Agjencia Zhurnal.mk
Analiza Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 11 maj – Pozita gjeografike dhe burimet gjigante natyrore që disponon rajoni i Lindja së Mesme ka bëre që kjo hapësirë të ketë një peshë dhe rëndësi të veçantë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kjo pozitë gjeografike ka bërë që Lindja e Mesme gjatë gjithë historisë së saj të jetë një zonë interesi dhe konkurrence për fuqitë rajonale dhe ndërkombëtare, por rëndësia e saj u shtua sidomos pas zbulimet të naftës dhe gazit që mbante nëntoka e këtij rajoni.

Lindja e Mesme është një udhëkryq apo një urë-lidhëse e cili lidh tre kontinente atë Europian, Aziatik dhe Afrikan me një sipërfaqe rreth 7.2 milion kilometra katrorë dhe në këtë pjesë gjenden 18 shtete të tre kontinenteve, dhe ka një popullsi prej 410 milion banorë.  

Në aspektin territorial Lindja e Mesme përfshinë pjesët lindore të Europës, perëndimin e Azisë dhe pjesën veriore të Afrikës, ndërsa kufijtë ujor të këtij rajoni janë Deti Mesdhe në juglindje,  brigjet jugore të Detit të Zi, Detit Kaspik dhe Deti i Arabisë në Jug i cili i mundëson daljen në Oqeanin Indian.

Në këtë rajon gjenden 5 nga 9 rrugë-kalimet më të rëndësishme ujore në botë të cilët lidhin oqeane dhe kontinente dhe të cilët mundësojnë zhvillimin e tregtisë botërore.

Kanali i Suezit e lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq, Ngushtica e Bosforit lidh Detin e Zi me detin Marmara, Ngushtica e Dardaneleve e lidh Detin Egje me Detin Mesdhe, Ngushtica e Hormuzit lidh Gjirin Persik me Detin e Arabisë dhe përmes saj me Oqeanin Indian, kjo ngushticë paraqet një nga pikat më strategjike në botë pasi përjes saj në 24 orë  kalojnë 16-17 milion barela naftë e cila përbën rreth 20 % e të gjithë qarkullimit të naftës në botë. Ngushtica Bab el-Mandeb është një rrugë ujore strategjike e cila lidh Detin e Kuq dhe Oqeanin Indian.

Rëndësia për ekonominë globale që kanë këto kanale u pa gjatë gjasht ditëve të bllokimit të Suezit e cila tronditi ekonomin ndërkombëtare dhe prodhoi një kosto financiare prej  54 miliardë dollarë.

Lindja e Mesme paraqet rajonin më të pasur me burime natyrore në botë ku nëntoka e saj  disponon 2/3 e totalit të naftës dhe rreth 45 % të totalit të gazit natyror që na tregon se kjo hapësirë është qendra botërore energjetike.

Burime natyrore janë të përqendruara kryesisht në rajonin e Gjirit Prsik që ka bërë që 6 shtetet që gjenden në këtë pjesë të  jenë vendet me më shumë nafta dhe gazë në botë, njëkohësisht edhe eksportuesit me të mëdhenj të tyre.

Arabai Saudite 302.81 miliard fuçi apo rreth 21.9 %, Irani 155.60 miliard fuçi apo 12.8 %, Iraku 142.7 miliar fuçi apo 10.6%, Kuvajti 101.50 miliard fuçi apo 8.4 %, Emiratet Arabe 97.80 miliard fuçi apo 8.1 %, Katari 25.24 miliard fuçi apo 2.1 % ku këto vende në total zotërojnë rreth 65.3 % të naftës botërore. Në vitin 2018 që ishte viti para pandemisë gjashtë vendet më të pasur me naftë të Lindjes së Mesme prodhuan:  Arabia Saudite 12.1 milion fuçi në vit, Irani 4.7 milion fuçi , Irak 4.5 milion fuçi,Emiratet e Bashkuara Arabe 3.7 milion fuçi, Kuvajti 2.9 milion fuçi, Katari 1.5 milion fuçi që është një total prej 33.5 % të naftës botërore të prodhuar në këtë vit, shkruan Zhurnal.mk.

Lindja e Mesme disponon edhe rezerva shumë të mëdha të gazit natyrorë, ku në bazë të hulumtimeve ky rajon përmban rreth 45 % të totalit botërorë, e cila do ti mundësojë që nga një faktor botëror i naftës të  shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit.

Irani disponon rezervat më të mëdha të gazit natyror në rajon dhe rendit e dyta në botë menjëherë pas Rusisë, ajo ka 32 trilion metër kub apo rreth 17 % të totalit botërorë, Katari 24.7 miliard metër kub apo 12 %, Arabia Saudite 9.8 trilion metër kub, Emiratet e Bashkuara Arabe 6.1 trilion metër kub, Irak 3.8 trilion metër kub, Egjipti 2.2 trilion metër kub, Kuvajti 1.7 trilion metër kub.

Gjeografia dhe burimet energjetike që disponon ajo do ti mundësojnë që rajoni i Lindjes së Mesme edhe për një kohë të gjatë të jetë shumë i rëndësishëm për politikën dhe ekonominë ndërkombëtare, shkruan Zhurnal.mk.

Postime të ngjashme

Edhe Greqia rrezikohet nga paralajmërimet e Bajdenit nëse punon kundër Marrëveshjes së Prespës

Zekirija Haxhiu

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...