Analizë: Mbi 117 mijë gjoba në komunikacion vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2021

Shkup, 23 gusht – Dënimet që vijnë si pasojë e shekljes së rregullave të trafikut janë shëndrruar në një instrument përmes së cilës shtetet po synojнë që ti diciplinojnë shoferët, por që në të njejtën kohë ata po sjellin miliona euro në buxhetin e shtetit. Të njejtën strategji po e përdor edhe Maqedonia e Veriut e cila i ka siguruar asaj të ardhura të mëdha financiare.

 

Siguria rrugore është shëndrruar në një shqetësim për shumë shtete, pasi ato çdo vit po shkaktojnë shumë viktima dhe të plagosur, e që për shumë vende ato përbëjnë bilanc “lufte” duke detyruar që shumë prej tyre të ndërrmarrin masa shtrenguese për të ulur shifrat e aksidenteve.

Një nga intrumentet që janë përdorur nga qeveritë për ta rregulluar trafikun janë dënimet monetare për të gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimit, ku kjo masë ka prodhuar rezultate pozitive, pasi në shumë shtete numri i aksidentëve është ulur ndjeshëm. Përpos këtij rrezultati ata përmes gjobave kanë krijuar një instrument të fuqishëm të të ardhurave për buxhetin e shtetit që përmes tyre kan siguruar të ardhura me vlerë milion euro, shkruan Zhurnal.

Edhe Maqedonia e Veriut ka aplikuar sisitemin e gjobave, e që përmes tyre ajo ka ulur nivelin e aksidenteve në vend, ku në janar të vitit 2021 në krahasim me vitin 2020 kemi ulje të aksidenteve me 56 %, dhe ulje të të viktimave nga 9 në 6. Nga janari deri në prill 2021 numri i aksidenteve është 12 % në krahasim me periudhëne nejtë me vititn 2020, ndërsa numri i viktimave me 14 %. Numri i viktimave në qershor të vitit 2021 është ulur me 12 % në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2020.

Dënimet e trafikur në Maqedoninë e Veriut dallojnë varësisht nga shkelja:
250 euro- Mosrespektim të semaforit nga ana e shoferit
250 euro- Tejkalim të automjetit në vija të plota
250 euro- Nëse këmbësorëve nuk u jepet përparësi në vendkalimin për këmbësorë

Një person që drejton një automjet në gjendje të droguar do të gjobitet me 400 euro
Një shofer që drejton një automjet në gjendje alkoolike do të gjobitet me 400 euro
Nëse vozitni në një zonë të populluar me një shpejtësi prej 10 deri në 30 kilometra në orë më lartë se maksimumi i lejuar, do të denoheni 45 euro
Përdorimi i një automjeti teknikisht të dëmtuar 400 euro

Dënimi për ata që nuk mbajnë rrip sigurimi është 40 euro për shoferin dhe 50 euro për pasagjerin

Numri i personave që janë gjobitur për shkelje të rregullave të komunikacionit në gjysmën e parë të vitit 2021 është 117.475 persona, ku dominojnë gjobat për drejtim të automjetit me shpejtësi të lartë, vozitje pa patentë shoferi, mospërdorim të rripit të sigurimit, shkruan Zhurnal.

Numri i përsonave të dënuar dhe llojet e tyre nga periudha 01.01.2021-31.06.2021:

Lloji i gjobësNumri i personave të gjobiturVlera e gjobave
Shpejtësi e lartë48.152481,520 deri 19,260,800 euro
Përdorimin i një automjeti teknikisht të dëmtuar1.091436.400 euro
Vozitje pa patent shoferi11.0842,771,000 euro
Vozitje nën ndikimin e alkoholit3.114 622,800 deri 1,167,750 euro
Mospërdorim të rripit të sigurimit4.276171,000 deri 213,800 euro
Përdorim i celularit3.843153,000 euro
Mungesa e helmetave nga motoçiklistët3220 161,000 euro

Më 22 gusht (dje) sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendëshme (MPB) janë janë sanksionuar 648 shofer, 78 për të cilëve janë dënuar përshkak se kanë lëvizur më mbi 50 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar, ndërsa 13 kanë lëvizur me mbi 79 kilometra në orë . Këto dënime që janë dhënë vetëm dje kanë sjellur të ardhura të mëdha për buxhetin e shtetit.

Këto janë vetëm disa nga gjobat që janë vendosur nga policia në gjashtë muajt e parë të vitit 2021, e kjo ka rezultuar pozitivisht pasi është ulur numri i aksidenteve dhe fataliteteve, gjithashtu ata kanë ndihmuar financat e shtetit e cila në kohët e fundit po përballet me vështirsi të shumta.//Zhurnal.mk

Related posts

5 të shëruar dhe 10 të infektuar me Covid, ndërron jetë vetëm një pacient

Z H

Shkollat e Çairit të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor

Z H

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur pse janë rritur rastet me COVID-19 në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More