Analizë/ Në Kumanovë pritet betejë mes LSDM-së e VMRO-së, por kujdes nga Dimitrievski!

Shkup, 1 tetor – Kumanova do të jetë një nga komunat ku gara elektorale do të jetë shumë e ashpër, pasi kryetari aktual i cili vinte nga rradhët e LSDM-së ka deklaruar se në zgjedhjet e tetorit do të garojë si i pavarur, kjo mund të sjellë ndoshta edhe befasin më të madhe të këtyre zgjedhjeve, pasi kjo mund të rrezultojë me humbjen e kësaj komune nga Social-Demookratët e cila ka qenë bastion i tyre më bësnik që nga fillesat e pluralizmit politik në vendin tonë.

 

Kumanova është komuna më e madhe në Maqedoninë e Veriut, e që fal rëndësis së saj gjeografike, demografike dhe ekonomike ka qenë në interes të partive politike për ta udhëhequr atë, shkruan Zhurnal.

Zgjedhjet e fundit lokale prodhuar një rezultat i cili nga ata që nuk e njohin të kaluarën politike të Kumanovës do të ishin të befasuar, por jo edhe ato që e njohin mirë këtë elektorat, pasi çdo kandidat që ka garuar në këtë komunë nën siglën e LSDM e ka pasur të “garantuar” triumfin. Është fakt se disa nga kandidatët që ka promovuar kjo parti kanë arritur që të marrin numër shumë të madh të votave duke u siguruar atyre fitoren të thellë. Një situatë e tillë ndodhi edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ku kjo parti më kandidatin e saj Maksim Dimitrievski mori numër të konsiderueshëm të votave duke fitura që në raundin e parë.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2017:

Maksim Dimitrievski (LSDM)52.53 %
Zoran Gjeorgjievski (VMRO)29.65 %
Bekim Osmani (ASH)5.89 %
Driton Sulejmani (BESA)5.84 %

Maksim Dimitrievski mori mbi 52 % të votave, duke lënë shumë mbrapa kandidatine tjetër të VMRO-së, e që në këtë mënyre u vazhdua “tradita” e ngjyrimit Social-Demokrat të Kumanovës.

Vlen të thksohet se partia më e madhe shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk kishte garuar me emër të vet në këtë komunë, por ajo kishte mbështetur atë të partnerit të koalicionit pra Maksim Dimitrievskin e LSDM-së, shkruan Zhurnal.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të korrikut të vitit 2020, e renditën LSDM-n përsëri si subjektin e parë, por që tani ata kishin marrë më pak vota se sa në zgjedhjet lokale, e tërë kjo mund të thotë se figura e Dimitrievskit ka qenë shumë e rëndësishme për të tërhequr me shumë elektorat.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kumanovë në vitin 2020:

LSDM38.37 %
VMRO30.3 %
ASH-AAA12.6 %
BDI9.78 %

Në qoftë se bëjmë përllogaritjen në bazë të përqindjeve që kanë marrë partitë politike si koalicione atëherë rezulton se LSDM-BDI kanë marrë 48.17 %, që është më pak për 4.38 % në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017. Ndërsa për të njejtën periudhë partitë më të mëdha opozitare si në kampin politik maqedonas edhe në atë shqiptarë kanë shënuar rritje dhe në qoftë se i llogarisim në bazë të koalcioneve ata tani kanë 42.9 %, pra dallimi mes tyre është vetwm 5.27 % në favor të pozitës.

Fati politik i Kumanovës për herë të parë në historinë e pluralizmit politik është i paqartë, pasi kryetari aktual i qytetit Maksim Dimitrievski do të garojë si kandidat i pavarur, ndërsa LSDM do të garojë me Oliver Ilievskin, e kjo do të ndikojë direkt dhe fuqishëm në përçarjen e votës së Social-Demokratëve në këtë komunë, shkruan Zhurnal.

Dimitrievski ka një mbështetje të konsiderueshme në elektoratik kumanovarë e këtë e fakton edhe që u realizua para një kohe nga “Block and Roll” , në të cilën ai u rendit i pari me një mbështetje prej 72.3 % nga qytetarët.

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE në zgjdhjet lokale të 17 tetorit për komunën e Kuanovës do të kandidoj me me Toni Mihajlovskin.

Vlen të theksohet se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të garojë në këtë komunë me kandidatin e saj, por ajo do ta mbështesë atë të partnrit të koalicionit Oliver Ilievskin e LSDM-së.

Ndërsa koalicioni ASH-AAA do të garojë me Bekim Saliun në Kumavonë, ndërsa Lëvizja Besa nuk do të garojë në këtë zgjedhje me kandidatin e saj.

Pasi që në Kumanovë maqedonasit janë shumicë, nënkupton se kyetari i saj do të vie nga kjo etni, por janë shqiptarët përcaktues se cili nga kandidatët apo partitë do të triumfoj në këtë komunë.

Duke qenë se BDI nuk ka kandiatine saj, atëherë ajo që në rrethin e parë do ta mbështesë LSDM-në, ndërsa ASH-AAA ka kandidatin e saj, e që kjo nënkupton se ata në rrethin e dytë në bazë të koalicionit ata do ta mbështesin kandidatin e partisë tjetër opozitare në kampin maqedonas pra VMRO-DPMNE.

Dallimi mes dy koalicioneve në këtë komunë është vetëm 5.27 % në favor të LSDM-BDI, dalja e Dimitrievskit si i pavarur dhe mbështetjen që ai e gëzon mund të shëndrrohet në një problem serioz për koalicionin qeverisës, e që nga e tërë kjo mund të përfitojë VMRO-DPMNE.

Koalicioni LSDM-BDI në zgjedhjet e vitit 2020 mori 4.38 % më pak vota se në zgjedhjet lokale të vitit 2017, atëher këto mund të llogariten si vota të Maskim Dimitrievskit dhe në qoftë se ai edhe si kandidat i pavarur i ruan ato, atëherw dallimi mes dy koalicioneve do të jetë vetëm 0.87 % në favor të pozitës, shkruan Zhurnal.

Tetori do të na rezervojë një surprizë interesante pasi në Kumanovë do të kemi një përballje të fuqishme LSDM-LSDM, e tërë kjo mund të rezultojë që ky bastion Social-Demokrat të kalojë për herë të parë nën drejtimin e VMRO-DPMNE-së.///Zhurnal.mk

Related posts

Zaev-Merkel: Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë negociatat me BE-në

D V

Zaev – Hani: Mbështetje të mobilitetit dhe ndërlidhje të të rinjve të rajonit është një investimi në të ardhmen e tyre

D V

Nesër temperatura mbi msataren, për fundjavë reshje shiu

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More