Analizë: Më tepër fëmijë marin rrugën e gurbetit se sa rrugën e shkollimit në Maqedoni

Shkup, 13 korrik – Ulja demografike në Maqedoninë e Veriut, fuqishëm po reflektohet edhe në uljen e numrit të nxënësve dhe studentëve, ky trend po vazhdon pa ndërprerë nga viti në vit, duke u shëndrruar në një çështje mjaftë shqetësuses dhe fatkeqësisht ky fenomen ka tendenca rritëse në vitet e ardhshme, e që e gjithë kjo do të prodhojë efekte të fuqishme negative për shtetin dhe shoqërinë tonë, shkruan Zhurnal.

 

Maqedonia e Veriut ka hyrë në rrugën e recesionit demografik, ku vendi ynë në vitet e fundit po shënon ulje të natalitetit dhe rritje të mortalitetit, e që e gjithë kjo po ndikon në uljen demografike si dhe në plakjen e popullsisë. Efektet e këtij fenomeni kanë filluar që të ndjehen koxha shumë dhe kjo më së qarti po shihet në ulset e bankave shkollore të cilët nga viti në vit po zvogëlohen, dhe kjo është një sinjal jo I mirë për të ardhmen që e pret vendin tonë.

Egzistojnë shumë shkaktarë që po ndikojnë në krijimin e një situate të tillë, por dy janë më kryesorët, ulja e lindshëmrive dhe emigrimi, e që fatkeqësisht ende nuk kemi një strategji shtetërore se si ta parandalojmë uljen e numrit të nxënësve, pasi në qoftë se tani nuk ndërmerret dicka konkrete, pas disa viteve kjo do të jetë e kotë, pasi sdo të ketë më asnjë efekt.

Të dhenat e Entit Statistikor të Maqedonisë së Veriut për numrin e nxënësve në disa vite shkollore:

Viti Shkollor 2019-2020186.706Nxënës
Viti Shkollor 2018-2019188.102Nxënës
Viti Shkollor 2010-2011201.914Nxënës
Viti Shkollor 2009-2010208.908Nxënës

Enti Statiskitor ende nuk ka publikuar të dhëna për vitin 2020-2021, por sipas disa burimeve tjera numri i nxënësve për këtë vit shkollor është 185.346, shkruan Zhurnal.

Në qoftë se bëjmë një krahasim mes vitit shkollor 2019-2020 dhe atij 2018-2019, për dy vite numri i nxënësve është ulur me 1396 në vendin tonë. Të dhënat janë edhe më shqetësuese në qoftë së bëjnë një krahasim mes vitit shkolor 2019-2020 me atë të vitit 2009-2010, shohim se kemi rënie shumë të madhe të numrit të nxënësve ku kjo shifër shkon në 22.202, që nënkupton se për një përiudhë dhjetë vjeçare ne kemi mbi 20 mijë nxënës më pak në bankat shkollore. Kjo është një humbje e madhe për vendin tonë, por sipas shumë analizave ky hendek do të rritet edhe më shumë në vitet në vazhdim, pasi trendi i emigrimeve dhe uljes së lindshmërive vazhdon që rritet nga dita në ditë.

Numri i nxënësve në shkollat e mesme sipas të dhënave të Entit Statistikor të Mqedonisë së Veriut:

Viti Shkollor 2019-202068.273Nxënës
Viti Shkollor 2018-201971.650Nxënës
Viti Shkollor 2010-201192.848Nxënës
Viti Shkollor 2009-201094.284Nxënës

Enti Statistikorë i Maqedonisë së Veriut ende nuk ka publikuar të dhëna për vitin shkollor 2020-2021, por sipas disa burimeve numri i nxënësve në këtë vit është 70.575.

Në qoftë se bëjmë një krahasim mes vitit 2019-2020 dhe atij 2018-2019, pra në dy vite numri i nxënësve që ndjekin shkollat e mesme në vendin tonë është ulur me 3.377 apo me 2.5 % në krahasim me vitin paraprak. Nëse bëjmë një komparacion mes vitit 2019-2020 me atë të 2009-2010, pra krahasojmë periudhën dhjetë vjeçare do të shohim se shifrat janë alarmante ku për dhjetë dekada numri i nxënësve në shkollat e mesme të vendit tonë ka rënë me 26.011.Këto shifra duhet të jetë një këmbanë alarmi për institucionet dhe politikanët tanë, që ti lënë ngatërresat dhe të punojnë sëbashku për ti dhënë fund kësaj “pandemie”.

Studentë të regjistruar në fakultete dhe shkolla të larta profesionale (cikli i parë i studimeve) në Maqedoninë e Veriut:

Viti Akademit 2020-202151.734Studentë
Vitit Akademi 2019-202050.881Studentë
Viti Akademit 2010-201163.250Studentë
Viti Akademit 2009-201057.894Studentë

Një krahsim mes vitit akademik 2020-2021 me atë të vitit paraprak pra 2019-2020 numri i studentëve ka shënuar një rritje prej 853. Në qoftë se bëjmë një krahasim të vitit akademik 2019-2020 me atë të vitit 2009-2010 pra si element komperativ është marrë përiudha dhjetë vjeçare atëher do të shohim se numri i studentëve është ulur me 7.031.

Këto shifra janë shumë shqetësuese, pasi ato po na tregojnë se numri i nxënësve dhe të studenteve po ulet nga viti në vit, kurse dallimi në 10 dekadat e fundit është shumë i madh, e që e gjithë kjo na detyron që si shtet dhe shoqëri të ndërmarrim masa emergjente për ta ndalur këtë trend shkatërrues për shtetin tonë.//Zhurnal.mk

Related posts

Delegacion i Qytetit të Shkupit për vizitë zyrtare në Podgoricë

Z H

Ministri i Punëve të Brendshme pret regjistrim të suksesshëm të popullatës

N E

Natyra e konfliktit Maqedoni- Bullgari, për çka “luftojnë” dy vendet?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More