Analizë: Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të fuqisë punëtore

Shkup, 3 shtator – Maqedonia e Veriut që nga pavarsimi është përballur me sfida të ndryshme, të cilat po vazhdojnë që ta ndjekin edhe sot e kësaj ditë, ekonomia dhe papunësia kanë qenë dy nga problematikat më të mëdha për vendin tonë, por që në vitet e fundit po vërehet një trend i mungesës së fuqisë punëtore, ku në tre mujorin e dytë të këti viti janë krijuar shumë vende të lira punë, por që të njejta mbeten vakant pasi ska kush të punojë.

 

Një pjesë e madhe e shteteve në botë po përballen me numër të alrtë të të papunëvee, por ka edhe ng ato që kanë mungesë të fuqisë punëtore, e që kjo gjë lidhet me shume faktorë si ulja e natalitetit apo edhe emigrimet masive të popullsisë, shkruan zhurnal.

Maqedonia e Veriut është një nga shtete të cilët për një kohë të gjatë është përballur me numër shumë të lartë të të papunëve, pasi vendi nuk kishte kapacitet që të gjeneronte vende të lira pune, e kjo ndikoi që të rritet niveli varfërisë në vendin tonë. Kjo situatë ndikoi që shumë qytetarë të vendit tonë, sidomos rinia të kërkojnë një alternativë për një jetë më të mirë, e për shumë nga ta si zgjidhje ishte emigrimi drejt vendeve tjera.

Emigrimi shkaktoi pasoja negative për shoqërinë dhe ekonominë e vendit tonë, pasi sipas disa përllogaritjeve mbi 500 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut jetojnë jashtë shtetit, e kjo po i kushton vendit tonë me shumë se 500 milion euro në vit, gjithashtu pasojat e saj po ndjehen edhe në uljen e natalitetit ku vitet e fundit kemi ulje të numrit të pupullsissë.

Pasoj tjetër e emigrimit është mungesa e theksuar e fuqisë punëtore që po vërehet në vendin tonë në kohët e fundit, e këtë e dëshmojë edhe të dhënat e Entit Statistikor, ku sipas së cilës në tre mujorine dytë të këti viti u krijuan një numër i konsiderueshëm i vendeve të lira të punës, ndërsa para disa vitetve një gjë e tillë as që mund të paramendohej.

Të dhënat e Entit Statistikor për numri e vendeve të lira në disa sekorë:

SektorëtVendet e LiraPërqindja e vendeve të lira
Minierat dhe guroret1794.60%
Industria prodhuese19481.62 %
Ndërtim8032.72 %
Transporti dhe magazinimi7412.82 %
Objektet e akomodimit dhe shërbimit9954.64 %
Informacioni dhe komunikimi5343.35 %

Sipas këtyre të dhënave, shuma e vendeve të lira të punës në tre mujorin e parë është 8977 apo 1.78 %, ku prinë sektori i Akomodimit dhe shërbimeve me 995 vende apo 4.64 % që nënkupton se ata ka nevojë më të madhe për punëtorë në vendin tonë, e ndjekur nga minierat dhe gurore me 4.60 %, e pas tyre të gjithë sekorët tjerë të ekonomisë, shkruan zhurnal.

Numri më i madh i vendeve të lira të punës në bazë të regjioneve sipas të dhënave të Entit Statistikor:

RajonetVendet e LiraPërqindja e vendeve të lira
Vardar5731.53 %
Lindor6081.61 %
Jugperëndimor8932.72 %
Juglindore4651.64 %
Pelagonija8791.78 %
Pollog3921.39 %
Verilindore4541.56 %
Shkupi48121.79 %

Rajoni Jugperëndimor ka numrin më të madh të vendeve të lira të punës me 2.72 %, i ndjekur nga Shkupi me 1.79, ndërsa numrin më të ulët të vendeve të lira të punës e ka Pollogu me 1.39 %.

Në një të ardhme të afër Maqedonia e Veriut do të ketë nevojë të madhe për fuqi punëtore, e për këtë shkak duhet që institucionet e vendit tonë të marrin masa për të ndalur këtë emigrim masiv të popullatës së vendit tonë, pasi përndryshe ne do të detirohemi të kërkojmë punëtorë nga vendet e Azisë apo Afrikës për ti plotësuar nevojat e brendshme.///Zhurnal.mk

Related posts

Kurti shprehi ngushëllime për tragjedinë e ndodhur në Tetovë

D V

Debat publik për Draft – ligjin për shitjen e tokës bujqësore shtetërore

Z H

Më 6 gusht Talat Xhaferi do t’i shpallë zgjedhjet lokale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com