhgënim i madh, por që udhëheqësit tonë ishin optimist që me krijimin e qeverisë së re në shtetin fqinjë do të sillte zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes dy vendeve, e kjo mund të mos ndodhë pasi rezultatet paraprake na tregojnë për një rezultat tepër të ngusht i cili pritet që të komplikoj së tepërmi krijimin e një qeveri politike.

 

Mungesa e një qeverie politike në Bullgari që erdhi si pasojë e mungesës së stabilitetit të brendshëm politik, ishte një element shumë i rëndësishëm që pengoi arritjen e një marrëveshje përfunditare e cila do ti jepte fund kontestit mes dy vendeve, pasi qeveria teknike që u krijua nuk kishte legjitimitetin për të arritur një akord përfundimtar me Maqedoninë e Veriut, e që nga e gjithë kjo po vuan vendi yne i cili ka ngecur në portat e Bashkimit Evropian, shkruan Zhurnal.

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme në Bullgari në prill të vitit 2021, krijoi një rezultat të ngusht mes partive politike, e që në bazë të atyre shifrave u pa se krijimi i një shumice parlamentare nga e cila do të votohej qeveria e re do të jetë shumë e vështirë, duke marrë parasysh edhe përplasjet e shumta mes partive politike para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Partia e ish–kryeministrit Bojko Borisov, GERB, kishte fituar zgjedhjet që mori 75 deputet, dhe si fituese ajo sipas kushtetutës mori mandatin për formimin e qeverisë, por rezultati i saj ishte i pa mjaftueshëm për ta krijuar qeverinë e vetme apo edhe me aleatët e saj tradicional, e që në të njejtën kohë partitë tjera opozitare nuk pranuan që të bashkuponin, e qe e gjithë kjo ndikoi që kjo parti ta kthente mandatin te presidenti. Presidenti mandatoi partinë e dytë “Ekziston një popull i tillë (ITN)” që mori 51 deputet, por e njejta në mungesë të numrave ktheu mandatin, e që e gjithë kjo çoi në një krizë të fuqishme politike, dhe u detyrua krijimi i një qeverie teknike dhe caktimi i zgjedhjeve të reja në 11 korrik të këtij viti.

Në zgjedhjet e reja që u mbajtën një ditë më heret, dhe sipas të dhënave të Komisionit Qëndrorë Zgjedhorë me 98.92 % të votave të numëruara, rendita ka pësuar një ndryshim ku tani partia “Ekziston një popull i tillë (ITN)” ka dalë e para me 23.91 %, që sipas rezultateve paraprake do të këtë 65 deputet kurse në vendin e dytë renditet partia e ish–kryeministrit Bojko Borisov, GERB me 23.69 %, që sipas rezultateve paraprake do të ketë 63 deputet. Rezultati përfundimtarë nuk pritet që të ndryshojë shumë, pasi kanë mbetur jo më shumë se 1.08 % të votave për tu numëruar.

Këto rezultate mjaft të ngushta do ta vështirësojnë shumë krijimine një qeverie të re në Bullgari, pasi dallimi i tanishëm mes dy partive politike është shumë i ngusht, dhe gjasat për një koalicion të mundshëm janë të pakta dhe e gjithë kjo mund të ndikojë që Bullgaria të futet përsëri në një krizë politike, ku mundësitë për zgjedhje të reja janë shumë evidente, shkruan Zhurnal.

Nuk duhet pritur apo shpresuar shumë nga qeveria e re Bullgare për zgjidhjen e kontestit të emrit, pasi në disa deklarata që ka dhënë Slavi Trifonov që është edhe kryetari i partisë fituese nga rezultatet e deritanishme, nuk ndryshojnë shumë nga deklaratat e zyrtarëve tjerë, dhe në këtë mënyrë duket se qëndrimi i Sofies në drejtim të Shkupit nuk do të ndryshojë. Në një tubim parazgjedhor ai theksoi se “”Për sa kohë që bullgari nuk është i qetë për historinë e tij, e cila është Maqedonia, mendimi ynë do të jetë i njëjtë me atë të të gjithë bullgarëve. Kjo na tregon se vendin tonë e presin negociata sfilitëse edhe me qeverinë e ardhshme, dhe ndaj të cilëve duhet që të përgatitet një strategji për negociatat, pasi besimi i tepër dhe euforia për qeverinë e re mund të na prodhiojë zhgënjim të ri.

Për krijimin e një qeverie partia ”Ekziston një popull i tillë (ITN)” i nevojitet krijimi i një koalicioni me dy apo tre parti varësisht numrave që ka secila nga ato, e që kjo është një operacion i komplikuar, i cili mund që të dështojë, e kjo do ta fuste në një krizë të re politike Bullgarinë duke prodhuar zgjedhje të reja, e që kjo për Maqedoninë e Veriut nënkupton vazhdim i bllokimit të rrugës integruese, pasi gjasat që qëndrimi i Sofies të ndryshojë në një situatë të polarizuar dhe të paqartë politike janë shumë minimale.

Zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në nëntor të këtij viti në Bullgari, janë një element tjetër shqetësimi që duhet të merret në konsideratë nga udhëheqësit e vendit tonë, pasi roli i presidentit në zgjidhjen e kontestit mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm, e që e gjithë kjo mund ta ndikojë fuqishëm procesin e negociatave mes Shkupit dhe Sofies.

Rezultati i ngusht mes partive politike që prodhuan zgjedhjet e fundit në Bullgari, mund të komplikojnë situatën politike të vedit fqinjë, e që e gjithë kjo do të ketë impakt të fuqishëm edhe në fatine negociatave si dhe në zgjidhjen përfundimtare të kontestit, dhe si rezultat i saj politikanët në vendin tonë duhet që të përgatiten dhe të gjenjnë mekanizmat e duhur për të arritur një marrëveshje të pranueshme për dy palët e që kjo do ta zhbllokonte rrugën integruese të vendit tonë drejt BE-së./Zhurnal.mk

Related posts

Editorial / Ndërkëmbëzat mes partive shqiptare në kuvend, po i vuajnë qytetarët!

R Zh

Sot 30 viktima dhe 577 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

D V

Vazhdon mbështetja e targetuar dhe e përkohshme për ekonominë dhe kategoritë e rrezikuara

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More