Analizë: Maqedonia e Veriut me shifra të frikshme sa i përket numrit të vdekjeve nga Kovid-19

Shkup, 17 shtator – Pandemia e Kovid-19 e cila ka përfshirë të gjithë botën, po vazhdon që të shkaktojë miliona të infektuar dhe të vdekur në nivel global, por që fatmirsisht numri i tyre në javën e fundit është ulur në krahasim me me një javë më parë, gjithashtu edhe Maqedonia e Veriut ka shënuar ulje, por ajo prinë në Europë sa i përket numrit të të vdekurve të shkaktuar nga virusi.

Kovid-19 ishte një virus i panjohur i cili për herë të parë u paraqit në Wuhan të Kinës, por që i njejti për një periudhë shumë të shpejtë u shpërnda në të gjtihë botën, duke futur në kolaps sistemin shëndetësor, ekonominë globale, shkruan Zhurnal.

Zbulimi i vaksinave u besua se do ti jepte fund kësaj pandemia të frikshme e cila ka shkaktuar miliona të infektuar dhe të vdekur, por fatkeqësisht nuk po ndodh ashtu, pasi varianti “Delta” është më rezistent ndaj vaksinave dhe ka aftësinë për përhapje më të shpejtë tek njerëzit. Kjo situata ka rikthyer ngarkesat në spitale duke e vendosur sistemin shëndetësor përsëri në një trysni shumë të madhe.

Deri më tani 227,928,200 njerëz kanë qenë të prekur nga Kovid-19 në të gjithë botën, prej të cilave 204,611,983 janë shëruar, fatkeqësisht 4,686,080 persona nuk kanë mundur që ti bëjnë ballë këti virusi, ndërsa momentalisht janë 18,630,137 raste aktive.

Për dallim prej javëve së më parshme, këtë javë numri i infektimeve në nivel botëror ka shënuar ulje me 8 %, fatmirsisht edhe i rasteve fatale është ulur me 3 %. Disa shtete kanë shënuar ulje në infektime dhe fatalitete, por që disa të tjerë kanë shënuar rritje të tyre, shkruan Zhurnal.

Të dhënat e worldometer për numrin e infektimeve dhe vdekjeve në javën e fundit për disa shtetet:

ShtetetNumri i infektimeve në javën e funditNumri i infektimeve në 1 milion banorëNumri i vdekjeve në javën e funditNumri i vdekjeve në 1 milion banorë
SHBA1,050,4323,15111.34334
Gjermani70,1988354145
Britani208,4713,052  96414
Itali32,218534     3926
Izrael59,9786,43115216

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë rritje të numrit të të infektuave dhe të vdekjeve në javën e fundit, Gjermania ka shënuar ulje të numrit të të infektuarve, po ka rritje të të vdekurve, Brtiania e Madhe është në një situatë të njejtë ku kemi ulje të infektimeve, por rritje të vdekjeve, Italia ka shënuar ulje të infektimeve dhe vdekjeve, ndërsa izraeli ka shënuar rritje të infektimeve, por ulje të fataliteteve.

Ajo që bie në sy nga kjo tabelë, është se të gjithë këto vende që janë marrë për krahasim, kanë një numër relativisht të lartë të infektimeve, por që fatmirsisht numri i vdekjeve është i ulët në 1 milion banorë.

Të dhënat e worldometër për numrin e infektimeve dhe vdekjeve në javën e fundit në vendet e rajonit:

ShtetetNumri i infektimeve në javën e funditNumri i infektimeve në 1 milion banorëNumri i vdekjeve në javën e funditNumri i vdekjeve në 1 milion banorë
Maqedonia e Veriut3575171618388
Shqipëria604921053211
Serbia45755526214623
Greqia15564150229428
Bullgaria10585153748971

Maqedonia e Veriut në javën e fundit ka shënuar rritje të numrit të të infekturave, po në të njejtën kohë numri i të vdekurve është ulur, Shqipëria ka shënuar ulje të numrit të të infektuarve, por ka rritje të fataliteteve, Serbia ka rritje të infektimeve dhe fataliteteve, Greqia ka shënuar ulje të infektimeve dhe rritje të vdekjeve, Bullgaria ka shënuar rrtje si të infektimeve ashtu edhe të vdekjeve në javën e fundit, shkruan Zurnal.

Maqedonia e Veriut ka shënuar ulje të numrit të fataliteteve, por pavarsisht kësaj, vendi ynë vazhdon që të rënditet në majt e listave për numrin e vdekjeve nga Kovid-19, ku ajo zë vendin e parë në Europë dhe të gjashtin në botë, që është vërtetë një rangim i frikshëm.

Ndonëse janë marrë masa shtrenguese dhe po planifikohet që të nejtat të përforcohen ato nuk po rezultojnë efektive në uljen e numrit të fataliteteve, e kjo tregon se strategjia që ka përzgjedhur shteti ynë në luftën ndaj Kovid-19 nuk po funksionon, dhe si e tillë ajo duhet që të ndryshohet.

Kjo situatë dramatike duhet që të jetë një këmbanë alarmi për institucionet tona që të ndërmarrin masa urgjente për ta përmirsuar situatën, dhe ti lanë anash justifikimet, pasi kjo gjendja po kushton me jetë njerëzish.//Zhurnal.mk

Related posts

Ilir Hasani: Nuk është koha për dorëheqje, por për përballje me sfidat

N E

Forumi ekonomik në Shkup, Zaev, Rama e Vuçiç do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Z H

Jotova: Bullgaria ka të drejtë në pozicion të fuqishëm ndaj Maqedonisë së veriut për monumentet ushtarake bullgare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More