Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Maqedoni TOP LAJM

Analizë / Largimi i SHBA-së nga Afganistani, një fitore e madhe strategjike për Rusinë!

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 15 maj – Vendimi i Shteteve të bashkuara të Amerikës për tërheqjen e trupave nga Afganistani ndikoi në rritjen e  menjëhershme të tensioneve dhe përplasjeve ushtarake, ku nga vakuumi i krijuar të gjithë fuqitë globale po synojnë të rrisin fuqinë ndikuese në një shtet me rëndësi të madhe strategjike.

Fal pozitës së saj gjeografike Afganistani që nga shumë autorë është quajtur edhe si “Zemra e Azisë” ajo gjatë gjithë historisë së saj ka qenë si një korridor natyral për shkëmbimet tregtare mes Lindjes dhe Perëndimit, operacioneve ushtarake dhe përplasjet gjeopolitike mes fuqive botërore, që ka bërë që kjo pjesë e botës mos të gjej asnjëherë stabilitet afatgjatë.

Sipas disa hulumtimeve nëntoka Afgane është e pasur më burime shumë të mëdha të gazit natyrorë dhe burimeve tjera energjetike të cilat vlerësohen deri 1 trilion dollarë, por të cilët përshkak të mungesës së stabilitetit politik kanë mbetur të pa eksploruara dhe të pa shfrytëzuara.

Ajo që më së shumti i jep rëndësi Afganistanit është pozita gjeografike, pozita qendrore në Euroazi, dhe me një sipërfaqe prej 652.000 kilometra katrorë ajo kufizohet me Iranin në perëndim, Pakistanin në jug dhe lindje, Turkmenistani, Uzbekistani dhe Taxhikistani në veri dhe Kinën në verilindje që ka bërë që ky vend të jetë një udhëkryq shumë i rëndësishëm mes Azisë Qendore, Azisë Jugore dhe Lindjes së Mesme.

Ajo kufizohet me dy fuqi bërthamore siç janë Kina dhe Pakistani si dhe gjendet shumë afër Rusisë dhe Indisë të cilët poashtu janë fuqi nukleare, bën që Afganistani të fitoj një rëndësi të veçantë strategjike për shtete të cilët janë të interesuar për të pasur një kontroll dhe ndikim më të madh në drejtim të këtyre vendeve nukleare.

Afganistani kufizohej me Lindjen e Mesme që paraqet rajonin më të pasur me burime energjetike në botë, por në të njëjtën kohë me zbulimin e rezervave të mëdha të gazit natyror në vendet e Azis Qendrore sidomos në Turkmenistan i cili renditen si vendi i katër në botë për rezervat e gazit bën që ajo të fitoj një peshë edhe më të madhe strategjike si një vend tranzit për këto burime energjetike drejt tregjeve të Kinës dhe Indisë, apo të shërbejë edhe si vend prej nga fuqitë rajonale apo globale të ushtrojnë kontroll apo presion drejt vendeve të Azisë Qendrore.

Afganistani do të jetë rrugë-kalimi kryesor i një tubacioni me një gjatësi prej 1814 kilometra e cila do ta çoj gazin nga fushat e Turkmenistanit në drejtim të Pakistanit dhe Indisë me një kapacitet pre 33 miliard metër kub në vit e cila do të ndikoj që ajo të marrë një rëndësi të madhe strategjike si një vend tranzit gazi mes Azisë Qendrore dhe asaj Jugore. Në të ardhmen pritet që Afganistanit ti shtohet edhe një gazsjellës i ri i cili synon dërgimin e gazit nga Irani në drejtim të Kinës e cila do ta rriste edhe më shumë rrëndësin gjeopolitike të Kabulit.

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n Afganistani paraqet portën e vetme prej së cilës ato mund të kenë qasje të hapur drejt vendeve të Azisë Qendrore dhe të ketë ndikim më të madh në pasurit energjetike të rajonit si dhe përmes pranisë së saj në këtë shtet ajo synon që të balancojë apo edhe ta zmbrapsë hegjemoninë Ruse dhe Kineze në rajon. Edhe përkundër tërheqjes së forcave të saj ushtarake SHBA do të ruaj një prezencë të sajnë në Afganistan e cila do ti mundësonte mbajtjen e kontrollit dhe fuqisë ndikuese në vend, dhe ti kundërvihet synimeve Ruso-Kineze në rajon.

Rusia përmes rritjes së prezencës dhe ndikimit në Afganistanin synon që të ruaj hegjemoninë e saj drejt rajonit të Azisë Qendrore e cila në strategjinë e Kremlinit është pjesë përbërëse e fuqisë dhe sigurisë së saj. Ajo përmes mbështetjes së grupeve të ndryshme brenda Kabulit synon që të largojë prezencën Amerikane nga Afganistani e cila do të përkthehej në dobësimin e ndikimit të saj në drejtim të vendeve të Azisë Qendrore e që do të ishte një fitore e madhe strategjike për Rusinë.

Prezenca trupave Amerikane që nga 2001 nga Kina është parë si një kërcënim serioz ndaj territorit dhe interesave të saj në Afganistan dhe në tërë rajonin e Azisë Qendrore duke e cilësuar si ndërhyrje në zonën e saj të sigurisë. Kina kërkon një Afganistan stabil pasi në të kundërtën projekti i saj “Një Brez Një Rugë” do të kërcënohej seriozisht e për pasojë edhe qëllimi i saj për rritjen e fuqisë ndikuese në rajonin e Azisë Qendrore do të rrezikohej. Kina e sheh Afganistanin si një vend tranziti për gazin natyror nga vendet e Azisë Qendrore dhe Irani, e që në mungesë të stabilitetit Pekini nuk do të marrë dot gazin për të cilin ka shumë nevojë.

Gjeopolitika e Afganistanit do të ndikojë që ky shtet edhe për një kohë të gjatë të jetë arenë e përplasjeve gjeopolitike mes fuqive të mëdha, pasi kontrollo i saj do të mundësonte qasjen në dy rajonet më të pasura më burime natyrore në botë, e që për pasoj ky vend edhe për një periudhë do ta ketë të vështirë krijimin e  paqes dhe stabilitetit të brendshëm.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Dafina Vidishiqi

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...