Analizë: Lëvizja BESA përcaktuese e fituesit në zgjedhjet lokale në Strugë

Shkup, 20 shtator – Struga do të jetë një nga komunat ku gara elektorale mes partive politke do të jetë shumë e ashpër, kjo edhe për faktin se këtu pos konkurencës pozitë-opozitë do të jetë edhe një përballje mes koalicionit qeverisës, ku tre partitë do të garojnë me emrat e tyre, ndërsa  opozita do të garoj me një kandidat, ku VMRO do ta mbështesë atë të ASH-AAA, e që me shumë gjasë votat e Lëvizjes Besa do ta përcaktojnë edhe fituesin në këtë komunë.

Sa më shumë që po afrohet data e mbajtjes së zgjedhjeve, aq me interesant dhe dramatike po bëhet situata politike në vendin tonë, e gjithë kjo si pasojë e rezultatit të ngusht që kanë partitë politike me njëra-tjetrën në disa komuna, e që kjo po e komplikon dhe po e bënë shumë të paqartë se cili subjekt apo koalicion do të tiumfoj atje, shkruan Zhurnal.

Struga është një nga komunat ku dallimi mes partive dhe koalicioneve është shumë i ngushtë, e që fituesi këtu mund të dihet vetëm pasi të jenë mbyllur kutitë e votimit dhe të jetë numëruar edhe vota e fundit, e kjo gjë mund të na sjellë edhe befasi në atë se kush do të qeverisë me të në katër vitete e ardhshme.

Struga nuk ka ngurruar që të na ofrojë surpriza, pasi kjo komunë her është qeverisur nga një parti e her nga një tjetër, e që kjo gjë ka ndodhur edhe para katër viteve, kur Ziadin Sela edhe pse në raundin e parë udhëhiqte, në të dytin ai u mposht nga Ramiz Merko, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2017 në komunën e Strugës:

ASH30.24 %
BDI25.77 %
LSDM23.24 %
VMRO13.50 %
BESA3.45 %

Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale të vitit 2017 në komunën e Strugës:

BDI49.53 %
ASH46.73 %

Në raudin e dytë ndodhi edhe kthesa sa i përket rezultatit përfunimtarë, ku LSDM u deklarua në mbështetje të partnerit të koalicionit BDI, ndëra VMRO nuk u potencua se cilin nga kandidatët apo parti do ta mbështeste, ndërsa Lëvizja Besa u rreshtua në krah të Zaidin Selës. Kështu për BDI-në koalicioni me LSDM-në ishte përcaktuesi dhe vendimtari që i dha fitoren në Strugë me 49.53 % të votave, ndërsa kjo i shkaktoi humbje ASH, shkruan Zhurnal.

Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në korrik të vitit 2020:

BDI28.21 %
ASH-AAA24.66 %
LSDM21.3 %
VMRO21.13 %

Ajo që vlen të theksohet në këto zgjedhje është fakti se Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, nuk konkuroi si parti në vetë, por ajo shkoi në koalicion parazgjedhor me LSDM-në. Në këto zgjedhje BDI u rendit si parti e parë në Strugë, por me një rezultat të ngusht ndaj ASH e cila u rendit në vendin e dytë.

Deri sa në zgjedhjet e vitit 2017 partnerët e koalicionit kanë garuar me dy kandidatë, në këto zgjedhje ata do të kandidaojnë me tre të tillë, ku BDI do të konkurojë me Ramiz Merkon, LSDM me Dimçe Shipinkarovskin, Lëvizja Besa me Abdullah Qazimin. Në anën tjetër, VMRO-DPMNE nuk do të garojë me kandidat të vetin, e që në bazë të koalicionit ajo do ta mbështesë kandidatin e ASH-AAA Idri Istrefin.

Dalja e partive qeverisëse me tre kandidatë nënkupton se votat e tyre do të shpërndahen, ndërsa dalja e opozitës me një kandidatë është një strategji shumë e mirë e cila do të mundësojë përqëndrimin e votës opozitare tek një kandidat i vetëm e që kjo do të rrisë mundësinë e tyre për tiumf, shkruan Zhurnal.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit, BDI është partia e parë në Strugë sa i përket mbështetjes së elektoratit, ndërsa si koalicion me LSDM-në ata kanë 49.51 % të votave, pasi në bazë të marrëveshjes që kanë këto dy parti ato janë të obliguar që në raundin e dytë të mbështesin kandidatin e njëra-tjetrës.
ASH-AAA renditet si partia e dytë në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2020, ndërsa nëse llogaritet në bazë të koalicionit me VMRO-DMPMNE atëherë ato kanë 45.79 % të votave.

Lëvizja Besa në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kishte marrë 3.45 % të votave, duke supozuar se ajo vazhdon që ti ketë këto vota, e bëjë atë atë të jetë një faktorë shumë i rëndësishëm në përcaktimin se cili kandidat apo edhe koalicion do të triumfojë në Strugë.

Pasi në rast se BDI-LSDM ku bënë pjesë edhe BESA si partner i koalicionit të kësaj të fundit kanë sëbashku 49.51 % të votave, që i bënë fitues ato, por që situata do të ndryshonte rrënjësisht nëse Lëvizja nuk mbështet kandidatin e tyre në raundin e dytë. Në rast se ndodh kjo atëher BDI-LSDM do të kishin 46.06 %. Ndërsa në rast se BESA arrinë një koalicion me ASH-AAA-VMRO atëher ky koalicon do të siguronte 49.24 % të votave. Edhe në qoftë se BESA nuk bënë koalicion me asnjë nga partitë atëherë dallimi mes dy koalicioneve BDI-LSDM dhe VMRO-ASH-AAA do të jetë vetëm 0.27 % që nënkupton se votat e saj përsëri do të jenë përcaktuese, shkruan Zhurnal.

Lëvizja Besa do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin se cila parti apo edhe koalicion do të tiumfojë në komunën e Strugës, por që mbetet të shihet se ajo a do ti bashkangjitet ndonjë koalicioni në raundin e dytë apo do të qëndorj “neutrale”.

Related posts

Hani: Të rinjtë janë pasuria më e madhe që kemi

D V

Shkupjani e mashtron kushërirën e tij, për dy muaj ia merr 50 mijë euro

Redaksia

Carovska: Vitin e kaluar u pa se nuk ka transmetim të coronavirusit në procesin arsimor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More